top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Neper gjurmet e krimit komunist ne Shqiperi



PUSHKATIMI I HASJANVE QË KISHIN BASHKPUNUAR ME DESANTËT QË ZBARKUAN NGA KOMPANIA 4000.

Nga Sejdi Peka



Vlen për t’u theksuar fakti se pothuaj të gjitha grupet që erdhën në Shqipëri,të përgatitura nga operacioni anglo-amerikan në Kompaninë 4000 nga Mynyhu i Gjermanisë Përëndimore,me qëllim rrëzimin e regjimit komunist,u kapën dhe u asgjësuan nga  ish sigurimi i shtetit,si rezultat edhe i trathtisë së Kim Filbit.Vetëm

grupi që zbarkoj në Zahrisht të Rrethit të Hasit në Nëndorë të vitit 1950,megjith përpjekjet e mbëdha të regjimit,nuk mundi të kapej.Ai veproj për një kohë relativisht të gjatë në kushtet e një lufte të pa barabartë me qindra forca të ndjekjes dhe të batalioneve të sigurimit.Ishte populli i Hasit që i strehoj,i mbajti me buk dhe bashkpunoj me ta,në përpjekje për të mposhtur diktaturën komuniste në një kohë të hërshme,40 vjet para se monumenti i diktatorit Enver Hoxha të tërhiqej zvarrë rrugëve të Tiranës dhe të vinte demokracia e shum pritur.Diktatori Hoxha,kurrë nuk mund të ja u falte hasjanve rezistencën antikomuniste.Kjo edhe është arsyeja që Hasi është njëra nga krahinat më të persekutuara nga regjimi komunist në Shqipëri për afro një gjysmë shekulli të diktaturës.Rezistenca antikomuniste e popullit të Hasit kundër këtijë regjimi barbar nuk ka pushuar pothuajse asnjëher që nga Nëndori i vitit 1944,kur Brigada e 5 Partizane e komanduar nga kriminelët Shefqet Peçi dhe Et’hem Gjinushi,shkelën si pushtues barbar me urën e zjarrit në dorë, tokën e Hasit.

                 Grupet e ashtuquajtura “armiqsore”nuk kan reshtur “të zbuloheshin”nga arma sy shqiponjë si quhej ish sigurimi i shtetit komunist.Njëra nga këto grupe ishte edhe ai i Rexhep Demirit.Me 20 Qeshor të vitit 1963,në Kukës do të hapej gjygji kundër hasjanve të quajtur “një rrjet spiunësh dhe trathëtarësh në shërbim të spiunazhit amerikan”.Gjygji ushtarak me Kryetar Kolonel Llazi Bolena dhe Prokuror Major Sami Kapllani,në mes të dhjetra “kuadrove”të partisë e pushtetit në sallën e shtëpisë së kulturës dhe të qindra njerzve që ishin grumbulluar të dëgjonin nëpërmjet altoporlantëve,me një pompozitet të pa pare, do të vazhdonte për tre ditë më rradhë.Në bangon e të akuzurave ishin Rexhep Demiri,Fasli Thaqi,Rasim Brahimi,Kadri Dina, Din Xheladini,Uk Dina etj..Gazeta “Zëri i Popullit”e dt. 23.Qeshor.1963, do të shkruante në kryetitullin e sajë në formën e një reportazhi nga salla e gjygjit se -“që nga ajo kohë dhe deri sa u kap nga forcat e sigurimit,ky grup ka mbajtur lidhje me të dërguarit e spiunazhit amerikan Miftar Maloku,Halil Nerguti,Ramadan Velia dhe Rexh Berisha,të cilët kan qenë të hedhur me anë të ajrit,për të organizuar një kryengritje të armatosur.Së bashku kan hartuar plane dhe kan ndarë detyrat për të punuar si axhentë të zbulimit amerikan,për rrëzimin e pushtetit popullorë.Në takimet që kan patur me diversantët në vitin 1950,Miftar Maloku,i dërguari i zbulimit amerikan,u kishte thënë atyre se –rrini gati se së shpejti Shqipërinë do t’a çlirojmë nga regjimi i sotëm komunist-.Qëllimi i këtyre veprimeve armiqsore,ashtu siç deponuan edhe kriminelët që ndodhen në bangon e të akuzuarve,ishte përgatitja e terrenit për zbarkim,gjetja e bazave ku do të fshiheshin armët që do të silleshin nga jashtë dhe puna për të bërë për vete njerëz që do t’u shërbenin atyre”.(Po aty Z.Popullit,23 Qeshor 1963.)Ishin arrestuar plot një vit më parë dhe pas një hetuesie të gjatë në birucat e Degës P.të Brendshme të Kukësit dhe të hetuesisë në Tiranë,ata ishin kthyer në njerëz që nuk njiheshin nga torturat më të tmerrshme që mëndja e njeriut mundet të imagjinojë.Kryetari i Degës Idriz Seiti dhe bashkpuntorët e tijë,kishin derdhur mbi trupin e këtyre martirve të demokracisë, të gjith mëllefin e tyre me shpirtë krimineli si të inkuzicjonit mesjetar,me torturat më të përbindëshme.Tortura më e preferuar e tyre ishte “prerja e mishit me thikë dhe mbushja e plagëve me kripë”.Pas tre ditë të bujshme të këtij gjygji ku gjëmonin pa prerë altoporlantët në qytetin e Kukësit,u dënuan me vdekje Rexhep Demiri,Fasli Thaqi dhe Rasim Brahimi,ndërkohë të tjerët do të merrnin dënime të rënda me burg.Vlen për t’u theksuar qëndrimi trimëror dhe i pa përkulur i Rexhep Demirit, i cili gjatë seancave të gjygjit ka replikuar me trupin gjykues.Llazi Bolena e kërcënon Rexhepin duke i thënë se “nga ky gjygj qyqja do këndojë mbi varrin tënd”.Me atë shprehjën e malsorve të veriut –“mos të qofsha falë-i përgjigjet Rexhep Demiri-sot do të këndojë mbi varrin tim,së shpejti do të këndojë mbi varrin tënd”.Kjo thënjë qarkulloj për një kohë gojë në gojë në popullin e krahinave të veriut dhe tregonte nga ana tjetër bindjën se së shpejti regjimi komunist do të përmbysej.Fëmijë,pleq,burra,gra dhe të rinj,të gjith ata që kishin lidhje farefisnore me “grupin armiqsor” u internuan.Një terror i pa paparë shpërtheu nga sigurimi i shtetit dhe Komiteti i Partisë kundër popullit të Hasit për t’a friksuar dhe nënshtruar.                                                                                                                                 Duke çfletuar materiale arkivore dhe tregimeve të dëshmitarve,që në vjeshtën e vitit 1944 kur Brigata e 5 Partizane shkeli tokën e Hasit,në vitet e para pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri,hasjanët kishin përkrahur,strehuar dhe mbajtur me bukë e veshmbathje të gjith kundërshtarët e regjimit që po përpiqeshin të organizonin rezistencën antikomuniste.Në Has, në atë kohë, vepronte çeta nacionaliste antikomuniste e Uk Sadik Gjergjevikut,i biri i Sadik Ram Gjergjevikut,udhëheqsi i Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit kundër pushtimit serb.Në përbërje të së cilës ishin luftëtarët antikomunist hasjanë si Miftar Maloku,Iljaz Peka,Taf Previzi,Sef Sadiku,Ahmet Haliti,kapiten Hajdar Planeja,Hamit Perolli etj.Ishin burra të pushkës dhe të mendjës,bij të Kosovës si Prof.Imer Berisha,Ndue Përlleshi,Dem Ali Pazhari,Ejup Binaku,Sulejman Gjakova,Destan Berisha,Daman Lila e dhjetra të tjerë që vepronin në Has.Në raportin që Divizioni Mbrojtjes së Popullit i dërgonte Ministrisë së Brendshme në vitin 1946,me një pasqyrë të detajuar informonte se “krimineli i luftës Iljaz Peka, po strehohej në  Has së bashku me shum të tjerë dhe përbëjnë një rrezik për pushtetin”.(Arkivi i M.Brendshme,viti 1946,dosja 97-74).Në librin e Lazër Radit “Njeriu i rrugës së gjatë”,në kujtimet e tijë, njeri nga luftëtarët e kësaj çete Taf Previzi shkruan -“Nuk mundet të ja harrojmë Hasit gjithçka bëri për ne në ato ditë të vështira.E kam për detyrë t’i falenderoj me gjith shpirtë,gjith ato familje të gjith ata njerëz që nuk kursyen asgjë për të na ndihmuar.Bora e madhe e atijë viti bëri që të mbylleshin shum prej rrugëve.Batalionet e sigurimit na silleshin në të dy krahët,por nuk mundën kurrë të arrinin deri tek ne jo vetëm nga vështërsitë e terrenit por edhe për faktin se ne i kontrollonim të gjitha pikat kyqe të atyre zonave.Na ndodhte,që shpesh të rrinim jo shum larg tyre duke e kontrolluar njëri tjetrin pa sulmuar.Gjëndëshim si në mes të Skillës dhe Karibdës,në njërën anë ishin ushtritë Jugosllave,në krahun tjetër ishin batalionet i Sigurimit shqiptar.”(Shih, Njeriu i rrugës së gjatë,Lazër Radi,fq.56.) Çeta e Uk Sadikut veproj në Has nga viti 1944 deri me 26 Gusht 1946,koha kur 56 burra të kësaj çete së bashku me atë të Muharrem Bajraktarit do të bashkoheshin në një udhëtim për jetë a për vdekje në drejtim të Greqisë.Internari i largimit u planifikua që të bëhëj nëpërmjet Maqedonisë me qëllim që të shmangej lufta dhe vllavrasja me repartet e ndjekjes, që në atë kohë ishin të mobilizuar djem të rinj nga të gjitha anët e Shqipërisë.Nga 56 burra të mëndjës dhe të pushkës që u ndeshën në një luftë për jetë a për vdekje me formacionet e motorizuara të ushtrisë jugosllave për gjatë kalimit për në Greqi,vetëm 25 mundën të mbërrinin të gjallë dhe këta pothuajse të gjith ishin të plagosur.Dhe në përpjekje për të strehuar dhe ndihmuar nacionalistët antikomunistë,ishin të angazhuar edhe këta martir të demokracisë që po dënoheshin dhe ndëshkoheshin kaq ashpër nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.Miftar Maloku dhe Iljaz Peka shum shpejt pas shërimit të plagvenë spitalin e Romës, do të stërviteshin “në kompanin 4000”në Mynyh të Gjermanisë Përendimore në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut që në atë kohë ishte formuar.Iljaz Peka ishte i planifikuar të zbriste menjëher me grupet tjera në Has, por trathëtia e Kim Filbit e ndërpreu ndërmarrjën Anglo-Amerikane për çlirimin e Shqipërisë nga murtaja komuniste.

                       Sot,nga grupi i Rexhep Demirit që u dënuan në Kukës në vitin 1963 kan mbijetuar vetëm Kadri Dina dhe Fasli Thaqi të cilët kan vuajtur nga 29 dhe 25 vjet burg politik në burgun skëterrë të Burrelit dhe Spaçit.Një miku im me banim në Belgjikë dhe funksionar në Ministrinë e jashtme të Belgjikës,po më dërgonte me anën e nje e-maili një ndodhi të dhimbshme lidhur me jetën e këtyrte martirve të lirisë.-“Kur Uk Dina u lirua nga burgu,po shkonte në fshatin e tijë në Domaj të Hasit.Tek kroj i fshatit po mbushte ujë një vajzë e re 20 vjeçare.-E kujt je moj çikë -e pyeti Uka.-Jam e bija e Uk Din Thaçit-ju përgjigj vajza e re.”Babë e vajzë nuk po e njifnin njeri tjetrin.Vajzën e kishte lënë Uka të sapo lindur e tash ishte e rritur,pa e parë kurrë të atin e sajë.Fasliun dhe Kadrinë, mundet t’i takosh shum herë përpara Ministrisë së Drejtësisë kur vijnë që nga Hasi për të kërkuar mundësinë e dëmshpërblimit të viteve të burgut.Por ironia e fatit është ajo se Kuvendi i Shqipërisë ka përjashtuar nga dëmshpërblimi të gjith ata ish të burgosur që gjykatat në atë kohë kan vendosur “nenin e terrorit” për dënimin e tyre.Ketë nen,me qëllim për t’i ndëshkuar më rëndë edhe në sytë e opinionit,u kan vendosur edhe Kadri Dinës e Fasli Thaqit dhe tani ligji i përjashton apsolutisht me të padrejtë nga e drejta e dëmshpërblimit.Në këtë kontekst duhet t’i bëjmë apel Parlamentit të Shqipërisë për ndryshimin e këtij neni që përjashton nga e drejta e dëmshpërblimit pjesë më antikomuniste të ish burgosurve dhe të pushkatuarve politik nga diktatura.Lind pyetja;a nuk ishin desantët që parashutuan në Shqipëri në vitin 1950,në operacionin ushtarak nga “kompania 4000”,ushtarët e NATO-s në përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist të E.Hoxhës?.A nuk kontribouan këta martir me të gjith përkushtimin e tyre për t’i mbrojtur ushtarët e NATO-s që vinin nga Gjermania Përëndimore në përpjekje për rrëzimin e regjimit komunist?.Në se përpjekjet e tyre do të realizoheshin,demokracia në Shqipëri do të vinte 40 vjet para se busti i diktatorit të shëmbëj në sheshin kryesorë të Tiranës.Nuk ka gjë më absurde që këta martir të lirisë të konsiderohen si “terroristë”sot edhe nga Parlamenti Shqiptar.             

 


0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page