- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Shenjtoret jane mes nesh

Nga Beniamin Bakalli
A ka vallë Zot, të falë krim të tille, mallku qoftë dita që lindi kjo ideollogji !
Sot do flas për Maria Tucin (Markatuci) një vashë e jashtëzakonshme, e pa arritshme, gati-gati qiellore!
Ne, Shqiptarët, që për 50 vjet prekëm fundin e ferrit, në një vend ku fjala e shenjtë ishte krim na duket çudi kur mendojmë se shenjtorët ishin e janë mes nesh. Se shenjtorë pati e ka edhe në Shqipëri. Se komunizmi, në vend që t’i zhdukte radhët e shenjtorëve, u shtoi edhe disa emra shqiptarësh. Një prej tyre është edhe Maria Markatuci.
Maria Markatuci lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 mars 1928. Ishte shumë e bukur, e urtë dhe me fe të madhe. Kriminelët, hetuesit komunistë për të kënaqur instinktet e veta, u munduan në të gjitha mënyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e dhunuan në mënyrë barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të. Maria u bëri ballë torturave, deri sa u dërmua aq, sa nuk e njohën më as shoqet e qelisë. Ndërmjet tyre, probanda korçare, Gjorgjina Bulgareci, që do të dëshmonte, më pas, për atë që ndodhi në qelitë e sigurimit të shtetit komunist.
Ngjarja ndodhi në Qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Europa, që bënte sehir se si kthehej, në një skutë të trojeve Ilire, koha e Neronit, e amfiteatrove. Arena, tejet të përshtatshme për zbatimin e marksizmit në praktikë. E për fundin e Marisë. E kthyer në skelet, e mbyllën picak në një thes, së bashku me një maçok të egër. Si Lejlanë, në poemën ekzotike të Bajronit. Po nuk e hodhën në liqen. Tepër e lehtë, një vdekje e tillë. U dëfryen duke i rënë me shkop thesit, derisa u kthye në një masë gjaku të mpiksur.
Marjeta, Maria Goretti shqiptare, ishte vetëm 18 vjeçe kur u arrestua. 22 vjeçe, kur u shua, duke e falur me gjithë zemër atë, që i kishte dhuruar Palmën e Martires. E kaloi provën e madhe, për të na lënë trashëgim aromën e mrekullueshme të jetës së saj të papërlyer. Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950 Me shume respekt per ket Martire te luftes kunder Komunizmit