- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Takim me ish kongresmenin Joe DioGuardi
Nga Beqir Sina

NEW YORK CITY: Anëtarët e Bordit të Drejtoreve të organizatës "Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane" (AAFH), me bazë në Uashington, z. Mustafa Xhepa, si dhe Lekë Tasi, erdhën në Nju Jork, për t'u takuar me ish-kongresmenin republikan Joseph DioGuardi - Presidenti i lobit të parë shqiptarë në SHBA, Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.Takimi ishte në kuadrin e një sërë aktivitetesh që kjo organizatë anti-komuniste në diasporë, po zhvillon kohët e fundit, në Uashington dhe Nju Jork, për të shpalosur misionin e saj përpara zyrtarve të lartë të qeverisë amerikane, kongresmenve dhe senatorve amerikanë. Në takim morën pjesë edhe Fatbardh Kupi, djali inacionalistit të luftës së Dytë Botërore Abaz Kupi, ish-i burgosur politik, zoti Ndrec Gjergji, anëtari i senattit të Partisë Lëvizja e Legalitetit në Mërgim, veprimtari i dalluar Gani Perolli, zoti Agim Boba,anëtari i kryesisë së shoqatës Vatra, zoti Zef Balaj, si dhe editori igazetës Dielli, z. Dalip Greca. Në këtë takim përfaqësuesit e organizatës "AAFH", mbasi folën për organizatën e tyre, i bënë të njohur DioGuardit, dhe qëllimin e këtij takimi. Zoti Xhepa dhe z. Tasi, duke folur në detaje ngritën disa nga shqetësimet e kësaj organizate, për çështje si ajo e vleresimit që duhet bërë i disa figuravehistorike të vendit tonë, të mbuluara nga pluhuri i harresës, ose të përbaltura nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, për më shumë segjysmë shekulli. Për këtë qëllim një vend i veçantë në këtë takim iu kushtua 38 - Vjetorit të përkujtimit të Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973. Revolta që më pas tronditi botën, dhe pushkatoi katër nga protagonistët të kësaj ngjarjeje, Hajri Pashaj, Dervish Bejko, Skënder Daja dhe Zef Pali. Ish-i përndjekuri politik Lekë Tasi, zoterinjte Xhepa, Kupi, Balaj dhe Ndrec Gjergji, mbasi e njohën imtësisht me këtë ngjarje, që ende nuk ka marrë vendin e duhur, i kërkuan DioGuardit, të jap sado pak ndihmën e tij që të përgatitet një dokument dhe t'ju dorzohet kongresmenëve e senatorëve dhe qeverisë ameriakne, përkrimet e kohës së komunizmit në Shqipëri. Ata thanë se në Shqipëri, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta, u shpallën “armik i popullit” 1.837 familje, me fiset e tyre, që u pesëfishuan më vonë në 9.000 familje nga tirania komuniste në Shqipëri. Pra, kjo ishte nje katastrofë, nje masakër masive, nje gjenocid i vërtetë! thanë folësit. Ata thanë se kanë përgatitur një material voluminoz me krimet e komunizmit.
Dhe më e rënda për këtë shtresë, u tha nga folësit është se "përsëri plagët mbeten të hapura, dhe fatkeqësisht asnjeri prej atyre që i kryen këto krime, nuk përgjigjet, asnjeri nuk dënohet, dhe asnjeri nuk pengohet, moralisht ose ligjërisht, me ringjallë helmin e diktaturës së egër që mbajti nën thundrën policore nje popull të tërë, shqiptare e shqiptarë të pafaj e të pambrojtje…Njëri prej folësve i tha DioGuardit, se ”për çudi, të tëgjithëve, ata që i kryen këto krime ndaj popullit të tyre, janë ende në drejtësi - udhëheqin parti, merren me politik, dhe janë deri në institucionet shtetrore, ambasadat e diplomaci, gazetarë e analistë në televizionet e majta në Shqipëri. Aq sa madje fare hapur dhe për karshillëk kanë akoma nostalgjinë dhe nuk tregojnë asnjë shenje pendimi për gjithë këto krime…”. Spiunimi, poshtërimi publik, gënjeshtra, urrejtja, hakmarrja, arrestimi, tortura, burgimi, pushkatimi, internimi…lista e kalorësve apokaliptikë të komunizmit në Shqipëri eshtë e gjatë! për viktimat nuk bëhet kurrëgjë ndërsa ata që i kryen "krenohen" me krimet e tyre". Në takim u folë gjatë dhe për gjendjen aktuale politike pas zgjedhjeve të 8 majit, si dhe për rëndësin që ka edhe kthimi pronave, pronarve të vërtet, si edhe dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist, si gur themeli për ndërtimin e nje demokracie të shëndoshe e të qëndrueshme në Shqipëri. Megjithëse, qeveria është duke u përpjekur të bëjë diçka, ka ende shumë për të bërë, sidomos për të burgosurit politik dhe pronat. Joseph DioGuardi, i cili është një avokat i çështjes shqiptare, udhëheqsi dhe themeluesi i të parit lob shqiptarë në Uashington, mbasi la Kongresin në 1989,qe ka bërë të paktën më shumë se 25 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, tregoi interesim për takimin, dhe informimin mbi ngjarje të tilla si ajo e Revoltës së Spaçit. Ai kujtoi se si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga sundimi komunizmit. DioGuardi njohës i mirë i çështjeve shqiptare, tha se: "E vërteta është se shqiptarët, pas disfatës së fa shizmit dhe nazizmit, ranë nën pushtimin e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri, ndërsa shqiptarët jashtë saj nën ish-Jugosllavi, që nuk eksiston më, mbetën gjatë nën sundimin e Titos dhe më pas sundimin më brutal dhe genocidin e paparë, ndonjëherë të Millosheviçit." Gjatë gjithë kësaj periudhe, tha ai, diskutimi për realitetin shqiptarë, dhe se çfarë po ndodhte atje me popullin shqiptarë nuk ishte ndërkombëtarizuar asnjëherë, mbasi shumë gjëra ishin fshehur dhe shumë të tjera shpesh ishin deformuar ose prezantuar në formë jo të drejtë nga ana e atyre që sundonin shqiptarët dhe veçanërisht nga ana e Beogradit, i cili bënte një propogande të fortë antishqiptare, kudo edhe në SHBA. Vend ky, sipas tij, ku njerëzit e UDB-së kërkuan t'a shkatërrojnë Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), të parin lob shqiptarë në SHBA. " Kjo, tha DioGuardi, kishte ndodhur edhe në Shqipëri me presekutimin komunist, një vend i izoluar totalisht nga perendimi dhe bota. Ndërsa nga njëra anë shqiptarët ndiqeshin dhe presekutoheshin nga UDB-ja, dhe policia serbe, në të gjitha trojet shqiptare në sundimin e ish-Jugosllavisë, nga ana tjetër, edhe shqiptarët ndiqeshin e presekutoheshin nga regjimi i Enver Hoxhës." Takimi kaloi në një atmosferë tepër miqësore dhe u ra dakort që nëpërmjet kontakteve te ardhshme me kongresmen, senatore apo zyrtare te larte te qeverisë të shtrohet për diskutim në Uashington çështja e presekutimit komunistë në Shqipëri, gjatë sundimit gjysmë shekullorë.

Leke Tasi, Joe DioGuardi dhe Mustafa Xhepa
Joe DioGuardi dhe Leke Tasi
Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi dhe Leke Tasi

Fatbardh Kupi, Joe DioGuardi, Leke Tasi dhe Mustafa Xhepa