top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Krime

  Bedri Blloshmi

 

Kjo listë me emrat e të vrarëve në kufi në vitin 1990, nuk kerkon as grup parlamentar as hetuesi për të siguruar fakte. E vetmja kërkesë është VULLNETI, të cilin asnjë nga ligjvënësit nuk e ka dhe as do ta ketë, sepse ata nuk kanë ndërmend ta prishin kontratën me të kaluarën.

 

Akuza është e qartë: Keni shkelur ligjin e kohës suaj. Keni bërë terror shumë vonë, në vitin 1990!

Por çfarë thotë Ina Rama ? Po Shpresa Beci? Mos bëjnë ndonjë interpretim të ligjit duke thënë se ka kaluar afati i kryerjes së krimit?

 

Nazistët edhe sot pas kaq shumë vitesh ndiqen e dënohen për krimet e kryera në Luftën e Dytë Botërore. Po krimet e komunizmit sa e kanë afatin?

 

LIGJ nr. 7380, datë 8.5.1990 PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN PENAL TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

KUVENDI popullor I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:

1. Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:

"Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave".

.........

“ 9. Neni 127 ndryshohet si vijon:

Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit

“Kalimi i paligjshëm i kufijve të shtetit dënohet:

- me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet”.

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.

 

SEKRETARI I PRESIDIUMIT             KRYETARI I PRESIDIUMIT

TË KUVENDIT POPULLOR              TË KUVENDIT POPULLOR

TË REPUBLIKËS POPULLORE      TË REPUBLIKËS POPULLORE

SOCIALISTE TË SHQIPËRISË         SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Sihat Tozaj

 



Lista e te vrareve


 

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page