top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Zanatcillek per te mbajtur regjimet

   Nga Ilir Demalia

 

Kadareja padyshim eshte shkrimtari me i mire i Realizmit Socialist. Kadareja nuk ka dhene kurre nje spjegim, apo te thote qe ka bere nje veper te dobet, pa vlere, por vetem nje himn i jetes socialiste si "Dasma". 

 

Asnjehere, nuk ka thene qe romani "Dimri Vetmise Madhe" ishte himn per diktatorin....! Ne te kundert, thote qe donte te zbuste diktatorin, ne nje kohe qe diktatori u shkeput si Stalinist, dhe mbas 10 vjetesh qe Kadareja shkruan librin ai ishte bere dhe me Stalinist se vete Stalini duke ngelur si i vetmi Stalinist ne Europen Lindore!

 

Asnjehre Kadareja nuk ka regret per postin e tije si deputet i Kuvendit Popullor dhe nen/kryetar i Frontit Demokratik, ku kryetare ishte Nexhmije Hoxha!

 

Asnjehre nuk ka regret per internimin e Renatos qe edhe sot e kesaj dite eshte invalid, si shkak i torturave, internimit, nenshtrimit ne psikiatri, po ne te kundert merret me Janullen?! Nuk me intereson fare as morali Janulles , as ...... te gjithe e dime ate histori?!

 

Kadare flet per shkaterrimin e ambjentit, po kurre nuk thote si e mori token, prone shtetrore ne Golem!

 

Kadareja nuk ka kerkuar qofte dhe nje moment ndjese per sulmin dhe denigrimin, luften e pashoqe si asnje shkrimtar tjeter, qe i ka bere klerit katolik, Fishtes, Konices, Koliqit...!

 

Kadareja vetem retushon veprat e tij...! Anila Kati ka plotesisht te drejte kur thote me dy rreshta te Shagall, "Mund te jesh njeri i mire dhe artist diletant ..., por per te qene artist i madh ne radhe te pare duhet te jesh njeri i mire ... " 

 

Kadareja ka vendin e tij ne historine e letersise shqipe ne periudhen e REALIZMIT SOCIALIST dhe kur te studiohet kjo periudhe sigurisht Kadare ka vend parsor.

 

Ne te vertete sikur te ishte vetem nje poezi, nuk do te ishte marre fare njeri me kete poezi. Dasma, Dimri Vetmise Madhe, Koncert ne Fund te Dimrit, Renato, Denigrimi qe i ka bere klerit katolik, Fishtes, Koliqit, Konices e te tjereve, nen/kryetar i frontit, roli dhe qendrimi qe mban karshi politikaneve te ketyre 20 vjeteve, mire me vjehrren mire me burrin, toka qe ka marre ne Golem, shkarkimi Vrionit, dhe emrimi i vajzes Kadarese si ambasadore e UNESKO,s per palen shqiptare, pasi ishte ne perfaqsine tone ne OKB,(Per cmerita? Biografia.) e te tjera e te tjera.

 

Elez Biberaj ne librin Shqiperia ne Tanzicion shkruan," Shume shqiptare dhe disa vezhgues perendimore kishin shpresuar se Ismail Kadareja do te bente per Shqiperine ate qe kishte bere Vaclav Havel dhe Aleksander Sollxhenjicini perkatesisht per Cekosllavakine dhe Rusine. Mirepo Kadareja ishte njollosur keq nga lidhjet e ngushta qe kishte me regjimin dhe nuk kishte pastertine morale te Havelit apo Sollxhenjicin-it, te cilet kishin paguar me nje cmim te larte per denimin publik te tmerreve te sundimit komunist ne vendet e tyre."

 

Per Fishten, Koliqin, Konicen, Kadare shkruan jo ne 58", jo ne 68', jo ne 78', por ne 89' ne parathenien e Migjenit. "Fishta, Koliqi, Konica jane trekendeshi reaksionar i letersise shqipe. Fishta nje poet reaksionar, fashist, konservator, qe perpos talentit i mungon dhe kultura. Shovinist, ku me vepren e tij Lahuta e Malcis krijoi nje veper sa monotone aq edhe monokrone sa jashte kohe aq edhe jashte mundesive te tij..... te tre keta shkrimtare jane nje njolle e zeze e letersise shqipe."

 

Kerkush besoj nuk po kerkon te deniogroje Kadarene apo te ndaloje letersine e tij ashtu sic beri Kadareja me shkrimtaret dhe njerzit me te medhej te historise sone.... Kadareja ka vendin e tij ne letrat shqipe ashtu si dhe pergjegjsite per ato qe ka shkruar te zeze mbi te bardhe. Gjeni....?! shkrimtari me i madh shqiptar...?! Le tja leme kohes mbasi njerezit te jene cliruar nga kujtesa emocionale e Realizmit Socialist dhe kultures komuniste.

 

Njeriu eshte komleks dhe cdo njeri ka te mira dhe te keqia. Te quash ne te gjithe historine e letersise shqipe Kadarene si shkrimtari me i madh, me duket verberi ose mosnjohje e letersise shqipe. Kur e vendosim si gjeni te letrave botrore ketu ska me vend per diskutim.

 

Kadareja eshte nje shkrimtar qe ka ndikuar dhe moderuar gjuhen e te shkruarit. Persa i perket vleres atistike ajo sigurisht do te kete gjurmet e veta ne letersine shqipe por jo panteoni i letrave shqipe.

 

Liriku i madh Lasgush Poradeci eshte kurore e Letersise shqipe, i cili ne 45' e thau panen dhe nuk shkruajti me per regjimin duke vdekur ne mjerim dhe Kadareja ja kish mbyllur deren. Ja pra nje artist me zemer te madhe dhe nuk pranon te behet portavoce e rregjimit por vdes ne mjerim po dinjitar. Petro Marko njeri i qe kaloj kalvarin e burgjeve dhe persekutimit bashke me te birin, por nuk u bene [portavoce te rregjimit]. Fishta, epiku me i madh shqipetar, satiristi me i mprehte fishkullon veset ne menyren me te ashper dhe me satirike dhe eshte aktual dhe mbas 100 vjetesh. Konica publicisti me fin, orator i lindur, kur mbajti fjalimin para Rusveltit si me i vjetri ambasador ne Shtepine e Bardhe qe e filloi me nje shprehje latine.... Rusvelti tha me vjen mire qe po njoh sot Shqiperine. Apollineri e quajti enciklopedi qe ecen me dy kembe.

 

Persa i perket Renatos, eshte cinike te justifikohet Kadareja, te gjithe e dime si ka ndodhur, Renato nuk e dhunoi, por dashuroheshin. Renato ne moshen e adoleshences, violinist dhe i talentuar, djal me enderra per jeten, ja prene derisa sot eshte ende i gjymtuar psiqikisht, fizikisht, dhe pa jete.

 

Asnje nuk flet per postet, qendrimet, denigrimin dhe luften qe i ka bere Kadare si asnje tjeter shkrimtareve qe permenda me lart, dhe po e perseris Klerit Katolik. Aspak nuk kam qellim te denigroj Kadarene, aspak nuk kame qellim te denigroj letersine e tij, aspak nuk kame qellim te ...... Por ajo qe po theme eshte se duhet te mesohemi te ballafaqohemi me te verteten, dhe Kadare duhet te tregoj se paku nje akt pendese per keto qe thashe dhe te tjera, dhe jo te mundohet te justifikohet duke kercyer nga dega ne dege.

 

Eshte e vertete qe te gjithe ne ate rregjim kemi punuar, por po them qe nuk kame bere ndonje gje qe te me vij turp sot. Nuk kame mohuar tim ate kur hyri ne burg, as une as nena ime, as im vella, pranuam konseguencat duke punuar ne gurore, im vella duke lare mutin e rifuxhiove me nje fshese qe ja kish prere bishtin dhe e fuste nen xhup se i vinte turp te dilte me fshese rrugeve, 15 vjec ish ne ate sene, ime eme si pastruese, nuk kame marre pjese ne asnje organizate, pervec asaj te pionerit, nuk kame persekutuar e as spiunuar njeri ne jeten time dhe nuk kame shkruar dicka qe te me vije turp sot, (megjithese nuk di te shkruaj) nuk kam... Enough is Enough!

 

Arti vertete eshte rebelim, liri, clirim i perrejve te ndergjegjes. Kete na ka mesuar historia e artit qe eshte panteoni i artit boteror, me Van Gohg, me Rembrnad, me Picasso, me Dostojevsk, me Sollxhenicin, me Havel, me Jack London, me Pushkin, me Remark, me Poradecin ne Shqiperi, me Petro Markon, me Fishten, me... e deri te Beatles, Jim Morrison, Janis Joplin, Bob Marly, e deri ke Amy e te tjere... te gjithe keta nuk kane bere kalkulime per te perfituar dhe shfrytezuar pushtet duke diskriminuar te tjeret dhe persekutuar njerez, por jane komfrontuar me rregjimet per LIRINE dhe te Drejten duke paguar dhe konseguenca. Arti per kalkulim perfitimi eshte sherbese rregjimi dhe sic thua ti e dashur Ingrid, zanatcillek per te mbajtur rregjimet dhe rritur perfitimet.

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page