top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Nene heroine antikomuniste

      Nga Avni Delvina

 

Nënë heroinë antikomuniste

Nadire Islami

 

 

Unë me teze Nadon, nënën e Izabela, Zamira e Klement Islamit…

 

 

Kur i shkova për herë të parë më 1988 në Berishë të vogël të Pukës (ku e kishte internuar familjarisht regjimi gjakatar komunist), së bashku me Edlirën…

 

Binte borë. Hajdari(i shoqi)i kishte vdekur para 20 ditësh. Ecëm nja 8 orë nëpër male pas shtyllave të telefonit. Na shoqëroi një fshatar në errësirë, nëpër rrëpira me llambë dore me vajguri. Mbërritëm natën në një kasolle në majë të një shkëmbi.

 

E thirri ai djali:

 

“Nadire, Nadire, Nadire”… Një zë i dobët u dëgjua nga brenda,… por kur dëgjoi, “hape teze se jam Riçja”… një klithmë e llahtarshme shpërtheu brenda kasolles! S’ju besonte syve dhe në dorë mbante një sopatë për t’u mbrojtur.

 

Kamioni me të cilin e mora (fotoja lart), kur e liruan nga internimi në fund të 1989. Kam veshur xhakaventon e Klementit, djalit të saj të vetëm...( Klement Islami ra heroikisht në përpjekje me kriminelët komunistë ndërsa notonte drejt lirisë).

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page