- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Rreth flamurit kombetar shqiptar

At Nikolla Marku
Ne klerikët do të lutemi që kjo festë të bëjë të mundur çlirimin njëherë e përgjithmonë të kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare nga uzurpimi i personave me shtetësi e kombësi greke. Pashkët e sivjetme do i festojmë të bashkuar për lavdinë e Zotit dhe rreth flamurit kombëtar shqiptar.
Në këtë festë Pashkësh, ne do të lutemi që Zoti të dëgjojë lutjen e popullit shqiptar, këtij populli e kombi që është gjakosur, copëtuar e shfrytëzuar ndër shekuj. Ne do të lutemi që pavarësinë e Kosovës ta njohin sa më shumë shtete. Ne do të lutemi që shqiptarëve kudo janë, t’u respektohen të drejtat e tyre. Ne do të lutemi që shqiptarët e Çamërisë të kthehen në shtëpitë e tyre në Çamëri. Ne do të lutemi që shqiptarët e Malit të Zi, të kenë sa më shumë të drejta. Ne do të lutemi për të gjithë shqiptarët që ndodhen nëpër botë, ta kenë sa më të lehtë jetën dhe mallin për atdheun. Ne do të lutemi që shqiptarët të kenë një shtet të vetëm me kufi etnik. Ne do të lutemi për shpirtin e atyre që kanë dhënë jetën ndër shekuj për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin kombëtar e territorial, aty ku na ka vendosur i madhi Zot. Çdo shqiptar nga të gjithë trevat e Shqipërisë është i mirëpritur për festë.