top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

NE STROFULLEN E SHTRIGES

 

Nga Eugen Shehu


SYRI I KAMERËS NË STROFULLËN E SHTRIGËS SË KUQE


Shtriga komuniste i quan kolaboracionistë ata nacionalsitë të asaj kohe që ishin në boshtin lëvizës për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, vizioni i tyre ishte një vend i bashkuar në kufijtë e saj etnik e historik,në mesin e shteteve demokratike evropiane të perëndimit, një Shqipërie që me çdo kusht duhej shmangur rrezikun vdekjeprurrës të komunizmit pansllavist dhe influencave serbo-greke


Në dy intervistat e fundit që gazetari dhe historiani i njohur Amerikan z.Bugajski i ka marrë vejushës së matufosur të diktatorit satrap, po ripërsëriteten të njëjtat demagogji sllavokomuniste shqiptare, por si për çudi kësaj radhe, sigurisht pasi që tashmë dita ditës po dalin në dritë arkivat e dokumentet nga më të ndryshmet të asaj periudhe që nga formimi i partisë komuniste e deri në përfundimin e asaj diktature gjysmëshekullore, që unë i kam trajtuar në dy dekadat me rresht në shtypin shqiptar dhe me botimin e librave të mia (7), tani kjo shtrigë e kuqe vazhdoi me demagogjitë e saja dhe lugatit të vet, të ofendojë për „kolaboracionistët“ dhe „hajdutët e lopëve“. Po meqë unë kam bashkëpunuar për tre dekada radhazi me ata „kolaboracionistë“ që kjo shtrigë dhe lugetërit e saj vazhdojnë t‘i quajnë, mua më ngacmon t‘i them disa fjalë pa u zgjatur shumë. Unë kam thënë edhe më herët dhe them se komunizmi pansllavist shqiptar, tërë jetëgjatësinë e saj krijoi armiq imagjinar për të „justifikuar“ krimet e saj, ajo për gjysmëshekulli sajoi ndaj viktimës vetëm akuza, urrejtje, mllefe e shpifje nga ma bizaret, duke poshtëruar mbarë kombin, që të dilte vetë i larë dhe për të shkruar „historinë“ e vet. Mirëpo, komunizmi nga ligësitë e veta pa dashur zbuloi fytyrën e vërtetë të veten, si e liga e ligësive.

 

Komunizmi e detyronte të vobektin që të mburrej si i pasur, të vyerin të thoshte se ishte i lumtur, ndërsa atë të ndershmin e veshte se ishte i poshtër, ndërsa kur egërsohej dhe torturonte atdhetarin e shndërronte në tradhtar, patriotin në spiun. Por, kur hutohej nga lartësia akuzonte të tërë fisnikërinë shqiptare si ordinerë. Historia shqiptare nuk ka njohur ndonjëherë në vete një kastë të tillë rrugaçësh, me shkolla nate, me kaq etje për të poshtëruar kombin e vet.


Me që aparati komunist ishin vetë hajdut e xhelatë, andaj kundërshtarët e komunizmit dënoheshin si ordinerë, meqë ishte i vetëshitur, ajo patriotët i shpalli kolaboracionistë, dhe meqë vetë edhe në shpirt dhe në filozofi ishte antishqiptare, atdhetarët i shpalli për tradhtarë. Komunizmi, ky kriminel i njerëzimit etiketoi fisnikërinë shqiptare me nofkën nga më të turpshmet, një fjalë popullore thotë “i përlyeri të përlyn“ ose „ i shari të shan“. Ndaj, kjo shtrigë e kuqe, e filozofisë së urrejtjes, u m’veshi viktimave të saja, atyre të dënuarve të përndjekurve dhe të persekutuarve politik, epitete nga më të ultat, si në kohërat e saja e lugatit të vet, kur montonte viktimave të saja akuza të paqena nga më të egrat,ma të trishtueshmet,ma të dhimbshmet, kur godiste njeriun e pafajshëm e të ndershëm, shtriga e kuqe dhe njëherë shpifi vese e dobësi fyese e poshtëruese para z.Bugajski, po ajo nguroi të thotë se komunizmi i saj, pushkatoi intelektualet e shquar, si intrigantë e spiun të të huajve, pronarëve ua grabiti pronat dhe i akuzoi si hajdutë, të gjithë patriotët i dënoi „tradhtar të popullit“ madje edhe i pushkatonte dhe pa gjyq në emër të „popullit“ ku popullin ata e shihnin si një kope dhensh dhe këta barinj, dhe gjithë nata që posedonin një copë toke i shpallte „kuakë“,por edhe ai që kishte një copë shtëpie, atë e fuste në bodrum.

 

Për të „justifikuar“ dështimin e vet, poshtëroi dhe copëzoi Shqipërinë, ku si zakonisht komunistët mbi gërmadhat e shpifjeve dhe vrasjeve, ngrinin „parajsën“ e mjerimit të gënjeshtrës e turpit, ku në emër të „njeriut të ri“ si të pa atdhe, për komunistët s‘ka rëndësi atdheu, si të pa komb, se ata janë proletar, vlerat nacionale për ta s‘kanë rëndësi, pa moral, pa fe, se ata nuk besojnë në Zot. Prandaj komunizmi i pushkatonte të gjithë ata të cilët e donin atdheun, ata që ishin krenar që janë shqiptar, ata familje fisnike që kultivonin vlerat morale familjare dhe që besonin në Zot. Mëkatarët komunist, që ende sorollaten në skenën shoqërore shqiptare, për fat të keq, krekosen kur shajnë urtësinë, edhe në këtë interviste“Tv albanian screen AS“ shihet qartë rebelimi i xhelatit, për të shpallur veten të pafajshëm. Vejusha e matufosur, siç shihet ende se paska kuptuar se për dallim nga diktatura komuniste, demokracia është sistem i ligjit, i drejtësisë, i tolerancës, por edhe i pendesës, ku kanë shanse bashkëjetese edhe mëkatarët. Mirëpo, mbase del dhe nga goja e saj,kjo shtrigë komuniste,dëshmoi edhe një herë se nuk meritojka t‘i shijoi frytet e demokracisë,ajo vazhdoi të fyeje me fjalorin e rrugaçërisë dhe me një frymë shtrige, ani pse të bëmat dhe gjëmat e saja dhe të tyre, jo një banjo por s’ka det që mund ti lajë,por ajo vazhdoi dhe më tej të fyejë, ani se vazhdon të gëzojë frytet dhe privilegjet e demokracisë,i fyen ata shpirtra që mbaruan përmes mundimesh e torturash, përmes shantazhit e terrorit, përmes togës së pushkatimit e litarit,ndërsa të dënuarit politik i quan „hajdut lopësh“ kur fshatari në Shqipëri ska pasur të veten asnjë kokë veze e le më lopën,por lopët6 e „Bllokut“ gjithmonë kanë kujtuar edhe lopët e kooperativave,ajo përsëri fyen të gjithë atë plejadë atdhetarësh e patriotësh, të cilët më shumë se veten duanin Kombin dhe Atdheun, tradhtar e kolaboracionistë. Po kjo shtrigë komuniste që kujtuaka Amerikën, dhe sa dollarë merka në muaj si pension, nuk tha gjë se sa burra të mëdhenj,intelektual e të shkolluar në universitetet më prestigjioze të botës, u eliminuan vetëm pse deshën perëndimin,që komunizmi i kësaj shtrige e quante imperializëm. Z.Bugajski bëri mirë që intervistoi këtë shtrigë komuniste,se fund të fundit shpalosi ajo të vërtetën që ne gjithmonë e thoshim dhe themi,se grupet komuniste shqiptare thirrën „vëllezërit“ komunist jugosllav të formojnë partinë e tyre që nga 1941,që më pas të shpallin luftën vëllavrasëse 1943, madje ajo deklaroi për një sërë marrëveshjes me jugosllavët në vitin 1946,duke lënë përfundimisht edhe Kosovën dhe viset tjera nën jugosllavi. Mirëpo, shtriga shtrembëroi dy fakte të rëndësishme, atë të Konferencës së Pezës dhe për Mustafa Krujën,ajo thoshte se: „kur u bë Konferenca e Parisit,delegati i Greqisë dokumentet i kishte nga Mustafa Kruja,nga një shqiptar,me këto na luftuan neve,dhe këta që kanë ardhur janë bijtë e tyre“.

 

Ky është një shtrembërim i qëllimshëm historik të tipi Puto e Milo e të tjerëve komunist shkrues. E vërteta është se Mustafa Kruja ka qenë në Paris në Konferencën e Paqes, dhe jo më 1946, por më 1919, në rolin e sekretarit të dërgatës shqiptare në të Konferencë,ku të gjitha materialet e Dërgatës formuloheshin nga Mustafa Kruja dhe Luigj Gurakuqi,që më pas u përcilleshin organeve drejtuese të Konferencës, kryeministrit Klemanso apo presidentit Amerikan Villson. Aty luftohej për tërësinë tokësore të shtetit dhe kombit shqiptar, në këtë dërgatë ku në gjirin e saj ishin edhe atdhetarët dhe intelektualët e ndritur të kombit tonë si Mit’hat Frashëri, Gjegj Fishta, Turhan Pasha, Luigj Bumçi etj. Kështu, është pa dashur të zgjatem më tej. Shkruesit komunist për gjysmë shekulli shtrembëruan dhe përvetësuan, gënjyen dhe përvetësuan historinë, meqë vetë e copëzuan kombin dhe atdheun, andaj të tjerët ata që luftuan me jetët dhe intelektin e tyre për Shqipërinë etnike që ishte definuar që më 1878, këta matrapazë të kuq, i quajtën kolaboracionistë e tradhtarë. Këtyre, shkruesve komunist u mungoi vetëm dhe pak sa edhe Skënderbeun ta bënin komunist, por me që para pesë shekujsh nuk ka qenë ky virus, ata heqin përmendoren e tij dhe vendosën bustin e diktatorit. Shtriga komuniste i quan kolaboracionistë ata nacionalistë të asaj kohe që ishin në boshtin lëvizës për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, vizioni i tyre ishte një vend i bashkuar në kufijtë e saj etnik e historik,në mesin e shteteve demokratike evropiane të perëndimit, një Shqipërie që me çdo kusht duhej shmangur rrezikun vdekjeprurës të komunizmit pansllavist dhe influencave serbo-greke. Këta burra të kombit, që shtriga i quan „kolaboracionistë“, ishin të gjithë të atij brezi burrash që kishin krijuar shtetin shqiptar të pavarur që më 1912, dhe ashtu mbetën deri në fund të jetës së tyre të tillë, duke pasur gjithmonë si yllin polar Shqipërinë etnike. Kjo frymë bëri që disa të mban in krahun e Boshtit për të evituar murtajën karpateske që i afrohej atdheut dhe kombit shqiptar, ajo murtajë që morri më pas me dhjetëra mijëra viktima shqiptare dhe copëzoi atdheun e tyre, murtajë e cila jo vetëm Shqipërinë londineze, por edhe atë nën robërinë jugosllave, shqiptare derdhi vetëm gjak e lot, burgime e vrasje, çarje e përçarje, ndjekje e shpërngulje, ky ishte rezultat i shtrigës dhe lugatit të saj. Andaj çështja e „Kolaboracionizmit“ në historiografinë shqiptare nuk është e mbyllur, cilat do qofshin përpjekjet për ta trajtuar si të tillë, në nivel studimesh kombëtare apo edhe më gjerë. Sot posedojmë një pasuri të madhe arkivash, të mbledhura nga Roma, Vjena, Parisi, Londra dhe SHBA-të, e vende tjera do t‘i shpalosim të vërtetat, kombi dhe shkenca le të vlerësojnë, ne jemi të hapur për ballafaqime faktesh, historianet le të heqin dorë nga demagogjitë, që fatkeqësisht ende na rrotullohen vërdallë, në disa sfera të jetës sonë shoqërore dhe kulturore. Unë dhe më tej do të flas edhe për M. Krujën edhe për Konferencën e Pezës, Të Bujani, e tjera siç kam bërë deri më tani, kombi shqiptar ka të drejtën të njohë të vërtetën e hidhur të së kaluarës, por edhe të gjykimit të drejtë e të paanshëm, kush meriton të mbetet në histori do të mbetet, kush jo do të përfundojë në garbiçen e plehrave, gjeneratat e reja duhet dezinfektuar nga e kaluara komuniste,për të ardhmen e tyre të kombit dhe atdheut tonë.

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page