top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher

Nga Zef Balaj

 


Takim me kongresmenin Dana Rohrabacher




Joe DioGuardi, kongresmeni Dana Rohrabacher, Shirley Cloyes DioGuardi, Zef Balaj, Mustafa Xhepa


 

12 Korrik 2011/ Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, "Vatra" dhe Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane patën një takim pune në Washington me kongresmenin Dana Rohrabacher.


Në këtë takim u diskutuan një gamë çështjesh me kongresmenin. Ish kongresmeni Joe DioGuardi, relatori kryesor i takimit, u përqëndrua në katër çështje që shqetësojnë këto organizata:


-         Ruajtja e tërësisë teritoriale në Kosovë.

-         Monitorimi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni nga institucione ndërkombëtare.

-         Çameria dhe të drejtat e shqiptarëve çamë.

-         Dënimi i krimeve të komunizmit në Shqipëri


Kongresmeni Dana Rohrabacher qartazi mirëkuptoi problemet që shqetësojnë keto tri organizata dhe shprehu gatishmërinë të ofrojë ndihmesën e tij. Për dënimin e krimeve të komunizmit ai shprehu vendosmërinë që ta ndiqte me përparësi çështjen. Për kongresmenin ishte i papranueshëm fakti që mbeturinat e komunizmit të bëhen pengesë për përparimin e vendit dhe konsolidimin e demokracisë. Për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni ai i siguroi të pranishmit në takim se do të kontaktonte menjëherë me anëtarë të tjerë në kongres dhe do të kërkonte monitorim nga jashtë të regjistrimit të popullsisë me qëllim që të shmangej çdo mundësi manipulimi. Për çështjen çame shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë dhe të takojë me përfaqëusesit çame atje për të mësuar nga afër të vërtetën.


Përfaqësuesit e organizatave në takim mbetën tepër të kënaqurn ga niveli i interesimit dhe kujdesi i qartë që shfaqi kongresmeni. Ai ishte kureshtar, përfshirës dhe analitik për çështjet e diskutuara.




 

Zef Balaj, kongresmeni Dana Rohrabacher, Mustafa Xhepa



Kongresmeni Dana Rohrabacher dhe Mustafa Xhepa

 

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page