- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
TAKIM NE AMBASADEN E ...
Nga Lirim Mezini

TAKIM NE AMBASADEN E REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE WASHINGTON D.C.
Anetaret e Bordit te Drejtoreve te organizates Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane, AAFH, z. Grigor Nosi, Lirim Mezini dhe Mustafa Xhepa paten sot me dt. 7 Prill 2011 nje takim me Ambasadorin e ri te Republikes se Shqiperise ne SH.B.A. zotin Gilbert Galanxhi. Takimi ishte i planifikuar ne kuadrin e takimeve qe AAFH po ben per te shpalosur misionin e saj. Ne takim Ambasadori ishte i shoqeruar nga Sekretari i I-re i ambasades z. Arjan Spase.
Ne kete takim perfaqesuesit e organizates AAFH shkuan per te bere te njohur qellimin dhe shqetesimet e kesaj organizate per ceshtje si vleresimi i figurave historike te vendit tone te perbaltura nga diktatura enveriste, gjendja aktuale politike e vendit tone, rendesia e kthimit apo kompensimit te pronave si edhe demshperblimi i ish te denuarve politike nga regjimi komunist, si gur themeli per ndertimin e nje demokracie te shendoshe e te qendrueshme ne Shqiperi.
Takimin e hapi Ambasadori z. Galanxhi, i cili pershendeti organizaten tone dhe aktivitetin e saj. Ai shprehu vullnetin per te qene i angazhuar ne aktivitetet e organizates si edhe me ndihme ne ceshtjet qe ndjek ajo.
Mbas fjales se ngrohte e mikpritese te Ambasadorit Galanxhi, fjalen e mori z. Mustafa Xhepa, i cili e njohu diplomatin e larte te vendit tone me misionin dhe vizionin e organizates sone, duke shprehur edhe faktin qe kjo organizate eshte e krahut te djathte.
Me pas z. Grigor Nosi ne fjalen e tij vleresoi si shume te rendesishme zgjedhjet lokale qe zhvillohen muajin e ardheshem ne Shqiperi. Ai shprehu qendrimin e organizates sone, qe keto zgjedhje te jene te lira e te ndershme dhe me pjesemarrje sa me te gjere dhe uroi nje fitore te koalicionit te djathte.
Me tej fjalen e mori z. Lirim Mezini, i cili vleresoi si gur themeli dhe shtylle te nje shoqerie demokratike kthimin e pronave tek pronaret e vertete e jo te pronare te rinj. Ai vuri gjithashtu theks te vleresimi dhe shperblimi i mundit, djerses dhe gjakut te te githe te denuarve politike nga regjimi komunist enverian.
Gjate takimit Ambasadori G. Galanxhi shprehu vendosmerine e Qeverise demokratike te Shqiperise se zgjedhjet lokale do te zhvillohen te drejta e te lira dhe ne standarte me te larta se te gjitha zgjedhjet e zhvilluara deri tani dhe se Qeveria Demokratike ka ne prioritetet e saj edhe keto ceshtje qe shqetesojne organizaten tone.
Takimi kaloi ne menyre teper miqesore dhe nga te dyja palet u shpreh deshira per te qene ne kontakte te vazhdueshme.
Foto:

Ambasadori z. Gilbert Galanxhi dhe z. Mustafa Xhepa

z. Grigor Nosi, Sekretari i I-rei ambasades z. Arjan Spase, Ambasadori z. Gilbert Galanxhi dhe
z. Mustafa Xhepa
z. Grigor Nosi, z. Lirim Mezini, Ambasadori z. Gilbert Galanxhi dhe z. Mustafa Xhepa