top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Krimineli bredh i lire

Nga Ksenofon M. Dilo

 

Pluralizemi jetën ne vendin tone e filloi nga varret dhe jo nga djepi . Një atavizëm i trashëguar nga e kaluara  jo shume e larget ...

Bashkë me pluralizmin shkeli fuqishëm dhe këmba e mafies sé kuqe, që është dhe mafie  dhe shtet!  Shqipëria duhej të vishej né zi… 

Nata  e zezë sllavo-komuniste e përgjonte prej kohesh shqiptarin e ndershëm, atë që brënda urisë për bukë i rrinte uria për”LIRI – DEMOKRACI “

Vërshimi i kriminelëve, sadistëve erdhi e kapërceu  te Ai, shumë pika horizontin e kohës.   

Krimi temperatura politike e ditës .  Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar  -  vrasja ! 

 

Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar (!) s’do t’ja dijë fare për ligjin. 

Nuk e ka për gjë ta bëjë të bardhen te zezë dhe anasjelltas ! Kjo  është   fytyrë e vërtetë e jetës.

Dëshmi  listat e zeza! Masakra né malin me Gropa, vrasje “ me psikollogjinë e kundershtarit ” - vrasje nëpër shtëpira, né kufi,”aksidentalisht!!” ...

 

Një ëndërrim real tiranësh. Endërr e diktatorëve më përbindësha që ka njohur bota...

Dhe pse?!  Vetëm e vetëm se i trëmben  popullit që sunduan e terrorizuan,  i trëmben té vërtetës ...

 

Brumi tragjik  sa erdhi e ndërlikohet né duart e mjeshtrit Ramiz, odiseut dhelparan të zëmrës, që shfrytëzon  mjeshtërinë e fshehjes, teknikën   e të mashtruarit, shkathësinë e sajimit, praktikën né një vazhdimësi kryeneçe  si rrallë kush(edhe pse komunizmi mori goditje të rëndë né botë   e  llogjika komuniste vdiq),  “gjen e shpik” struktura të reja, që ashtu “novatore ” : “lëndon” të persekutuarin, rekomandon rotacionin ne drejtësi që  prona të mos vejë te i zoti…

Me pak fjalë e drejta të jetë e burgosur.. dhe drejtesia-azil padrejtësie !

 

I lumtë(!) kodit të ri demokratik, e liroi .., nuk “gjeti” dot  argumente  për të dënuar shefin e krimit, arkitektin e shkatërrimit të  Shqipërisë, të vazhdimësisë, si duket  stivosesen e shndrohen këto né pasurim të marksizmit - leninizmit, të ligjit të krimeve makabre, sa dhe sot kriminelë   bredhin të lirë !

Mbi të deklasuarin ra dhimbëshëm pabesia ramizjane...  Gjithë përpjekjet dhe arritjet bëjnë lojen e tyre… 

S’ mbahej përgjegjësi as për veprimin dhe  as për mosveprimin e drejtësisë. 

 

Vajton ,më 25 janar 91 në Sheper të Zagorisë e bija Memën, atë grua”këmbëngulëse si zagoritet ”, që ruante amanetin e burrit ( mbante me frymën e saj gjallë dhomat e shkretuara te Ilia Dilo Sheperit dhe Jani Dilos  e ”të tërë atyre burrave, të drejtë, të ndershëm, atdhetarë-që ishin vet-vetja  ! “  ky, qe dhe faji i saj !...  që,..u përcoll në atë arkivol të pahapshëm, thuaj se  imitonte heshtjen e njerëzve te saj të shtrënjtë  të burgosur : 

”C’patën kriminelët, ç’patën

Që erdhën  na vranë

Fshehur né  fshat

Fshehur né Tiranë! 

Andej porosira, këtu kasaphanë ! 

Zjarri moj Tiranë !  “… 

Zgjimit zagorit  nuk iu mbulua  dot e verteta  për” ata qe vinë ende rrotull, vampirë nëpër popull  dhe në se, 

 

 “Të gjithë të gjallët, vdesin një ditë 

            këta kriminela  do  vdesin për ditë “

                                                                                  veç,

                                                   ”...Humbën vlera, humbi fisnikëria.

                                                       Po s’varroset  kurrë edhe historia...”  

 

Martirja..mbetet padi  që  nuk  shuhet ,  si   një   legjendë  që  prodhon  histori  edhe  me jetën e vrarë të  Saj.

”Tani ai varr atje ..flet shumë, aq shumë sa ka historia për të folur…

Vitet e jetës të prera në mes- faqe dëshmonjëse se, s’ka tjetër, veç  DEMOKRACI  !    

Vrasjes tragjike.. ku mbetjet i kish sakatuar acidi, nuk ja mohoi dot ceremoninë mortore lufta klasore..

Shqetësoi kjo,né të njëjtën kohë ” zonat e shënjta ramiziste”  … 

Por...,gjat kohës dhe hapësirës zërat e e të vrareve na vinë né mënyrë të habitëshme .. 

Rrënjët  e ngatërruara të historisë, janë akoma gjallë...

“Strehuar”né kujtesë e né biseda dite, kanë marrë vulën e kohes…flasin për” një lojë” drejtësie…ngjarje që sjell tronditje… ngacmojnë   frikën e imagjinatën e njeriut.. sa.. dhe skeptikët ndalin…  

Atë që nuk e bënë shekujt duket që e finalizon e tashmja…

Një sulm final, ndaj shqiptarizmit!:  të zhduken dëshmitë..,ta çrrënjosim nga vëndi dhe historine..., lulezon pandershmeria ! 

 

  Kriminelet e kuq s'kane  Atdhe. Per  ta Atdheu  nuk është Atdhe por, diçka që mund të shkelet, te percmohet, te perdhunoet... 

Me një antishqiptarizëm të paparë u vunë né jetë skenarë  spastrimi. 

 

Krimet i bëri shteti si né Tiranë, Leusë të Përmetit, Sheper –Zagori , Shkodër etj.  Familje opozitaresh dhe patriotesh ishin ato qe u masakruan dhe  shteti nuk dënon dorasit e vet . 

Kriminelët nuk ndeshkohen!  Vrasje ngado e, asnjë e dhene për krimet-  në tranzicion. 

 

 Pantera e zezë, ende e pa ngopur, kërkon perseri gjak !     

Juda çirret: demokracinë e solla pa gjak(!)-( vetëm pa gjak komunistesh-kjo eshte me se evertete...), 

..me gjak e kishin marrë pushtetin, me gjak  e mbajtën dhe me gjak do ta dorëzonin.

Mukja ku u krye tradhetia kombetare ende kullon  gjak…

 

Populli e dinte fare mirë për atë që shkruhej e vulosej  né naten e errët komuniste, edhe pse ju shitën “ ëngjej” të bardhë nga kapardina, që ti zgjatnin ditën e zezë…

 

”Kujdes ,bir,tani që thonë lufta e klasave u hoq..tani e forcojnë atë më shumë.Këta tërë jetën e tyre, këtë kanë bërë dhe  bëjnë  gjithnjë-të kundërtën e asaj që thonë”- porosiste   Nëna atë ditë janari 1991 se,    “ujku ujkun nuk e ha, i kuqi Njerinë  e ha” ! 

Këtë ja kish vërtetuar  praktika e jetës aq e hidhur  ne kete 50-te vjet terrori  ...

 

Dhe,të mos harrojmë sa me e madhe –zija aq më “vigjilente” qeverria e stabilitetit për të mos dalë né dritë” forcat e errata”.

Po gjykimi?

–Pazar tiranesh! Drejtesia vret drejtesine!

I bën iso krimit , pra  “shteti nuk merr hak” ... !

E keqja prodhuar me dorën e shtetit. Degëve u fshihet rrënja . Viktimës nuk i lejohet  mbrojtja!  Vendimi i gjyqit nuk  jepet me shkrim… 

Vetë mos zbatimi i ligjit prodhon dhunë. Kriminelët né prokurori ,  gjykatë,hetuesi,né parti e shtet . 

 

Bestytnia zyrtare vrasjet i konsideron për”para” duke diskredituar Demokracinë që po vinte.  Krimi merr pashaportë  "njerëzore” komuniste .  

“Aty ku ka errësirë –thotë Hugoi- ka dhe krime “ (né parlament deputeti: ”né Gjirokastër jetë të qetë!!!”-deklaronte).

Veç, atyre që mblodhen paratë dhe shkaterruan familje te tera dhe gjithshka per afro 50 vjet,nuk u prek as dhe një qime floku !   Duan (!)ti gjëjnë“ paratë” atje ku janë bërë  arrestime, linçime ...

Kontrolle nga sigurimi,  sa nuk u ka ngelur pëllëmbë e cep pa shikuar, ku mund, shumë-shumë të ketë shpëtuar ndonjë libër se, dhe  rrobat e trupit   që  kanë  gjetur u janë rrembyer-grabitur !?  

Drejtësia e gjën veten si një fëmijë që ka shkatërruar vetë lojën e tij.  Një çorganizim i organizuar !

E gjitha  është vetëm xhirim i filmit ramizjan për të shikuar si zhytet né llum jeta e të deklasuarit.

 

Trishtohet, lëndohet shpirti  i njeriut !   Dhe mos  habitni që fjala arësye nuk ka kuptim !

Me të drejtë  pyetet, ku është Liria, kur shtetasin nuk e mbron ligji ,kur prona nuk shkon te i zoti ? !  Taktika e teknika,të  stërholluara (!),  harrijnë të bëjnë “mrekullira”...të tundin malet(!)..

 

Me gur varri mbulohet njerëzorja…e vërteta.  Një gjëndje stabël né lëkundje, njera duartroket tjetra zhgënjen, do me thënë asgjë e sigurtë në këtë diktaturë të trazuar te ashtuquajtur demokratike !    

U përhap psherëtima e habisë:Të persekutuarit, që jane dhe kraharori i demokracisë ,  duan ti lënë si bij të këqij shqiptarë… 

Duhen kosideruar si objekte që duhen shkaterruar e të humbasin dinjitetin ...

 

Pra, pas krimit fizik harriti ai psikollogjik, që trondit që né themelet e tij më intime njerinë.  Kësaj përsosmërie, jo që nuk ka asgjë për të shtuar, por  nuk ka dhe asgjë për  ti hequr. 

Nuk ka nevojë për fjalë: Drejtësia vepron dhe si ai zjarr-fiksi që kërkon të shuajë zjarrin  me benzinë...dhe e tere kjo përshkundje shpirtërore ngjason me një trazim pafund.

Kush  mbron kriminelet-thotë mënçuria e popullit-është më kriminel nga kriminelët !  

 

C’do devijim nga qëndrimi ndaj krimit të shtyn né  rrjetën e merimanges sé kuqe se,  atje ku ka krime dhe korupsion,i zihet fryma DEMOKRACISE, nuk ka  dhe s’mund të ketë Demokraci !

Duan ,(ata qe vetëm me fjalë janë  pro amerikanë, pro perëndimorë se,me mëndje e zëmer janë lindorë të ideollogjisë  sllave, ruse...), 

një SHQIPERI të dobet,të rrëzuar né batakun e turpit,të mos ketë fuqi të ngrihet né këmbë me dinjtet shqiptari. 

Po, le të hulumtojmë né të kaluarën tonë burra të shquar si Mit’hat Frashëri,Isuf Luzi,Jani Dilo,Nexhat Peshkëpija, Hasan Dosti,Stavri Skëndi,Vasil Andoni,Hysni Lepenica ,Thoma Orolloguaj,Arshin Pipa, Martin Camaj etj .etj . që kanë sakrifikuar për Liri e Demokraci lihen ne harrese ose baltosen si ne kohen e diktatures.

Në këtë fushë do zbulojmë begatinë,durimin dhe pas tij besimin né triumfin e Demokracisë,të atyre që nuk e panë Atdhenë të çliruar që luftuan kundër fashizmit,nazizmit, e komunizmit,mbetën me një brengë të rëndë shpirtërore por, moralisht kishin triumfuar  ndaj armikut, ndaj pabesisë sé tij,ndaj tmerrit  që mbolli né rrugën e nisur dhe sosur né krime. 

Ata u dhanë me mish e me shpirt pas një idali, pas idealit kombëtar dhe  nuk ju trëmbën vdekjes, sakrifikuan gjithçka për Liri e Demokraci perëndimore. 

E përsërisim, detyra  është ti kujtomë me zëmër-ngrohtësi gjithë martirët, heronjtë,personalitetet e kombit, jo se kanë nevojë ATA por ATDHEU ka nevojë për TA, prandaj nuk duhet ti  lejojmë   ata që,  gjakosën flamurin me gjak vëllai  ,të gryejnë ç’do ditë besimin e njerëzve te DEMOKRACIA.

 

Njerëzit kanë humbur shijen e të qeshurit nga 4 shkurtet e përgjakëshme  ramizjane nga ato vrasje në kufi..,né shtepira, tek  e tek e çift e çift qyteteve e fshatrave, ku djalit iu grinë duart né makinen e mishit né sy te memes tij(né lagjen A. Demi ,Tiranë,gruaja u bë copë ,cope (né Leusë të Përmetit)..  acid shiringe përdoret .…

Djem që kërkonin një jetë më të mirë vriten pa paralamërim né kufi  e hiqen zvarrë pas traktori(edhe pse u- hoq neni i arratisjes)!  

 

Drejtësia ka dështuar !  Po, ajo  nuk ka funksionuar…! Prokurore, kryeprokurore e avokate populli  jane po ata te djeshmit.  

Krimi tronditi botën shqiptare,    hesht ai  që tradhëton DEMOKRACINE .  

 

Eshtë obligim  etik, moral politik që  kriminelet ti jepen drejtësisë. 

Ka ardhur koha që, drejtësia ta thote fjalën e saj e jo të heshti si né vrasjen  makabre të burgosurit politik Fore Pocolit me të shoqen etj.  

U afruan e u shperblyen ne Tiranë… kriminelet e masakrave.  Punë “delikate” të mbahet gjarpëri né gji…

Arësyetimi dhe gjykimi popullor flet: si është e mundur të zvarritet kapja e autorëve të vrasjes makabre në Leuse të Përmetit?! 

Akoma do pritet që sadistet të mos japin llogari për krimi që ka tronditur aq shumë zemrat e njerëzve të ndershëm? ! 

Akoma të kurajohen kriminelët? Veprime të tilla për Drejtësinë janë si ai karrocieri ,që vendos karrocën para kalit për tia terhequr ! 

Ku po vemi ?...!  

 

Kur të molepsurit,të zgjohen nga gjumi i iluzioneve,të shohin të vërtetën né sy  se, si kanë prekur palcën e shëndoshë të jetës shqiptare, nuk do t’u mbetet gjë tjeter  rrugë-dalje veç ,alkoli, droga ose të bëjnë vet-vrasje.

E tanishmja ushqen me  të vërteta  tragjike! 

 

Krimineli bredh i lire,se krimi nuk ndeshkohet, e drejta  është burgosur!!   Drejtësia katandisur-azil Pandershmërie ! Me i hidhuri korrupsion –né drejtesi! 

Një lidhje martesore  qe nuk eshtë né krizë… Muaji i malti i Fehmijve.. nuk duhet të vazhdojë më . 

E vërteta shumë e qartë,madje me ngjyra  : barbarizmi ka lëshuar rrënjë të thella…

Vriten njerez né mënyrën më barbare sa dhe Shekspiri do ti kish zili   skena të tilla  ferri;... masakrat vazhduan.  

 

Ramizi e ramizistet  ruajtën heshtjen, kthyer drejtësia  né një mjet  mashtrimi .  Më shumë fajtor  dhe se ai, që bën krimin,ai që bën errësirën.

Mos vallë marrëdhëniet  ndërkombëtare  janë të tilla që lejojnë të shkelet e drejta e jetës?  Apo krimi,hipokrizia,paska më  pushtet nga e drejta?   

Ahere si mund të pretendojme Demokraci,  kur parimet e drejtësisë janë hedhur né erë!?

 

Cudia nuk duhet të vazhdojë… Le të shpresojmë se  skenari i tragjedive klasike, për krime të tilla të tmerrëshme  të parrëfyeshme  né gjithë shqiptarët që humbën  të dashurit e tyre,si të skllevërit ë kohës sé lashtësisë.

që vriteshin barabarisht dhe pasardhesit e tyre mund të jetonin vetëm nën mëshirën e kriminelëve,do ti jepet fund ... 

Ndryshe, nata e zezë sllavo-komuniste përgjon… besnikë të gjenetikës dhe ideollogjisë sé saj , trashgimtarët e diktaturës do vazhdojnë né gjykimin e Bajronit për diktatorët : “Gjaku do gjak,dhe kush me gjak e nis,do vazhdojë jetën ca më keq me gjak”…4 shkurte  të përgjakëshme ramizjanë ofrojnë;...e keqja e djeshme vihet né majmeri...

 

 

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page