- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
PROBLEMATIKA NE SHQIPERI...
Nga Hasan Kostreci

PROBLEMATIKA NE SHQIPERI DHE NEVOJA
PER UNITET
Idea e bashkimit dhe e unitetit kombëtar, sipas historisë, është praktikuar për herë të parë qysh në shekullin e pesëmbëdhjetë, kur Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu në kuvëndin që organizoi në Lezhë më 1444, iu shpreh princave shqiptarë të atëhershëm, se e vetmja mënyrë për t’iu shkëputur pushtimit Osman, ishte që të lidhemi me besabesën dhe të bashkohemi. Dhe ishte vërtet ky bashkim historik që bëri të mundur, ashtu si ç’e dimë, rezistencën për dy dekada e gjysëm me radhë ndaj sulmeve të njëpasnjëshme barbare të asaj perandorie aq të fuqishme të asaj kohe. Thirrjet e Rilandasve tanë në shekujt e më vonshëm se “Besa e shqiptarit është shqiptaria”, mbajtën gjallë gjithashtu shpirtin patriotik dhe mundëm që tëshpëtojmë nga një asimilim i mundëshëm.. “Lidhja Prizrenit” më 1878, qe përsëri një tjetër tregues që vërtetoi se sa herë që Atdheu ynë është ndodhur në rrezik,ne shqiptarët dimë edhe të “Bashkohemi”. 28 Nëntori 19212 dhe Shpallja e Pamvarërisë, erdhi gjithashtu si rezultat vetëm i atij procesi, pra i “Bashkimit” i të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trojet tona dhe kudo që ishim. Motoja se “Gegë dhe Toskë jemi një dhe s’na ndajnë dot”, na udhëhoqi në kapërximin e gjithë atyre rreziqeve të mëdha që na u kanosën gjatë Luftës Ballkanike apo dhe në atë të Parë Botërore, ku vetëm të bashkuar, mundëm që t’iu kundërvihemi synimeve ambicioze të disa qarqeve shoviniste që nëpërmjet përçarjes, kishin për qëllim të na gllabëronin apo edhe të na fshinin fare nga harta e Botës.
Po çfarë ndodhi me historinë tonë në vitet e më pasme? Krahas pushtimit fashist më 1939 dhe atij nazist më vonë, tek ne u përhap një “virus” i pa njohur dhe i importuar nga jashtë, i cili arriti të infektojë me njëshpejtësi të jashtëzakonshme mëndjet e pa imunizuara të pjesës më të madhe të popullit tonë. Simtomat e kësaj sëmundje, pra që ishte propoganda komuniste, tregoi se kishim të bënim me një ideollogji satë sofistikuar, po aq dhe mashtruese, e cila mbolli tek populli ynë deri atëhere paqedashës, arrmiqësinë dhe përçarjen, fenomene këto fare të pa njohura në traditën tonë. Në qoftëse sekreti në realizimin e atyre datave historike që përmëndëm pak më lart, ishte vetëm “Bashkimi” dhe “Uniteti”, në ndodhitë e më vonëshme, ky vyrtut aq i lartë, i vlefshëm dhe tradicional, do zvenitej dhe bashkë me të edhe interesat e kombit tonë.
Konferenca e Mukjes e organizuar më 1943, me qëllimin e vetëm për t’u bashkuar në një front të përbashkët kundër pushtuesit të huaj, dështoi, sepse në ideollogjinë e re komuniste keto idera duheshin menjëherë zhdukur dhe vëndin e tyre do e zëvëndësonte këtej e tutje me një term të ri dhe të panjohur deri më atehere; “Luftë Klasash”, teori kjo që për gjysëm shekulli e më pas do na shkaktonte një katastrofë të pallogaritshme dhe do na linte të trashëguara dëmtime aq të mëdhaja, ashtu sikur të paskeshim kaluar një rrezatim atomik.
Kemi njëzet vjet që kur ne populli shqiptar i shumëvuajtur, rrëzuam me aq entuziazëm bustin e diktatorit Enver Hoxha, simbolin e atij sistemi, por teoria komuniste dhe gjurrmët e thella që ajo kishte lënë në mëndjet e një pjese të shoqërisë sonë, po shihej se do duhej edhe mjaft kohë ende për t’i zhdukur.
Del pyetja se mos ndofta ky grup shoqëror ka nostalgji akoma për atë sistem, ashtu si ç’mund të ketë dikush për një film që ka kaluar dhe vetëm kaq? Duket, se jo. Pretendimet e tyre janë edhe më të mëdhaja. Dëshira për pushtet, në fakt dominon më shumë se gjithçka tjetër në ëndërat dhe ambicjet e tyre, por këtë pushtet ata nuk duan që ta marrin ashtu siç’e parashikojnë ligjet e sistemit demokratik sot, por me “revolucione” të ngjashme me ato të dyzet e katrës, apo të nëntëdhjet e shtatës, të cilat u realizuan vetëm nepërmjet dhunës dhe krimeve.
Po a nuk është pak e çuditëshme, kur mendon, se si është e mundur që këta intelektualë, (nuk po marr shëmbull një gardian i atëhershëm burgu, i cili sigurisht që ka edhe nostalgji për ato lloj formash) me kulturën që ata sot disponojnë, në vënd që t’i dënojnë këto nxitje dhe mënyra jo demokratike, kanë guximin të përdorin në fjalorin e tyre edhe sot e kësaj dite, thirrje apo kushtrime të tilla si “Dhunë”, “Të vrarë”, “Kufoma të shtrira” apo diçka tjetër të ngjashme me ato që janë përdorur nga persekutorët injorantë të atëhershëm vetëm nëpër kampet çfarosëse të Spaçit apo të Qafës së Barit. Këta individë apo grupe njerzish ose kanë mbetur, për fat të keq, një genie e pa ndreqëshme dhe i përkasin vetëm atij sistemi, ose janë mësuar me të tilla ligjerata dhe ne atëhere për t’i ndihmuar, po u rekomandojmë shtete si Korea e Veriut, Kuba apo diku gjetkë që kanë mbetur akoma mekëto lloj mentalitetesh, ku mund që të aplikohen sigurisht edhe nxitje të tilla të egra për përmbysje apo revolta në masë, por jo në një popull si ne, që i ka kryer tashmë keto procese dhe sot është duke ndërtuar i sigurtë demokracinë dhe paqen.
A nuk është gjithashtu e moralshme për t’i përmëndur të paktën sa për krahasim, ndryshimin e madh që ka ky kontigjent me ato mijra e mijra familje të persekutuara, të rritur dhe plakur nëpër burgje apo interrnime, të cilët përveçse lirisë, me sa shihet deri më sot, nuk kanë përfituar ndonjëgjë kushedi se çfarë të madhe, por ama nuk i kemi parë ndonjëherë duke instaluar çadra apo të protestojnë në forma jo demokratike përpara parlamentit apo institucioneve qeveritare. Sepse duhet që ta keni të qartë, se procese të tilla ata dijnë që t’i organizojnë edhe shumë më mirë dhe më bukur se ju, sepse i kanë provuar ato më parë nëpër ca vënde, ku një grevë urije, sigurisht edhe më serioze se keto, të kushtonte dhe jetën dhe nuk kishin nga afër asnjë gazetar apo kameraman që të filmonte. Dinë edhe se si të protestojnë, sepse i kanë aplikuar ato përpara xhalatëve të diktaturës komuniste, ku ndjenja e humanizmit nuk egzistonte fare.
Po a nuk është kjo një provë, të dashur vëllezër, për të treguar se ideali i tyre ka qënë dhe mbetet shumë me i madh nga ç’mund që të mendojë dikush. Nuk kanë vuajtur këta njërëz nëpër burgje, zotërinj, thjesht për një post apo për të zaptuar me forcë një pushtet, por për një ideal tepër fisnik dhe madhor, për “Shqipërinë”, që për fat të keq, as nga ajo gjeneratë dhe as nga ju sot, nuk është kuptuar dhe vlerësuar asnjëherë.
Është provuar historikisht nga çdo shqiptar sot, sikur edhe të mos jetë marrë ndofta kurrë me politikë, se një komb i vogel si ky i yni, asnjëherë nuk i jepet mundësia për të egzistuar i vetëm dhe pa mbështetjen e një shteti të madh apo superfuqie. Atëheresi të mos e quajmë ne një shans të madh, mundësinë që po na e jep edhe një herë Europa apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke na zgjatur dorën përsëri? Apo mos ndofta disa nga neve sytë u kanë mbetur akoma nga lindja apo Kina aziatike, me të cilët, për sa kohë që ishim “miq” përveçse na siguruan “Karriken e Enverit”, nuk di se kemi patur ne si popull ndonjë tjetër privilegj?
Duhet pra, që ta kuptojmë mjaft mirë, të dashur miq, por edhe ju kontigjenti që përmëndëm pak më lart, se e vetmja rrugë sot për ne është kjo që kemi filluar dhe të mundohemi me të gjitha mënyrat dhe format që të mose pengojmë.
Rrugë kjo, që po e nisim edhe njëherë nga atje ku e patëm lënë; Po lidhemi me miqtë e dikurshëm me të cilët u prishëm sigurisht për fajin tonë dhe do vazhdojmë indetike po atë politikë që kemi patur para vitit dyzet e katër. Vetëm në këtë mënyrë dhe të bashkuar si dikur, ne me siguri kemi të drejtën të shpresojmë për një të ardhme shumë më të mirë për vete, por edhe për brezat tonë pasardhës.