top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Komunistet ne VOA

 

   Nga Çelo Hoxha


Komunistët në krye të Zërit të Amerikës


Zëri i Amerikës (seksioni shqip) ka qenë zëri i lirisë për shqiptarët prej një kohe të gjatë. Edhe në ditët e survejimit më të egër, në Shqipëri njerëzit e gjenin një mundësi për ta dëgjuar. Kjo sakrificë pati dhe viktimat e saj: ata që u dënuan me burg vetëm se dëgjonin Zërin e Amerikës janë numër i konsiderueshëm. Në prag të rënies së komunizmit, deklaratat kundër regjimit, edhe pse artikuloheshin në Tiranë, përhapeshin në kryeqytein e Shqipërisë dhe gjithë vendin përmes valëve nga Uashingtoni. Veç lajmit pa cencurë, Zëri i Amerikës transmentonte autoritet.


Një tjetër stacion radiofonik ndërkombëtar, me lajmet në gjuhën shqipe për një periudhë të gjatë, BBC, nuk u bë kurrë një konkurent i Zërit të Amerikës. Arsyeja kryesore ishte se BBC ka qenë gjithmonë me frymë të majtë, kurse, në rastin e seksionit shqip, ky dimesion shkonte më thellë: BBC në shqip u themelua (1940) nga një komunist. Tajar Zavalani u shndërrua në kritik i regjimit komunist të Tiranës pas luftës, por stacioni nuk e braktisi frymën e majtë. Jo vetëm kaq, më 1967, një vit pas vdekjes së Zavalanit, BBC i braktisi shqiptarët, pikërisht kur diktatura komuniste ishte në kulmin e saj. Kur ky stacion u rihap më 1993, ai u mbush me gazetarë që i kishin shërbyer me devotshmëri diktaturës. Shumica e njerëzve nga Tirana që u punësuan aty, të cilët i thërras gazetarë për konvecion, nuk kishin lidhje me profesionin e vërtetë të gazetarit. Në Shqipëri, gjatë diktaturës nuk kishte institucione që zhvillonin gazetari, ato që konsideroheshin medie ishin thjesht institucione propagande. Veç të tjerave, ato kishin të njëjtin status sigurie si degët lokale të institucioneve kryesore të dhunës: Ministria e Punëve të Brendshme dhe Sigurimi i Shtetit. Për vende që s’e kanë pasur përvojën e diktaturës, mënyra më e lehtë për t’i kuptuar mediet e dikaturës është t’i krahasojmë me repartet ushtarake, të cilat janë ekskluzive vetëm për ushtarakët. Në mediet e regjimit punonin më besnikët e tij: fanatikët.


Duke punësuar njerëz të tillë, misioni i BBC në shqip s’ka nevojë për shpjegime shtesë, por viktimë e kësaj tendence ka rënë dhe Zëri i Amerikës. Edhe aty, në dy dekdat e fundit janë punësuar shumë “gazetarë” nga Tirana, të cilët, çuditësisht, janë përzgjedhur vetëm nga ata që kanë qenë nëpunës të institucioneve të propagandës. Dëmi i këtij veprim kuptohet më qartë nëse imagjinojnë sikur anëtarët e Byrosë Politike, pas rënies së diktarurës të shkonin në SHBA dhe të punësoheshin në funksione të larrta në adminstratën amerikane. Gazetarët e diktaturës ishin, në fushën e tyre, të po asaj që cilësie që ishin dhe politikanët, në fushën respektive të veprimit.


Më 24 shkurt 2014, një nga “gazetarët” e Tiranës i punësuar te Zëri i Amerikës, Arben Xhixho, shef i seksionit shqip, pezulloi nga puna dy motrat Islami, Isabelën dhe Zamirën. Ky është dënimi i dytë familjar i këtyre dy zonjave, herën e parë u internuan – familjarisht – në Çermë të Lushnjës, më 1975.


Historia e Isabelës dhe Zamirës është e dhimshme për familjen e tyre, e turpshme për regjimin komunist të Tiranës dhe shndritshme për kombin shqiptare. Gjatë arratisjes me not nga Saranda në Korfuz, ato humbën vëllain, i cili, kishte kaluar një periudhë të gjatë në hetuesi, torutura fizike dhe psiqike – dhe kjo është dhimbja e tyre. Shkaqet që i nxitën ato dy vajza, notare jo profesioniste, të kalonin me not një largësi rrënqethëse për mua dhe kur e mendoj, ndërkohë që vija bregdetare ruhej me prozhektorë dhe snajpera të cilët qëllonin vetëm në mish, ishte turpi i regjimit komunist shqiptar, i cili I detyroi qytetarët e vet të merrnin për sipër çdo lloj sakrifice, pa u trembur nga pasojat, sepse, çfarëdo që të ndodhte, përfshi dhe vdekjen, ishte më e pranueshme se jeta në atdhe. Dhe, duke mbërritur në brigjet e Korfuzit e më tej, Isabela me Zamirën i përcollën botës mesazhin se shqiptarët nuk ishin dele, po rnjerëz që e donin lirinë, madje mes tyre kishte – e këta ishin krenaria e kombit – të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka. Ato ishin heroinat e lirisë; Klemnti, vëllai i tyre, u bë dëshmori i saj.


Mirëpo, liria nuk erdhi vetëm për ata që luftuan për të. Pas rënies së komunizmit, drejt Amerikës shkuan dhe komunistët. Një prej tyre është dhe shefi i seksionit shqip të Zërit të të Amerikës. Duke mos dhënë shpjegime për pezullimin e dy ikonave shqiptare nga puna, Arben Xhixho tregon se arsyet e atij vendimi nuk janë të denja për transparencë. E, ajo që meriton të fshihet, në s’është kriminale, është patjetër e turpshme.


0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page