top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Petro Zheji Oazi i Lirise


Nga Robert Qafzezi


PETRO ZHEJI “OAZI” I LIRISE SONE NE KOHET E ZYMTA… NE SHKRETETIREN “KOMUNISTE…!”


(1970-1980 Tirane)

Tek nje apartament ne katin e pare tek kryqezimi i 21 dhjetorit ne Tirane do te jetonte Petro ZHEJI ne at kohe ,nje nga kolloset e intelektit shqiptar, ne te cilin do te mbruheshin ndriçimi qiellor me horizontet e gjera e me atdhe-dashurine qe vlonte ne dejt e tij ne menyren me vullkanike. Ne ate apartament nje dhome guzhine e aneks , te nje varferi te thelle materiale,( nje divan standart te epokes ,nje post i vogel radio e vjeter si e vetmja relike e shpetuar nga sekuestrimi i shtepise’ nga diktatura( vilave tek blloku ku do te jetonte vete diktatori) ,nje radio standart kineze e blere me vone, nje faqe muri e shendruar ne nje drase te zeze, nje raft te vogel me libra te ndaluar,nje makine shkrimi “oliveti” nje dollap robash dhe nje krevat me suste per te fjetur si edhe kater penxhere me kangjella hekuri ), do te perktheheshin kryeveprat e botes si “Don Kishoti” ,i Servantesit”,”Etje per te jetuar” (Soif de vivre) etj dhe do te hidheshin idete me te fuqishme per vertkalitetin e simbolikes gjuhes dhe ne menyre te veçante ato te gjuhes shqipe. Ne ato mure te lagesht te katit te pare te ketij apartamenti te rendomte do te beheshin “oazi” i vertete i lirise sone ne ato vite teper te zymte e te renduar nga mungesa e lirise dhe pesha e rende e propagandes se diktatures.


(Pa kompromisa)

Liria fillon aty ku mbaron injoranca.

Petro Zheji eshte nje force e natyres qe i rezistonte me “qetesi” dhe ne “heshtje” diktatures.

Ne ate apartament do te ndriçoheshim duke kuptuar qe lirija fillon aty ku mbaron injoranca, qe nuk ka liri ne injorance, dhe qe lirija eshte me sublimja ne ekzistence per te cilen nuk behen kompromisa. .Ne ato kohe te erresires se plote te diktatures , ku ç’do vit pritesh ndonje vale e re arrestimesh apo internimesh , ne “shkretiren” intelektuale, ku pseudot “intelektuale,” te regjimit qe i gjeje ne mase te madhe , apo “artistet” e “poetet” qe kishin ndertuar karierat e tyre mbi fallsitetin me te thelle te qenies tyre duke i thurur lavde e levdata e himne PPSH e rregjimit nga me te peshtirat, ku piktoret konkuronin me pikturat e tyre kush e kush te realizonte portretin”rrezatues” te Enverit sa me te pelqyeshem, kur shkrueshin “Labirintet e modernizmit” apo “Estetika jeta arti” nga “profesor estet” te rregjimit, si Alfred Uçi, qe mernin “tituj “ akademik me perkthimet mediokre e te “çala” nga rusishtja te librave te artit te kohes se diktatures staliniste e duke i servirur si “veprat” e tyre, kur ne Institutin e Larte te Arteve, studente te talentuar humbnin shkollen, te ardhmen e profesionit per nje riprodhin te nje nudo-je te bere sipas piktoreve me te medhenj modern te botes , kur ne auditoret e Akademise se Arteve nen direktivat e ketyre “artisteve” xhuxher te partise te “blinduar” me “tituj” nderesh e perfitimesh shaheshin me ore te tera gjenite e piktures boterore si Van Gogh-u, Chagall-i, Picasso, Dali-a, Picabia ,Modigliani etj, ku pedagog si “piktori” Pandi Mele , nen paaftesine totale profesionale , nen thatesine e mizerjen maksimale profesionale “ nen hipokrizine e trashe e te zvjerdhur ndaj regjimit pregatiteshin studente te figurativit thjesht per propaganden e partise dhe te specializuar per kultin figurativ te diktatorit, apo per bronxet e allçite e tij qe kishin mbushur ç’do zyre qyteti , ç’do salle “kulture” fshati, reparti ushtarak apo repire mali, ku ne Lidhjen e Shkrimtareve me Dritero Agolli-in ne krye dhe nen komandat e Ramiz Ali-se e te byrose politike pregatiteshin listat per goditjet per plenjumet e ardhshme te partise kundra poeteve apo shkrimtareve qe guxonin te shkelnin sado pak linjen e “kuqe” te direktivave te partise, kur ne Shtepine e Botimeve poeti Lazgush Poradeci kercenohej neper mbledhje per pushim nga puna se nuk kishte realizuar “normen,”....nderkohe ne apartamentin e katit te pare te” 21 dhjetori -t ne Tirane ” ne kete hapesire te lirise diskutoheshin poemat e Baudelair -it, Rembo-s,flitesh per veprat e Dostojevski-t,Tolstoi-t,Hugo-it te madh, Servantes-in, recitoheshin vargje nga GOETH-ja ne gjermanisht, apo nga Dante Aligeri ne italisht; “Keshtu fliste Zarathustra” , vepra e Nietsche-s, perkthimi i jetes se Van-Gogh -ut(Soif de vivre) , fillozofija e Kantit, Shopenhaurit, Spinozes, e apo teorite e kerkimit te se vertetes absolute me ane te artit, diskutoheshin probleme te raportit te formes me esencen dhe menyrat e çfaqjes se tyre…diskutohesh per metafiziken, trashendencen...diskutoheshin rrymat e artit modern ne pikture , diskutoheshin problemet e mathematikes se Llobaçevskit ,apo te fizikes bashkekohore e te teorise se relativitetit te Anjshtanjn-it,apo te drejtat e individit ne nje shoqeri, flitesh per pellazget dhe “pellasgjishten “, per sanskrishten per psikanalizen e Freud-it, Jung-ut, Adler-it , Jacques Lacan-it etj; raportet e mitollogjise dhe gjuhes shqipe apo forca simbolike e “gllosave “ te saj,beheshin diskutime te zjarrta per theatrin modern,flitesh per “Biblen” dhe figuren e Jesusit, flitesh per fashizmin dhe komunizmin si te dyja forma te dhunes se pa justifikuar... te gjitha keto e benin teper surealiste situaten e te qenurit tone ne republiken “socialiste” te Shqiperise se kohes , si nje republike teper e “veçante” ku ç’do gje ishte e ndaluar pervec “himneve” dhe bejtjeve per PPSH-ne, e ku ne ç’do minute nje “gabim”mund te te kushtonte jeten.


I ati (Spiro Zheji.)

Petro Zheji ky intelektual antikonformist totalisht i lire qe dinte t’i shpetonte makthit te diktatures megjithese ishte pushuar nga puna shtate here dhe vazhdonte te ishte ne survejim te veçante nga partija edhe si i biri i Spiro Ballo Zhejit ketij monumenti te heshtur pa buje te patriotizmit shqiptar , ketij kuadri te vlefshem te Shqiperise qe kishte mbaruar “Akademine Ushtarake” te Modena -s “ ne Itali dhe mbante graden si major - kolonel i mbretit Zog i ishte hequr e drejta e punes qe ne fillimet e ç’lirimit te vendit megjithese ishte burgosur si antifashist ne Bari(Prigione del Bari Vechio) dhe internuar ne “Gazoldo degli Ippoliti” per rreth kater vjet nga Italia fashiste qe kishte zaptuar vendin. Perfaqesuesit e Fashizmit italiane qe kishin pushtuar vendin dhe kishin bere te njejtat shkolla ushtarake e ftuan ne poste qeverisese , po ai nuk pranoji me gjithe se e kishin paralajmeruar “O me ne o kundra nesh !”

Ai ishte krenar qe kishte bere betimin ndaj flamurit dhe atdheut te tij dhe kjo krenari e pathyeshme e mbajti gjalle gjate tere ekzistences se tij duke jua transmetuar edhe femijve te tij. Me te vetmin shkak si ushtarak i mbretit Zog, megjithese njihej si nje figure antifashiste atij ju sekuestruan shtepite( Dy villa tek “blloku” rruga Pjeter Bogdani N/29 ) dhe mbas nje burgimi te shkurter tek“Burgu i Selvise” ne Tirane u lirua me motivacionin “u gabuam”(shoket e qelise i pushkatuan si anti-komunist) ju hoq e drejta e punes duke e lene ne nje mjerim te plote ekonomik se bashku me familjen e tij.(Kjo ishte si nje lloj hakmarje makaber pas refuzimit qe beri per te dale ne mal ne dy muajt e fundit te luftes pasi u kthye nga internimi fashist….Thirrja ju be nga vete Spiro Moisiu miku i tij i te njejtes kulture ushtarake italiane qe ne ate kohe udhehiqte shtabin nacional- çlirimtar).. “Oazi” ishte kjo “hapesire” e lire ku qarkullonin idete me desidente te verteta ne kohen e genjeshtres. Petro Zheji ishte ne at kohe nje desident i hapur pa konpromisa qe nuk kishte frike t’i shpallte idete e tija kundra diktatit qeveritar-partiak -komunist...Kur ndonje mik a shok i ngushte shprehesh i shqetesuar per te ,” Petro ki kujdes se do te te spiunojne dhe do te te fusin ne burg”, ai me nje qetesi te jashte zakonshme i pergjigjej: ”Ne jemi ne burg , ne çfare burgu tjeter do te na i heqin lirine!” Madheshtija e tij ne ate kohe ishte e habitshme dhe unike.

Por ky “oaz” tek udhekryqi i 21 dhjetorit ne qender te Tiranes kishte filluar te binte ne sy , ne ate apartament ku dera e jashteme nuk mbyllesh ndonjehere me çeles , vinin njerez qe i perkisnin shtresave te ndryshme te shoqerise se asaj kohe si piktor,regjizor,perkthyes,daktillograf, muzikant, student, mjek, fizikant, njerez qe mernin leksione gjuhe etj, apo njerez ne mjerim e varferi totale te cilet ndihmoheshin gjithmone e asnjehere nuk dilnin duar bosh...Isha aty nje dite te ftohte dimri kur ra dera, dhe nje siluhete burri zbathur u ç’faq tek dera e me pas u largua i gezuar veshur me pallton “gub” te vetme te Petro-s i cili vete doli me xhakete neper acarin e asaj dite dimri.


Petro Zheji pergjigje Bashkim Shehut: Komunizem e fashizem baraz dhune e pa justifikuar!


(Viti 1980)

Ky “oaz” kishte ngjallur kuriozitetin edhe te disa nga bijeve “te pakenaqur” te nomenklatures se larte te “bllokut” si Bashkim Shehu(djali i Mehmet Shehu-t),ndaj te cilit panvaresisht sinqeritetit dhe teheqjes “magnetike” intelektuale qe kishte per gjeniun , kishte edhe koifiçientin maksimal te rrezikshmerise ne ate kohe.

Bashkimi ishte nje djale teper i thjeshte modern, i ndjeshem per letersi dhe kurre nuk mbahesh si i biri i Shehut te “madh”, ishte shume i etur per dije , dhe sigurisht kapaciteti intelektual i kollosit te gjuhes shqipe e terhiqte pa mase e kufi si te gjithe atyre qe kishin pasur fatin t’a njihnin . Nje here kur Bashkimi po shkruante skenarin e filmit “Sketerre 43” e pyet Petron se cili ishte ndryshimi sipas tij midis fashizmit dhe komunizmit…! Pergjigja e Petros ishte : ”Dhune e pa justifikuar si nga fashizmi edhe nga komunizmi…” Ne fakt kaq duhesh per te te mos t’i gjetur me kockat ne ate kohe...po fatmiresisht nuk i ndodhi gje...

“Oazi-t” i kishte ardhur koha te ndronte vend , dhe se pari u zhvendos ne Laprake ne nje apartament ne katin e trete te nje godine me parafabrikate, apartamenti ishte me i madh me ballkone me drite , po kjo levizje nen trysnine e pergjimeve dhe psikozave te ndjekjeve , nuk e bente qe te ndjehesh mire Petron, me kujtohet nervozizmi i madh i tij dhe mbas “vetevrasjes” se Mehmet Shehut gjendja ishte bere e pa durueshme ishte “elektrizuar” edhe ajri.

Kjo beri qe ai pas pak kohesh te nderonte perseri apartamentin duke mare nje apartament me larg nga krahu tjeter i Tiranes diku tek repira perballe shkolles se bashkuar “Skenderbeg” te asaj kohe.Ne ate kohe nervozizmi ishte ne paroksizmin e tij “Dua te hiki mbrapa botes” thoshte ne ate kohe ...Asfikesia kishte aritur kulmin ne Tirane dhe shpresat per ndryshim kishin mare “goditje”.Perseri me gjithe se kishte shkuar larg nga qendra ne nje vet-izolim ne nje lagje te humbur ku naten nuk kishte as me te voglin ndriçim dhe balte e pellgje, “oaz’-in “ e desidences se tij e ndiqnin plot piktore , fizikant te pasionuar, intelektual qe prisnin me ankth ndryshimin.

Petro u largua nga vendi te cilin e donte pa mase ne drejtim te Italise , dhe me pas ne USA , ku jetoji per me shume se 16 vjet, e sot jeton ne nje apartament me qirra ne Tirane , duke vazhduar punet e tija per gjuhen shqipe me gjithese i ka kaluar te tetedhjetat.

Ne heshtje pa zhurme pa qene ne asnje “gare” per perfitime meskine apo medalje qesharake nga nomenklatura e re .Ai nuk i ka perkitur kurre hapesirave te ulta e fryme-marese te” intelektualeve” qe vrapojne mbas perfitimeve apo “dukjeve” skenike “efemere” te organizuara si “fushekziare” ne sherbim te pushteteve.


Petro Zheji se fundi shprehet: Qe te jetosh gjate duhet te kesh projekt per te realizuar…

Petro Zheji mbante kryqin ne qafe kur te gjithe e kishin abandonuar nga frika…!


Paris, 29 Nentor 2013

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page