top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

NJOFTIM MBI TAKIMIN ME DR. LEE EDWARDS

   Nga Lirim Mezini

 

Ne takimin e paralajmeruar te zhvilluar me dt. 10 Mars 2011 me Dr. Lee Edwards,kryetari i “Fondacioni Memorialit te Viktimave te Komunizmit”, moren pjese zoterinjte Grigor Nosi, Lirim Mezini dhe Mustafa Xhepa, drejtore te Bordit Drejtues te Organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane”.

 

Ne fjalen e hapjes se takimit Dr. Edwards pershendeti fillimin e punes se kesaj organizate anti-komuniste me qender ne Washington DC, si edhe vleresoi dhe inkurajoi aktivitetin e saj ne pergjithesi , e ne vecanti promovimin e librit “Fabrikimi I vdekjes” te autorit z. B. Blloshmi. Duke marre kopjen qe iu dhurua, ai premtoi se kete rast te tmerreshem tipik te vrasjes se nje poeti te ri nga komunistet shqiptare do t’i a beje te njohur shume anetareve te senatit dhe kongresit amerikan.

 

Dr. Edwards shprehu gatishmerine dhe vullnetin e tij per te ndihmuar organizaten “Shtepia e LIrise Shqiptaro-Amerikane” me te gjitha mundesite qe ka Fondacioni qe ai drejton, si edhe me influencen qe ai ka te drejtuesit e fondacionit “The Heritage Foundation”, nje nga me te medhenjte e spektrit te djathte ne Amerike.

 

Me tej Dr. Edwards siguroi bashkebiseduesit se Amerika eshte anti-komuniste dhe se aktiviteti i organizates sone eshte ne unison te plotet me vijen politike te qeverise amerikane si e vetmja superfuqi e botes dhe fituesja e luftes se ftohte. Zoti Edwards premtoi se me njohjet qe ai ka ne administraten amerikane do te beje te njohur prane asaj administrate misionin e organizates sone.

 

Nga ana e organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane” foli Z. Mustafa Xhepa, i cili beri nje pershkrim te vizionit dhe misionit te organizates, si edhe e informoi Z. Edwards me aktivitetet ne vazhdim, ku gjeti edhe mbeshtetjen e ketij te fundit per te qene i perfshire ne keto aktivitete.

 

Me pas fjalen e mori Z. Lirim Mezini, i cili beri nje pershkrim te shkurter te situates, duke u perqendruar kryesisht ne menyren si zbatohen ne Shqiperi ligjet mbi vleresimin dhe demshperblimin e te denuarve politike, si edhe te kthimit dhe kompensimit te pronave. Edhe lidhur me keto dy ceshtje te medha Dr. Edwards shprehu interes te vecante.

 

Ne mbyllje te takimit Z. Grigor Nosi falenderoi Dr. Edwards per mikpritjen dhe angazhimine tij ne ndihme te ceshtjes se organizates sone.

 

I gjithe takimi u zhvillua ne nje fryme teper miqesore.

 

 Dr. Lee Edwards dhe Mustafa Xhepa

 

Lirim Mezini dhe Dr. Lee Edwards

 

Dr. Lee Edwards, Mustafa Xhepa dhe Grigor Nosi

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page