top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

Familja dhe jeta...

          Nga Pandeli Strati



Familja dhe jeta: kujtime të një europiani

gjatë viteve të izolimit të Shqipërisë

(Life and Family: Memoir of a European

during the Isolation Years of Albania)

Pandeli Stratti[1]


Rrëfimin tim Familja dhe jeta: kujtime të nje europiani vendosa ta quaj evokim. Shkruhen kujtime, shkruhen ditarë, shkruhen tregime dhe rrëfenja, por jo edhe aq evokime, pasi evokimi letrar ka te beje më tepër me struktura idesh të përfituara nga eksperienca dhe kompleksiteti i jetës. Nuk gjen dot fjalë më të përshtatshme për të zgjuar morinë e kujtimeve dhe mbresat gjysmë të vdekura, apo që flenë në një gjumë te thellë letargjik. Thirrja e tyre ne jetë, ndoshta zhvarrimi i tyre, mund të sillen në kohë vetëm nëpërmjet evokimit. Kështu titulli i këtij evokimi, është një rizgjim i shumë mbresave dhe që çuditërisht ato më të hershmet me vijnë sot më të kthjellëta e më të figurshme në mendje.


Tani disa fjalë per prejardhjen e prinderve te mi. Nëna ime, Ksanthipi Dovana lindi në qytetin e Durresit më 12 dhjetor 1916 dhe në vitin 1928 vazhdon studimet ne Institutin Arsimor Kyrias ne Tiranë ku mësoi të zotëronte shkëlqyeshem gjuhën angleze, frënge dhe italiane. Mbaroi studimet me rezultate shumë të mira, bile edhe vleresimi në këtë shkollë ishte shumë i rreptë duke perdorur notat si numer dhjetor me dy shifra pas presjes dhjetore, psh 9,95. I ati i saj Vlash Dovana së bashku me xhaxhain Lazin ishin tregtarë te shquar në Durrës ku krijuan edhe shoqërinë “Vëllezër Dovana”. Gjyshi i saj Pavlo Terka Ministër i jashtëm, tetor 1914-shkurt 1916. Pavli Terka morri pjesë ne Konferencën e Paqes në Paris 1920. Pavli Terka ishte durrësak. Perfaqësues i aristokracisë tregtare të Durrësit. Pavli Terka me parë ne vitet 1909 e ne vazhdim ishte kryetar i Kryepleqësise ortodokse te Durresit dhe Nenkryetar i Shoqates “Bashkimi”. Ai vendoset në Korfuz ku merret me tregëti deri sa ndërron jetë më 1943.


Vëllezërit Dovana kane marre titullin “Mirenjohja e qytetit” per vlerat e spikatura qytetare dhe kontributin e shquar në dobi të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit. Motër e Nik Dovanës, tregtar i shquar ne Milano, portjer dhe financier i ekipit te futbollit “Teuta”ne vitet ‘30 e ‘40 te shekullit XX. Vdes në Milano në vitin 1949 dhe gazetat italiane te kohes shkruanin që humbi jeten një nga tregtarët më të mëdhenj të Lombardisë. Vëllai Alfonsi, do të mbaronte mësimet e para në qytetin e lindjes, do të bënte një vit të Liceut Francez ne Korçë për të vazhduar studimet e mëtejshme në një nga licete me prestigjozë dhe më me emer të Greqisë, në atë të Liceut Francez të Selanikut. Motrat Elsa dhe Belina kryejne studimet në kolegjin e Bressanones ku mësojne te zoterojne shumë mirë gjuhen italiane.


Nëna ime, Ksanthipi u njoh me Kristaq Strattin, bashkeshortin e saj të ardhshem. Familja Stratti e ka origjinen nga Vithkuqi i Korçës dhe jetoi aty deri ne shekujt XII-XV. Një degë e familjes Stratti në shekujt XV-XVIII vendoset në Voskopojë të Korçës dhe me djegien esaj ne vitin 1764 vendoset ne Vlorë. Aty vendosen stergjyshi im dhe vellai i tij Dush Stratti. Dushi ishte mik i ngushtë i poetit te madh te Rilindjes sonë Kombetare, Naim Frasheri. Dushi i dedikoi Naimit nje vjershe lamtumire te botuar ne gazeten Tomorri ne vitin1900. Babai im Kristaqi, lindi më 25 dhjetor 1904 në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta i kryen me shumë sukses në Torino ku diplomohet shkëlqyeshëm në Fakultetin e Drejtësisë dhe merr titullin Doktor. Ai refuzoi shumë oferta per pune nëper studio me emër ne Rome si ajo e studios Frascatani dhe në Torino,dhe vendos të kthehet në Vlorë ku punon si noter dhe Kryebashkiak.



Vlash dhe Mellani Dovana

(Durrës, rreth viteve 1920)

 


Në vitin1936 martohet me nënën time Ksanthipin. Udhetojnë shumë për punë dhe për takime, në Romë, Trieste, Budapest etj. Krijojne miq, i flasin per Shqipërine dhe megjithese kane studiuar jashte ndjehen shqiptare dhe vendosin te krijojne jeten e tyre atje. Ne vitin 1937 marrin pjesë në martesen e mbretit Zogu I me mbretëreshen Geraldinë. Nga kjo martese ruhet ne familjen time nje taketuke bronzi me stemen e Mbretërise, shqiponjen dy krenare dhe përkrenaren e Skënderbeut. Në vitin 1938 lind fëmija e parë e familjes Stratti dhe prinderit e mi i vune emrin Geraldina në nder të mbretëreshës. Në vitin 1943 arrestohet xhaxhai im Dhimitri sepse ndihmonte materialisht dhe moralisht Lëvizjen Nacional Clirimtare dhe internohet ne Kampin Nazist te Internimit ne Zamun të Prishtinës ku eksekutohet. Gjatë bombardimeve ne vitet ’43 e ’44 familja ime vendoset në Tiranë pranë familjes se doktor Janku Theodhosi. Babai im kujdeset për administrimin e dyqanit në Tiranë të Vellezerve Dovana.


 

 

Kristaq dhe Ksanthipi Stratti

(Trieste, 29.11.1936)

 


Në vitin 1944 vendosemi tek shtëpia e gjyshes Mellani në Durrës. Gjatë Luftës Nacional-çlirimtare, familja dhe daja im Alfonsi ndihmon ata, që janë ngritur në luftë kunder pushtuesve nazi-fashistë. I ndihmojne dhe i falin gjithçka ata kërkojnë, duke besuar, si edhe ata, që Shqiperia e ngritur mbi gjakun e dëshmorëve të saj, të rënë nëluftë për liri, mbi sakrificat e nje populli të tërë, do të jetë e lirë dhe demokratike. Zhgënjimet do të ndjekin njeri tjetrin per vite me rradhe dhe dalengadale endrra e këtyre ‘heronjve’ të demokracisë shqiptare duket gjithnjë e më e largët. Me nje here, pushtetaret filluan konfiskimin e pasurise së tij, kontrolle pas kontrollesh, lane familjen time dhe te dajes tim Alfonsit mes kater udheve, pa plang e pa shtepi me pak plaçka mbi supe e te detyruar te gjenim nje strehim ne barake, ku ne dimer ç’ka frynte jashtë hynte brenda [Dovana, 2003]!



Marica dhe Pandeli Stratti

(Elbasan,1972)

 


Fakti më i tmerrshem dhe që lëndoi më shumë, ishte arrestimi i babait tim dhe dajës ne 16maj të vitit 1947 me akuzën absurde dhe krejtësisht false: “grupazh për përmbysjen e pushtetit popullor dhe komplikim me klerin ortodoks etj. etj…”Kryetar i ‘grupit armiqesor’ ishte Alfons Dovana, më i riu, vetëm njëzet e nëntëvjet, poet i vertetë i fjalës shqipe me një botë të pasur shpirtërore. Pas një hetuesie prej disa muajsh dhe torturash çnjerëzore dënimi ishte i prere: pesëmbëdhjetvjet heqje lirie dhe punë të detyruar nëpër ‘kampet e punës’. Kush e di seçfarë emocionesh dhe ndjenjash rrenqethjeje kanë kaluar ne mendjen e ndritur te babait tim, avokat dhe noter i shquar? Kushedi se sa kode civele dhe penale ka parë të shkelura në atë gjyq farcë? Megjithate, babai im gjen forcën t’idrejtojë një pyetje trupit qe gjithçka mund të quhej veçse gjykues, personat qe duhej te ishin garant te ligjit te barabarte për të gjithë. “Si ka mundësi, që katër persona, pjesëtarë të të njëjtës familje, qe kanë kryer studimet në Itali, të bashkëpunojnë me kishën greke për të rrezuar pushtetin? “Edhe sot, pas gati njëzet vjet të rrezimit të komunizmit është e pamundur të marresh vendimine gjykates ushtarake qe e gjykoi. Ne Durres morrën gjithçka gjetën tek shtëpia e familjes Dovana dhe Stratti. Morrën dhomen e gjumit dhe atë të pritjes të nënës time, dhuratë nga vëllai i saj Niko. Këto dhoma shkuan “iu dhuruan” Lefter Lakrorit. Disa ditë me pas disa persona të armatosur vijnë në shtëpinë tonë dhe më perplasin pertokë megjithëse isha vetem pesë vjeç dhe rrëmbejnë edhe krevatin tim. Nëna ime, megjithese ishte vetem 31 vjeç, ishte trime, guximtaredhe shume e edukuar. Merr forcë e mundohet t’i pergjigjet ketyre personave pa shpirt, duke i kujtuar te drejtën e saj të ankimit tek nivelet me të larta të drejtësisë, tek prokurori i asaj kohe, Sotir Qirjako. Personat e armatosur fillojnë të tallen dhe në menyre çnjerezore i kujtojne nënës time se jo vetëm kishin ardhur me urdhër te prokurorit por mbi të gjitha krevati i duhej pikërisht prokurorit për djalin e tij ndoshta moshatar me mua. Shtëpia e gjyshe Mellanise kishte mbetur vetem me gra dhe i vetem mashkull isha une pesevjeçar. Por edhe nga kjo shtëpi do te nxirreshim me dhune per te shkuar bashke me shume familje te tjera si ne ne shtepite e “egjiptianeve”. Anastas Leka na liron dy dhoma duke u bere keshtu bamirësi jonë. Nëna qepte, tezet qendisnin e benin triko. Ishte vendosur sistemi i triskëtimit . Familja jonë nuk kishte të drejtë të kishte triska sepse nuk kishte asnjë person që punonte në shtet. Natyrisht nuk na jepej as e drejta per punë. Bukën e blenim në të ashtu quajturat ‘furrat e vdekjes’ duke e paguar shume me shtrenjte. Ndonjehere, ndonje familje na ndihmonte duke na dhene triska nga te tyret.


Ne nje kohe kur mbi 80% e popullsisë ishte analfabete tre vajzat e familjes Dovana ishin te shkolluara brenda dhe jashtë vendit ne shkollat më të mira. Në Shqipëri nuk i jepej e drejta e punës. Diskriminimi ishte shumë i fortë edhe në ambjentet ku nuk duhet te ekzistojë: në shkollë. Une ne klase te pare nuk do te marr nga mesuesi im Hajdar Shekulli nje dhurate te organizates UNHRA qe i jepte çdo femije nje kuti me lapsa me ngjyra. Ndjehem shume i lene menjane dhe shume i merzitur kthehem ne shtepi. Ngurroj te tregoj çfare ka ngjare por nena im ngul kembe. Ia plas te qarit. Nena ime, e inatosur, shkon ne shkolle dhe kërkon të flasë me mesuesin, kërkon t’i shpjegojë që e tija nuk është sjellje e një pedagogu dhe se te gjithe femijet duhet te kishin te drejta te njejta. Te nesermen, marr kutine me lapsa. Me pas lihemi mes kater udheve, pa pleng e pa shtepi dhe me ‘nje kendez’ plaçkash mbi supe te detyruar te gjenim strehim ne nje barake, ku ne dimer ç’ka frynte jashtë hynte brenda! Ne ndarjen e dyte te barakes, jetonte familja Vrioni e ema dhe e motrae Jusuf Vrionit, politikanit te shquar te mbaruar në Paris të Francës i denuarme 20 vjet heqje lirie ne Shqiperi me akuza te ngjashme me ato te babait dhe dajes tim [Vrioni, 1998].


Per arrestimin e babait tim nuk dija gje. Isha vetem pese vjeç e nëna nuk donte të më trondiste. Me thonte qe babai ishte me punë në Tirane. Vonesa e babait me shqetesonte, por nuk pyesja me ze te larteper te. Nje dite shkoj me nenen time ne degen e puneve te brendshme. Duke hypur shkallet shikoj babain tim me pranga ne duar dhe u tmerrova. Nuk kuptoja asarsyen pse në letrat që i dërgonim babait në kampet e punës së detyruar, në Maliq, Ura Vajgurore, Gjirokaster etj vinim inicialet A. P. qe do te thote Armik i Popullit. Diskriminimet do te na ndjekin per shume vite me rradhe. Gjëja që më bënte më shumë përshtypje ishte fakti se si babai im pas gjithe atë kalvar vuajtjesh, mundimesh, si per mrekulli te Zotit, as ne sy e as ne zemer nga gjithe çkishte pare e kishte hequr, nuk do t’i binte asnje hije e rende urrejtjeje, por perkundrazi, syri do t’i behej me enderrues e shpirti me fisnik. Duke menduar se kishin jetuar shumë më shumë jashtë Shqiperise se sa në Shqipëri, të shprehurit me aq sinqeritet me bën te mendoj se ne te gjitha rrethanat jetesore e kane ndier veten para te gjithash shqiptare. Gjithnjë e më tepër vlerësoj se kam pasur prindër te dashur, te kultivuar, të edukuar e të arsimuar mirë, intelektualë te qenësishem. Me kalimin e moshës, respekti ndajtyre me shtohet, ndihem mirë si bir’ i tyre dhe ende e ndiej mungesën e tyre.


Riferimente bibliografie

D’Angely, R. (1990) L’Énigme: desorigines de la race et de la langue des Pélasges, Aryas, Hittites, Hellènes,Étrusques, Grecs ou Albanais, etc., résolue, Nucariu, Cismonte è Pumonti.

Dovana, A. (2003) Hallka te çkëputura, Shkodër, Dovana, Vol. 1.

Dovana, A. (2003) Hallka te çkëputura, Shkodër, Dovana, Vol. 2.

Vrioni, J. (1998) Mondes effacés:Souvenirs d'un Européen, Paris, Lattès.

 

[1] PandeliStratti është Matematikan dhe profesor në Universitetin e Elbasanit.

 


0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page