top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Hapja e dosjeve. Dekomunistizimi...

Nga Mërgim Korça


Hapja e dosjeve. Dekomunistizimi.  Gjuha e njësuar shqipe.

 

Kushi lexon dy temat e para, (herë, herë të trajtuara shumë bukur e me logjikërigoroze, herë të keqtrajtuara apo edhe të vulgarizuara në faqet e shtypit tëpërditshëm), natyrshëm mendon se bashkëshoqërimi i temës së tretë me dy tëparat është një lajthitje kompiuteri, ose ç’ështëmë e keqja, mbase një lajthitje e autorit të shkrimit.


Jo,i nderuar lexues, nuk është ashtu siç duket në pamje të parë.   Ju lutem ndiqmëni përgjatë vijës arsyetimittim.


-Hapja e dosjeve -  Mbas shkërmoqjes së sistemit të diktaturës nëShqipëri, (se tek ne ajo nuk u përmbys), nuk u bë asnjë proces si ai i Nürenberg-ut, i cili t’i dënonte përgjegjësit kryesorë akoma të gjallë tëkrimeve të pashëmbullt përgjatë diktaturës, pa le të dënoheshin së pakumoralisht, qoftë edhe pas vdekjes, pjesa tjetër e arkitektëve dhezbatuesve të atyre krimeve !   Prandaj sirrjedhojë, sa e pabesueshme sot e gjithë kjo zhurmë për bashkëpunëtorët eSigurimit famëkeq të Shtetit, kur, (sa për të sjellë ndonjë shëmbull), ishprokurori i tmerrshëm e në vazhdim edhe Kryetar i Gjykatës së Lartë që përdyzet’e shtatë vite veç torturoi, dënoi me vdekje edhe pushkatoi, pret t’i vijëora e vdekjes nga Perëndía, por ama pa i pasë hyrë ferrë në këmbë lidhur mekrimet çnjerëzorë të bërë prej tij !   Osekur, (sa për një shëmbull tjetër), ministër i Brendshëm e pra shefi i atyre qëme dhunë të jashtëzakonëshme i detyronin fatzinjtë nënëshkrues të deklaratavetë bëheshin agjentë sigurimi, e pastaj me urdhër të tij u asgjësuan dosjet eagjentëve si t’i vinte mbarë atij dhe vijës partisë tij të dikurëshme, edhe sote kësaj dite vazhdon e predikon moral si edhe patriotizëm nga tribuna eParlamentit Shqiptar!   Prandaj kërkesalidhur me hapje dosjesh sot, 18 vite mbasi diktatura u shkërmoq, më ngjan seështë hakmarrja e fundit e hetuesve të sigurimit ndaj asaj kategorie të dhunuare të zvetënuar informatorësh, të cilëve jetën u a bënë asokohe vdekje !  Pa hyrë këtu fare e të analizojmë se si filanhetues, kur viktima e tij nuk i dorëzohej, i a mori firmën si bashkëpunëtor mesigurimin duke qenë ai i lidhur duar e këmbë e duke i sjellë të bijën 19vjeçare përpara e duke i dhënë urdhër një bishe me fytyrë njeriu e maskara t’apërdhunonte në syt’e t’et !   Dhe mjeraniqë  u kishte qëndruar torturaveçnjerëzore pa u thyer, atëbotë u thye ! U bë agjent sigurimi !  Këtij t’ihapet dosja ?  Përse ?   Veç po qe për t’a kënaqur deri në fund atëhetuesin e tij shtazarak, në qoft’akoma gjallë !   Megjithatë,le të hapen dosjet sepse ka 18 vite që i hapim apo nuk i hapim e veç përshantazh politik është përdorur ky kërcënim dhe akoma vazhdon e përdoret edhesot !   Le tëhapen e të marrë fund kjo loj’e ndyrë e prirë nga interesa vetiake të ngushta dheshantazhe të pafund.  Por ama nuk duhet harruar edhe fakti qëçdo bashkëpunëtori sigurimi, në çastin që ai hynte në radhët e P.P.Sh.-së sianëtar i saj, dosja e tij asgjësohej.   Pse?  Sepse secili komunist duhej të ishtenjë informatori partisë ! Pra penalizimi eventual është shumë më i shtrirë nga ç’mundtë mendohet, që nga maja e piramidës e poshtë ! Doemos pastaj me penalizimin lidhet edhe shkalla e përgjegjësisë përsecilin ish agjent të sigurimit, simbas aktivitetit edhe dëmeve të shkaktuara.   Kursepër ish komunistët, nxjerrja e përgjegjësisë ndërlikohet akoma më shumë sepseka patur daç komunistë, tejet aktivë me sigurimin, por ka patur edhe nga ataqë  e përbuznin atë bashkëpunim.  


- Dekomunistizimi -   Saështë spekulluar edhe vazhdohet e spekullohet e ne e dëgjojmë këtë folje tëzgjedhuar në të gjitha mënyrat, kohët si edhe vetat e ndryshëme.   Po konkretisht, ç’është bërë përdekomunistizimin deri më sot ?   Edhekëtu, sa për të sjellë një shëmbull, tek shtrohet parimisht që kush ka qenë medosje nuk duhet të mbulojë post shtetëror, akademik apo as edhe drejtues nësistemin arësimor, ka thuajse dy dhjetvjeçarë që ish ministër i Arësimit  përgjatë  diktaturës  Enver  Hoxhësdhe zv/Kryeministër e Kryetar Parlamenti mbas 1991-shit në vazhdim, ngafoltorja e Parlamentit akoma sot vazhdon e na predikon e përgjërohet përdemokracínë e themeltë pa le jep mëndje e bën edhe intriga për koalicionepartiake !   A ka farsë më të turpëshmese kjo në një kohë që flitet për dekomunistizim të vëndit ?   Ky vetëm një shëmbull paradoksal  që të bën të buzëqeshësh se lotët rrethmynxyrave komuniste tashmë janë tharë !  


Nëvazhdim, ësht’e qartë se njëra nga pikat nevralgjike lidhur me dekomunistizimine vëndit është rishkruarja e historisë kombëtare larg binarëve të interpretimittë fakteve historike simbas marksizëm-leninizmit.   Ky rishkrim duhet mbështetur në faktet siedhe rrethanat historike që duhet të qëmtohen në arkiva, të plota dhe jo tëcunguara sikurse i janë paraqitur popullit për 47 vite përgjatë diktaturës sëegër komuniste nga ana e  atyreprofesorëve që i shfytyruan ato për t’ia përshtatur historinë vijës së partisë!  Fryma e profesoratit që e shkroihistorinë sipas interesave jugosllave më 1947-tën, e që e rishkroi atë mbasprishjes me Jugosllavinë, e korrigjoi mbas daljes nga Kampi Socialist e nukpushoi së shfytyruari atë mbas prerjes së lidhjeve me Kinën e Mao-s, sot ebartur nga disa prej atyre vetë akoma të gjallë ose nga pinjojt e asaj plejade mashtruesishe shfytyruesish të historisë që vazhdojn’edhe i bien këmbanës historisënga po ai këndvështrim, vazhdon dhe është fryma zyrtare sot  !   Kjometodikë çdo gjë mund të quhet por jo dekomunistizim, përkundrazi !


Përgjatëbrazdës së dekomunistizimit vijmë tashti e trajtojmë temën kryesore të kësajanalize, atë që sipërfaqshëm dukej si e pakuptimtë e radhitur krahas dy tëtjerave, e konkretisht :


-Gjuha e njësuar -   Që me shkërmoqjen e diktaturës, në një farë mase ështëshkruar rreth problemit të gjuhës njësuar, pro edhe kundra.  E qartë se ithtarët e saj, herë ish hartuesite Fjalorit të Gjuhës të Sotme Shqipe (botim i vitit 1980 – M.K.) dhembështetësit e Kongresit famëkeq të Drejtshkrimit të vitit 1972, ose edheletrarë me emër, tashmë jo duke e mbrojtur vijën e partisë si edhe direktivat esaja të asokohëshme zyrtarisht, por e kanë futur diskutimin krejtësisht nëmënyrë pragmatike, në një shteg të mbiemëruar patriotik !   Shëmbull ata sjellin kosovarët që e përkrahën siedhe që gjuha e njësuar është njësuar me të folmen e çdo kosovari.   Dakord, por unë problemin e kam tejet largkësaj vije arsyetimi.   Banalizimi i dytëkrejtësisht dhe artificialisht naiv që i bëhet problemit, është thjeshtësimideri në farsë kur shtrojnë argumentimin se veçse një formë e së folmesdialektore veriore është lënë jashtë trungut të Gjuhës së SotmeShqipe.   As këtij aspekti të mbrojtjessë tezës komuniste nuk do t’i kundërvihem sot sepse jashtë interesave tëproblemit që në vazhdim do të trajtoj.  Por, e gjithënjë ka një por, sikurqindra artikuj e analiza të shkruheshin rreth kësaj pike, të gjithë së bashkunuk do të kishin as fare skajshëm peshën specifike shkencore që paraqet, (aivetë pa folur fare), fjalori i studjuesit Mehmet Elezi.  Fruti i punës së gjuhëtarit në fjalë, ibarazuar për nga vëllimi i punës përballuar nga ekipi me në krye Prof.AndrokliKostallarin, ësht’i barazpeshë sepse kemi Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (ivitit 1980) që është sinteza e të gjithë arritjeve të Kongresit tëDrejtshkrimit të vitit 1972, që trajton rreth 41000 fjalë dhe mënyra tëshprehuri, po aq sa trajton edhe Fjalori i Gjuhës Shqipe me autorMehmet Elezin por, me të vetmin ndryshim se ky i fundit nuk përmban asnjë fjalëq’e ka trajtuar fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe i Profesor A.Kostallaritme shokë.  Përfundimi logjik të shpije nëpohimin se studjuesi Mehmet Elezi ka vërtetuar, e zezë mbi të bardhë, sefjalori kostallarian nuk ka lënë jashtë gjuhës së njësuar një tëfolme krahinore shqipe, por ka lënë jashtë saj një gjuhë të dytë shqipe !   Me që sa dhe si dua të vërtetoj sotnuk ka lidhje as edhe me këtë pamje të diskutueshme të gjuhës njësuar, po e letashti këtë argument për herë tjetër dhe po futem në thelbin e problemit  të sotëm.  


Nëhyrjen e shkrimit i trajtova dy problemet rreth të cilëve aq zhurmë po bëhetsot e doemos edhe e vura në dukje pikëpamjen time se të dy problemet, siçështja e hapjes së dosjeve e gjithashtu edhe problemi i dekomunistizimit janëvetëm butaforí për perëndimorët ! 


Nëvijim dua të rikujtoj edhe t’a theksoj se tekstet e historisë, endé të hartuarsipas frymës komuniste, vazhdojnë edhe e bëjnë punën e tyre  intoksikuese (helmonjëse) nëbrezat e rinj.   Kjo një dukurí e njohur.  


Kursenë vazhdim dua t’a trajtojmë së bashku me lexuesin, hap pas hapi, problemin qëun’e quaj  më i rrezikëshmi në drejtimin evazhdimittë infektimit të rinisë me virusin e komunizmit sepse që ngaviti tashmë i largët 1991 e deri në vitin 2002, krahas entuziazmit edheeuforisë së politikanëve të ashtuquajtur të djathtë se ishte përmbysurkomunizmi e se po bëhej dekomunstizimi i vëndit, ideologjia komuniste vazhdontedhe në trajtën e një solucioni intravenoz u injektohej brezave të rinj dhestudjuesve të rinj të fushës së gjuhësisë minutë mbas minute, ditë mbas diteedhe vit mbas viti !   E kërkush nuk e vintenë dukje.   Formalisht artilieria edekomunistizimit godiste tekstet e historisë. Po vetë historianët në ç’ujra notonin ?  Ata vazhdonin dhe e bënin punën e tyre çiltas, zyrtarisht dhe ...vazhdonin e botonin tekstet e rinj me ideologji të vjetër !   Por, me që paralelizma e ime këtë herë ka siobjektiv armikun e maskuar, unë do të merrem me ideologjinë komuniste e cilabartej nga Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (botim i vitit 1980).   


NëParathënien e Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe botim i vitit 1980, pa undalur fare në propagandën e hapur partiake që bëhet atje, ndalemi tek njënocion që jepet e përsëritet ... “ Duke umbështetur në konceptin materialist e historik për gjuhën si dukurí shoqëroredhe duke e parë fjalën si njësi themelore të saj, ky fjalor niset e përshkohetnga një vlerësim i ri teorik i normës gjuhësore”.   Më tej vazhdon e theksohet se “ Shpjegimet e vlerësimet e fjalëve e tëshprehjeve mbështeten në ideologjinë proletare, marksiste-leniniste, në pozitate shoqërisë sonë socialiste “.   Epër t’a mbyllur me parathënien nuk rri dot pa e vënë në dukje pohimin ... “ do të jetë një (fjalori-shënim i M.K.) mjet i ri me rreze të gjerë veprimi ... përtë thelluar punën me gjuhën në shkollëntonë ... “.  Është krejtë idukshëm qëllimi se si fjalori në fjalë do t’a përçonte ideologjinë e partisë nëshkolla pra, gjuhë sido që e cunguar, por ideologji ... e plotë !


Mbështeturnë këto konsiderata, marrim tashti e analizojmë terma të veçantë ose njësifrazeologjike të fjalorit që kundrojmë krahasuar me fjalorë shpjegues dhe meautoritet shkencor të huaj, krahasim i cili do të na bëjë pastaj të deduktojmëedhe përfundimet logjike shkencore.


Efillojmë me si e shpjegon Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe i vitit 1980 (F.Gj.S.Sh.-‘80)termin KOMUNIZËM– 1 Rendi ekonomiko-shoqëror më i lartë, që vjen pas kapitalizmit, pas fitoressë revolucionit proletar dhe vendosjes së diktaturës së proletariatit, kusundon plotësisht prona e përbashkët mbi mjetet e prodhimit dhe ku ështëzhdukur shfrytëzimi i njeriut prej njeriut dhe shtypja kombëtare; faza e dytë,faza më e lartë e këtij rendi (pas ndërtimit të plotë të socializmit), ku nukka më klasa e ku sundon tërësisht prona e gjithë popullit mbi mjetet eprodhimit, ku marrëdhënjet në prodhim, forcat prodhuese e ndërgjegja e njerëzvearrin një zhvillim shumë të lartë, ku sigurohet barazia e plotë shoqërore e tëgjithë anëtarëve të shoqërisë, zhduken dallimet thelbësore ndërmjet qytetit efshatit, ndërmjet punës fizike e punës mendore dhe ku vepron parimi “secilisipas aftësive, secilit sipas nevojave.  Ndërtuesit e komunizmit. Faza e parë ekomunizmit është socializmi. Shkojmë drejt komunizmit. 


SipasWebsters New Dictionary (W.N.D.) nocioni komunizëm shpjegohet si vijon :  communism– Rendishoqëror në të cilin prona private ështëzhdukur dhe të gjitha sendet janë të përbashkëta.


NdërsaLongman Dictionary of American English (L.D.A.E.) jep shpjegimin :  communism– Njësistem politik në të cilin qeveria kontrollon të gjithë prodhimin e ushqimevedhe të mirave materiale në mungesën e pronës private. 


Kursesipas Scribner-Bantam English Dictionary (S.B.E.D.) përcaktimi bëhet :  communism– 1Teoriose sistem ku e gjithë prona përfshirëindustria është pronë e gjithë popullit dhe kontrollohet në emrin e tij nga njësistem qeverisje totalitar nëpërmjet një partie të vetme. 2 Lëvizje politikepër vendosjen e komunizmit.


Aka nevojë për koment krahasimi i përcaktimeve që i bën nga njera anë nocionitkomunizëm F.Gj.S.SH.-‘80 e nga ana tjetër si e përcaktojnë të njejtin nociontre fjalorë autoritarë të gjuhës angleze ?  F.Gj.S.SH.-‘80 del nga kuadri i shpjegimit leksikologjik të termitkomunizëm dhe bëhet një propagandist skajshmërisht tendencioz dhe ipolitizuar.   Kurse që të tre fjalorëtperëndimorë, duke qëndruar brënda kufinjëve rigorozisht shkencorëleksikologjikë, japin përkufizimin e termit komunizëm pa as më të voglën prirjepropagande politike.

 

E vazhdojmë me si e shpjegon F.Gj.S.SH.-80 fjalën FILANTROPÍ -  Ndihma materiale që u jepet në vëndetborgjeze të varfërve nga të pasurit sa për sy e faqe; mirëbërësí borgjeze që ule poshtëron dinjitetin e njeriut. 


Kurse(W.N.D.) fjalën philanthropy eshpjegon – Dashuripër njerëzimin, posaçërisht siç manifestohet në shërbimet e agjensive qëshpërndajnë ndihma për të skamurit.


Ndërsatek (L.D.A.E.) fjala philanthropypërcaktohet –Praktika e dhënjesparave si edhe ndihme njerëzve nevojtarë. 


Vazhdojmëme (S.B.E.D.) i cili e përkufizon fjalën philanthropy – Dashuri për njerëzimin; dëshirë për tëndihmuar njerëzit, veçanërisht me akte bamirësíe; 2 akte filantropike.


Edhekësaj radhe është  për të ardhur keq satendencioz është shpjegimi që jep F.Gj.S.SH.-‘80  Duket qartë se si ky fjalor del nga kuadri ipërcaktimit normativ të detyrës së tij dhe kthehet në një zëdhënës i drejtorisëtë agjit-propit të K.Q.të Partisë.  


Padashur t’a mërzis lexuesin, përkundrazi, por me të vetmin qëllim që ai të mëkuptojë drejtë e të më ndjekë në vazhdim me bindje të plotë në deduksionet qëdo të bëj, jam i detyruar të argumentoj se shëmbujt e sjellë më sipër nuk janërastësí por metodë e ndjekur përgjatë hartimit të fjalorit nga gjuhëtarëtbashkëpunëtorë të Profesor Androkli Kostallarit.  


Nëvijim po ndalemi se si e shpjegon F.Gj.S.SH.-‘80 termin  ELITË– Pjesa më e lartë dhe e privilegjuar e klasave, e shtresave, a e grupeveshoqërore sunduese në vendet borgjeze e revizioniste përkundrejt klasave eshtresave të shtypura dhe njerëzve të thjeshtë; pjesa më e mirë e më e zgjedhure një tërësie.


Shqyrtojmëtashti si e përkufizojnë termin ELITËfjalorëtshkencorë perëndimorë :


W.N.D.shprehet ... Pjesëe zgjedhur; grup parësor.


L.D.A.E.e përkufizon ... Grupi kufizuar njerëzish të plotfuqishëm ose të rëndësishëm sepse janë të pasur,kanë njohuri, dhuntí të veçanta, etj.


S.B.E.D.prononcohet ... Pjesa më e mirë ose më ezgjedhur e shoqërisë ose e profesionit.   


Dukebërë krahasimet përkatëse besoj se lexuesi dora dorës po e shikon qartë seFjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe i vitit 1980 nga një vepër e cila duhej tëkishte peshën e një vepre të themeltë shkencore në fushën e gjuhësisë tonëkombëtare, përkundrazi ka qenë ndërtuar si një mjet ordiner bartës ideologjije!


Vazhdojmëedhe me ndonjë shëmbull tjetër e pastaj paraqesim konsideratat dhe vlerësimettona.


Marrimnë vazhdim në analizë termin FEJA,fillimishtsipas F.Gj.S.SH.-‘80 :   Besimi i verbër se gjithçkanë botë përcaktohet e drejtohet gjoja nga forca të mbinatyrshme, hyjnore, icili ka lindur qysh në kohë shumë të hershme dhe është i papajtueshëm mebotëkuptimin shkencor, materialist; tërësi dogmash që japin një botëkuptim funde krye idealisht e reaksionar, i cili është armik i betuar i përparimit e ishkencës, dhe përdoret nga klasat sunduese për të mashtruar e për të nënshtruarmasat punonjëse.      


Shikojmëtashti se si trajtohet ky term nga fjalorët e tjerë : 


W.N.D.shprehet :  Besim në Zot, pranim i Zotit ose Zotërve, lidhur mendjenjat dhe moralitetin ndaj tyre; ceremoni ose adhurime.  


SipasL.D.A.E. Besimnë një ose më shumë Zota si edhe veprimtaritë e lidhura me këtë besim, ose njësistem i posaçëm besimi :  studimi i fesë / feja Muslimane.


KurseS.B.E.D. jep përkufizimin 1Çdo sistem besimi dhe adhurimi i mbështetur në Apokalipsin dhe besimin; 2çfaqja e jashtme e veprimtarive të jetës me të cilat njerëzit tregojnë njohjennga ana e tyre e besimit në Zotin ose Zotërit; 3 konformimi ndaj mësimeve tëbesimit fetar – sinonim me përvuejtshmërinë, besimin, mëshirën, adhurimin.


Besojse ësht’e tepërt të analizojmë krahasimisht përkufizimin politik ateist(mosbesues në Zotin – M.K.) të F.Gj.S.SH.-‘80 si edhe propagandën q’e përshkonatë përkufizim, krahasuar me asnjanësinë me të cilën jepet nga fjalorët e tjerëpërkufizimi leksikologjik i të njejtit term. Fryma partiake e përkufizimeve tek F.Gj.S.SH.-‘80 është aq e dukëshme saqë çdo krahasim i shkruar nuk do t’a forconte këtë realitet !  


Përkategorin’e lexuesve që do të mjaftohen me kaq thellim sa është paraqitur, po ujap fund qëmtimeve krahasuese ndërmjet F.Gj.S.SH.-‘80 si edhe tre fjalorëve tëtjerë.  Për ata që do të dëshironin t’athellonim qëmtimin krahasues, do t’u rekomandoja jo vetëm fjalorët e cituar ngaunë, por t’u referoheshin edhe fjalorëve tëtjerë autoritarë, me të cilët unë jam konsultuar por, për të mos t’a futur këtëanalizë karakteri publicistik në hullín’e një studimi të mirëfilltë, i kamanashkaluar si p.sh. Il Nuovo Zingarelli, Vocabolario della Lingua Italiana, LangenscheidtGrosswörtebücher si edhe  Oxford EnglishDictionary.  


Mbështetur në të dhënat e qëmtuara siedhe të analizuara krahasimisht, logjika racionale na çon në përfundimin  se që nga viti 1991 e deri në vitin 1997, kurajo e djathtë, aq e djathtë sa ishte, u përmbys me dhunë, nuk ka patur dekomunistizimtë shoqërisë shqiptare.   Jo.   Jo vetëm kjo, por nga ana tjetër themeli igjuhës së njësuar, Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, botim i vitit 1980,vazhdonte dhe e bënte punën e tij përçuese të ideologjisë komuniste krejtë nëmënyrë të padukëshme !   Me këtë rast i arikujtoj lexuesit një kalim nga parathënja e F.Gj.S.Sh.-’80 ku për vetë fjalorinthuhet :  ... “ dotë jetë një mjet i ri me rreze tëgjerë veprimi ... për të thelluar punën me gjuhën në shkollën tonë ... “.  Dhe në fakt ky fjalor vazhdonte dhe e bënte punën e tij intoksikuese –helmuese siç i ka pasë qenë ngarkuar nga partia edhe nëpërmjet ish atijministrit të Arësimit të kohës diktaturës të cilit, i u dha mundësia të punonteakoma më me kompetenca të gjera mbas vitit 1991 !   


Mirëpopërgjatë periudhës 1991–1997 thirrjet dekomunistizuese ishin më të besueshmesepse edhe vetë shumica e popullit besonte në to.   Me ardhjen e së majtës në krye të pushtetit,udhëheqja duhej të vazhdonte e të propagandonte dekomunistizimin e vëndit, porishte e vetëdijëshme se nuk e gëzonte më aq bindshëm besimin popullor në këtëveprim dhe prandaj duhej t’i merrte masat që t’i zbuste këndet e mprehtë.  Si të vepronte?  Bartësi i ideologjisë komuniste ishte vetëF.Gj.S.Sh.-’80, prandaj ky duhej ripunuar së paku nga ana formale.   Mirëpo ky ripunim duhej bërë patjetër nganjerëz  të besuar të vetë ideologjisë qëai fjalor mbarte.   Si u gjet zgjidhja?   Njësoj si zgjidhjet në udhëheqjenpolitike !    Partia kishte qenë dikurParti Komuniste Shqiptare e në vazhdim, për interesa propagandistike tëdiktatorit, ajo u ripagëzua Partia e Punës e Shqipërisë.   Në vazhdim, me shkërmoqjen e diktaturës veçkur po kjo parti, me po atë efektiv dhe me po ata deputetë në Parlament, uripagëzua Partia Socialiste Shqiptare dhe deputetët u vetëquajtën deputetësocialistë !   E të gjitha këto veprimejashtëkushtetuese u bënë pa u kërkuar që ministria e Punëve të Brëndëshme t’anjihte një kërkesë eventuale nga një numur i caktuar deputetësh për të krijuarnjë parti të re, pa le më që për këtë parti zgjedhja e deputetëve duhej tëbëhej kur të bëheshin zgjedhjet e reja !    


Pokjo taktikë u ndoq edhe në hartimin e F.Gj.S.Sh. të vitit 2002.  Në hartimin e F.Gj.S.Sh.-’80 bashkëpunëtorëtmë të ngushtë të A.Kostallarit kishin qenë profesorët Jani Thomai, Miço Samara,Emil Lafe e të tjerë.   Në hartimin ekëtij fjalori. (F.Gj.S.SH.-’02) prap në krye të grupit udhëhoqën shokët Jani Thomai e Miço Samara, ndërsashoku Emil Lafe  nga ekranet televizive vazhdonte dhepropagandonte Gjuhën e Njësuar si kulmi i arritjeve shkencore në fushën eleksikologjisë dhe leksikografisë !(?)   


Ponë parathënjen e këtij botimi të dytë çfarë bije dukshëm në sy ?  Ndiqmëni, ju lutem :   “Kyripunim është bërë duke u mbështetur në po ato parime e kritere themelore qëkanë shërbyer për hartimin e tij në botimin e parë ” (F.Gj.S.Sh.-’80 – M.K.).   Pra, themeli i fjalorit të botimit të parë deklarohet se nuk ështëprekur.   Në vazhdim, me gjuhë dy teheshprerëse, pohohet  edhe :  “Janë përmirësuarshpjegime ose përkufizime fjalësh e termash duke i shkarkuar ato nga ngarkesatë panevojshme ose me karakter politizues etj., ndërsa leksiku fetar ështërivlerësuar e trajtuar në përputhje me të drejtën dhe lirinë e besimit qëegziston sot në vëndin tonë ... Janë harruar një pjesë e vogël njësish leksiko– semantike e frazeologjike “.  


Mepak fjalë, në botimin e fjalorit të ripunuar, metodë themelore është përdorurpo ajo e përdorur gjatë hartimit të fjalorit të vitit 1980, (e theksojnë vetëripunuesit, po ata hartues të fjalorit të parë;).   Ka se si të shprehet më qartë vijueshmëria epërçimit të ideologjisë komuniste bartur nga fjalori i botimit të parë në atëtë botimit të dytë ?   Kjo vërteton edhenjë herë se, trungu i gjuhës shqipe që sëpata politike e partisë e ndau mëdysh, do të vazhdonte t’a ruante atë trajtë : nuk kishte diskutim :  trung icunguar !  Mirëpo me daljen e fjalorit tëgjuhëtarit Mehmet Elezi shpresojmë se ai dhunim do të ristudjohet dhe GjuhaShqipe aq e bukur dhe aq e pasur do t’a rimarrë pamjen e saj të vërtetë.   I nderuar lexues, besoj se çdo koment do t’azbehte vërtetësínë e cila vezullon krejt’e qartë nga vetë pohimet e hartuesve!   


Përfundimiqë dua të nxjerr ?   Periudha që ngashkërmoqja e diktaturës e deri më sot, e cila vazhdon e quhet periudhëtranzicioni, është m’e gjata e krahasuar me instaurimin, lulëzimin si edhe rënjene secilës prej diktaturave qoft’ajo hitleriane apo mussoliniane !    Pse kjo pamje ?   Sepse daç në Gjermani e gjithashtu edhe nëItali, u zbatuan metoda thelbësisht të drejta për denazifikimin si edhedefashistizimin e vëndeve përkatëse.   Nëasnjerin prej këtyre shteteve nuk pati vazhdimësí të përçimit, në gjakun e brezave të rinj të ideologjive, regjimet politike të tëcilëve tashmë ishin përmbysur përfundimisht !   Kurse në Shqipërin’e mbas 1990-ës vihet re se,së paku deri më sot :


Çeljae dosjeve,është përdorur veç si trysní psikologjike e shantazh politik.


Dekomunistizimi, s’është asgjë tjetër veçsepropagandë e hi syve perëndimit.


Gjuhae njësuar siedhe mënyrae trajtimit të historisë, mjete përçuese të një ideologjie tashmë tëdështuar.  


Nëpërmbyllje – Shikuarkalimthi problemet e gërshetuar përgjatë kësaj analize, duket sikur janë shirë në të njëjtën lëmë dhe njëkohësisht,tre prodhime të ndryshëm.  Jo, inderuar lexues.  Në fakt asnjeri problem nuk është trajtuaras në gjerësinë e shtrirjes pa le në thellësinë që i takon.  Ataprobleme janë trajtuar aq sa të dalim tek emëruesi i përbashkët se  problem themelor dhe i vetëm që Shqipëria tëdalë tashmë nga ky tranzicion i tejzgjatur është dekomunistizimi thelbësor i vëndit !   Kjo pak, por e sigurtë !  


Nesot po flirtojmë me vëndet që ishin radhitur në bllokun antikomunist të NATO-sdhe po duam me këmbëngulje të krahas-radhitemi me ta, por ... duke vazhduar tëudhëhiqemi nga nënvetëdija e jonë ish komuniste !   Edhe kjo pak, por e sigurtë !  


Prandaj,që të marrë fund një her’e mirë ky tranzicion i pambarim, guri i themelit ështëdekomunistizimi real dhe jo butaforik i politikës shqiptare si edhe i gjithëvëndit !   Për t’a realizuar këtëpikësynim duhet jo vetëm folur e folur pa fund por edhe vepruar.  Po aqrëndësi sa ka heqja e politikanëve me dosje nga politika, ka edhe zëvëndësimi ipolitikanëve, tashmë objekte muzeale në udhëheqje, me gjak të ri.   E po kaq rëndësi ka edhe përzgjedhja ekandidatëve për drejtues të administratave lokale.   E ne kemi 18 vite që veç këto parimedemokratike nuk po i zbatojmë !    Ka thuajse dy dhjetvjeçarë që sipas ngjyrës sëkreut të dikasterit ... ashtu ndërrohet e zëvëndësohet edhe stafi që nga kreu ederi tek portieri !   


Tashtivijmë edhe tek pika përse u trajtua krahas dosjeve të sigurimit edekomunistizimit edhe Gjuha e Njësuar.  Përgjatë 47 viteve të diktaturës, tekstet shkollore kanë qenë hartuarnga njerëz të udhëhequr nga parimi politik i ideologjisë partisë.   E pra nuk ka absolutisht të ngjarë që tëbëhet dekomunistizimi i vëndit nga një rini e cila vazhdon e mëkohet mematerialet e teksteve të hartuara, daç nga historianë e gjithashtu ngagjuhëtarë, që hartuan tekstet e kohës diktaturës !   Edhe kjo pak, por e sigurtë !   Prandaj,hartimi i teksteve të reja shkollore duhet t’u besohet autorëve shkencërisht tëpërgatitur dhe të edukuar me norma demokratike të mirëfillta ndër universitetetperëndimore.   Këta do të jenënjerëzit që do t’a sjellin frymën e atyre institucioneve, me tradita të lashtademokratike, në vëndin tonë !   E këtanjerëz tashmë nuk numërohen më as me gishtat e njerës apo të dyja duarve.   Por këta duhen afruar e jo të lihen në fatine tyre ku një pjes’e tyre po tregohen personalitete shkencore në shtetet kupunojnë !   Mbajtja larg atdheut e kësajkategorie nga ana e politikanëve tanë, mes radhëve të të cilëve ka të diplomuarnë shkenca politike, administratë shtetërore, jurisprudencë, etj. etj., e shtynnë kalendat greke dekomunistizimin e vëndit.  Edhe kjo pak, por e sigurtë !  

 

                                                         Michigan 28 Korrik 2008

 

 


0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page