- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Lutjet tona jane me ju

Lirak Bejko
Lirak Bejko, ish- i përndjekuri politik që kreu aktin heroik të vetëdjegies gjatë grevës së urisë, ndërroi jetë në një spital në Bari. Ai ndërmori aktin e rëndë të vetëflijimit më 10 tetor, kur grevistët kishin hyrë në ditën e 19-të të grevës së urisë.
Bejko tentoi vetëflijimin në ambientet e grevës së urisë, pas tentativës së Gjergj Ndrecës. Ish-i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca u bëri thirrje qytetarëve që ti bëjnë një varrim të denjë, Lirak Bejkos. Ndreca kërkoi që të mos spekulohet me emrin e Bejkos. “U bëj thirrje shqiptarëve të mos spekulojnë me heroin tonë të demokracisë. Bëj thirrje, deri në orën e varrimit, Bejko të përcillet me nderimet, me ritualet që i takojnë një shqiptari”. Ndreca ishte i pari ish-iburgosur politik që ndërmori aktin ekstrem të vetëflijimit duke ndezur trupin e lyer me benzinë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngushëlluar familjen Bejko për humbjen e të dashurit të tyre. Me anë të njoftimi të bërë publik për shtypin, Ambasada e SHBA në Shqipëri theksoi se “dëshiron t’i shprehë pikëllimin e thellë dhe keqardhjen familjes dhe miqve të Lirak Bejkos, i cili ndërroi jetë më 2 nëntor. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju në këtë kohë hidhërimi”.