top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Rilind KGB



 

David Satter dhe Mustafa Xhepa në Kongresin Amerikan gjatë promovimit të filmit “Shekulli i Kllapisë


AAFH/Washington, D.C.


Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane” me qendër në Washington, D.C. dënoi aktin e refuzimit të hyrjes në Rusi të gazetarit amerikan David Satter. Njëri nga drejtorët e bordit të kësaj organizate, zoti Mustafa Xhepa tha se është e qartë, në Rusi po rilind KGB-ja. FSB-ja nuk do një gazetar me karakter të fortë si David Satter të raportojë nga brenda për neokomunizmin Rus. David Satter është gazetari që ka ofruar dëshmi se aktet e shpërthimeve në 2007, për të cilat Kremlini fajësoi çeçenët, janë kryer me të vërtetë nga FSB-ja, agjencia pasardhëse e KGB-së së vjetër.


Për herë të parë pas luftës së ftohtë Rusia ndalon një gazetar amerikan me banim në Moskë të hyjë në Rusi.


David Satter, gazetar me emër në botë, ish korrespondent i ‘Financial Times’ dhe autor i tre librave mjaft të vlerësuar mbi Rusinë, ju komunikua nga Organet Kopetente Ruse, pra Sigurimi Rus, se prezenca e tij në Rusi nuk ishte e dëshirueshme.


“Ju jeni i ndaluar të vini në Rusi”, i tha në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, diplomati Rus Alexy Gruby, kur David Satter vajti për të rinovuar vizën.


Gjuha me të cilën i foli diplomati ishte ajo që përdorej gjatë luftës së ftohtë, kur flitej për raste spiunazhi e spiunë. Nën drejtimin e Putinit FSB-ja ka ringjallur KGB-në e dikurshme me metodat dhe parktikat që përdor ndaj fjalës së lirë e gazetarëve.


Satter jeton dhe punon në Moskë si këshilltar tek Radio Europa/Radio Free Liberty që financohen nga Kongresi Amerikan.


Pak kohë më parë David Satter i ftuar nga Senatori Benjamin Cardin shfaqi filmin e tij “Shekulli i Kllapisë”. Film i bazuar në librin po të tij me titull “Shekulli i Kllapisë, Rënja dhe Fundi i Bashkimit Sovjetik”. Nëpërmjet ngjarjeve të veçanta autori paraqet në film një shtet të ndërtuar në ide fallso, i cili i detyroi shtetasit e tij të jetonin një realitet të rremë.


Menjëherë pas shfaqes së filmit paneli i drejtuar nga zyra e Senatorit Cardin analizoi dhe vlerësoi mjaft filmin. Në këtë aktivitet të organizuar nga Komisioni i Helsinkit, me ftesë të vetë autorit ishte i ftuar edhe njëri prej drejtorëve të bordit të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”, zoti Mustafa Xhepa. Aty gazetari Satter i tha zotit Xhepa se është koha të bëjmë një film për Gulagun Shqiptar.  

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page