top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Vellai vuajtjeve Lirak

   Nga Pellumb Lamaj



Ti ike vëllai vuajtje, fluturove lart

Atje ku veç engjëjt jetojnë

Ushtar i Zotit ishe përherë

Tani të ka mburojë.

 

Ti ike ndërgjegje kombit, ike

Ti lot i tharë i shekullit të zi

I flake tutje mjerimet e kësaj bote

Shtratit të cfilitur i dhe lamtumirë...


Ti ike simbol ilirisë, ike

Qiellin plot yje ke mbulesë

Flaka që të mbuloi trupin

Rreze kreanarie që kurrë s'vdes.

 

Ti ike, vëllai vuajtjeve, ike

Larg atij vendi plot lotë e mëri

Klithmat e hijenave të kuqe

Jo, s'mund të arrijnë më TY...



Në Grevën e Vdekjes


Në Grevën e Vdekjes janë ngujuar ATA

Ata që barkun se ngopën kurrë

Ndërgjegje e kombit simboli i Lirisë

Atdheun deshën më shumë.

 


Në Grevën e Vdekjes janë ngujuar ATA

Ata që nuk jetuan kurrë

Ju vodhën Rininë, i kalbën ndër burgje

Por jo, nuk arritën t’i mposhtin kurrë.


Në Grevën e Urisë janë ngujuar ATA

Ata që privilegje nuk kërkuan kurrë

I zvarritën rrugeve, po u vrasin dhe shpresën

Të vetmen pasuri kanë një flamur.

 


Në Grevën e Vdekjes janë ngujuar ATA

Ata që politikës nuk i prish më punë

Nuk ka nevojë më për Heronjë

As gjakun e tyre që rrodhi lum...

 


NY 2012

 


 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page