- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
EVIDENTIMI, DENONCIMI DHE DENIMI...
Nga Sami Repishti
EVIDENTIMI, DENONCIMI DHE DËNIMI I KRIMIT KOMUNIST DETYRË ATDHETARE
Inderuemi Z. Fahri Shaska! Të nderuem bashkëvuejtes Vlonjatë !
Mbas leximit të librit që keni pasë miresinë të më dërgoni, kam pësu nji tronditje të fortë emocionale, dhe me kan bulue kujtimet e nji së kaluemje të hidhun. Në këtë atmosferë psikologjike kam shkrue disa rradhë që po ju a dërgoj sot, dhe te cilat i referohen të gjithë bahskëvujtesve tonë. Uroj t'a kuptoni në frymën me të cilën janë shkrue.
Ju dëshiroj shumë shëndet e çdo të mirë familjarisht, dhe përshendetje cdo shoku bashkëvuejtes që jeton akoma në Vlorë.
Ju falendroj perzemersisht. Sami Repishti, Ph.D. City University of NeëYork.
* * *
Sot, posa mora librin tuej të çmuem "Të quajtur armiq të popullit" që keni pasë miresinë të më dërgoni, e hapa menjihere dhe u mbusha me përmallim. Pashë fytyrat e shumë shokëve bashkëvuejtes që nuk jetojnë ma, dhe u ringjall tek unë përseri atmosfera e tmerrit komunist në burgjet e shfarosjes ku kemi kalue dekada të gjata në vuejtje e torturë të përditeshme..
Libri më ka impresionue shumë, dhe mbasi të kaloj vala e pare e emocionit do të ju shkruej nji leter ma të gjatë për këte subjekt.
Ju meritoni përgezimet e të gjitheve, e sidomos të të persekutuemve për inisiativen që keni ndërmarre dhe suksesin e arritun."Mos na harroni" tingëllon vazhdimisht në veshët e mi, dhe unë e kam thanë shumë herë, me gojë dhe me shkrim, se "Harresa ashtë vrasja e dytë e viktimës". Ne nuk i vramë keto viktima të terrorit komunist; por po t'i harrojmë atherë ne jemi fajtorë për vrasjen e tyne të dytë.
Luigj Gurakuqi, na mëson se: “Nji popull që nderon burrat e vet, nji popull që pavdekson kujtimin e tyne, jo vetem në faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se kan dërgjegje, se ka ndjesi te holla, se njeh miradijen e ka deshirë me u sjellun e me u drejtuem simbas shembullit të të Medhajve tëvet”.
Kam lexue librin: “Albumi…të quajtur armiq të popullit …, krimi komunist ne Vlorë” që autori, z. Fahri Shaska, më ka dhurue. Leximi më ka trondite, ashtu si zakonisht tronditem sa herë që dalin në shesh krimet e kobshme të rregjimit komunist në vendintonë te martirizuem. Kaq gjak, kaq lote, kaq mendim e djersë e pashperblyeme…!
Lete mendojme për nji minut:
“Vetëm në Vlorë: U vrane 426 vetë, vdiqën në burg 69 vete, u dënuan me burg 864 vete, u shpallen “armiq të popullit” 1.837 familje, me fiset e tyre u pesefishuan ne 9.000 familje nga tirania komuniste në Shqipëri”. Nji katastrofe, nji masakër masive, nji gjenocid i vertete!
Dhe me lëndue përsëri plagët tona akoma të hapuna, asnjeri nuk pergjigjet, asnjeri nuk dënohet, dhe asnjeri nuk pengohet, moralisht ose ligjerisht, me ringjallë helmin e diktatures së egër që mbajti nën thundrën policore nji popull të tanë, shqiptare e shqiptare të pafaj e të pambrojtje…
” dhe per cudi, ata që mbetën gjallë, kanë akoma nostalgjinë dhe nuk tregojnë asnjë shenj pendimi për gjithë këto krime…”.Spiunimi, poshtënimi publik, gënjeshtra, urrejtja, hakmarrja, arrestimi, tortura, burgimi, pushkatimi, internimi…lista e kalorsve apokaliptike të komunizmit në Shqiperi ashtë e gjate!
“…ndergjegja publike e krimeve të kryera eshte teper e varfer…” Albumi i Fahri Shaskes ashte nji perpjekje serioze me hjedhe dritë mbi errësinen e tiranisë që mbuloi vendin tonë për katër dekada e gjysëm, nji ofertë racionale me demaskue monstruozitetin e aktit komunist në Shqiperi, nji thirrje e fuqishme me zgjue nga gjumi i randë ndergjegjet tona te mpime nga frika e së kaluemes, dhe nji kumbonë që bie per të gjithë, pa perjashtim, me qellim që“…gjithcka nga e kaluara e tmerrshme te (MOS) mbetet ne nje gjendje te erret…”
Vëllazen, motra, e sidomos ju të rinjt e të rejat që nuk njohët gjenocidin komunist në Shqiperi, ju fatlumë që nuk jetuet terrorin që dermoi prindët tuej, ju të lindun me fatin që ofron demokracia per popullin tuej e vendin e të parëve tuej: “Ju lutem mos harroni: Rregjimi komunist në Shqiperi nuk mund të shihet ose gjykohet thjeshtë si nji aksident historik. Ai ka qenë nji komplot anti-shqiptar dhe anti-demokratik i studjuem mirë që nuk duhet te përseritet…”.
Shkaterrimi i shtetit dhe degjenerimi i shoqenisë shqiptare nga barbaret shqiptaro-aziatik që i mituen hordhite e stepave ruse nuk mund tëvazhdoje ma gjatë; ndertimi i shtetit dhe ringjallja e shoqenisë shqiptare asht sot nji domosdoshmeni historike dhe urgjente. Por, nuk ndërtohet mbi boshllek, thote nji proverb francez. Duhet pastrue vendi nga mbeturinat toksike të së kaluemes sonë të errtë, duhen vue bazat e nji shoqenie të re shqiptare -demokratike dhe europiane-, duhet ndertue vendi dhe shoqenia jonë shqiptare me ripertrimjen shpirtënore, me ringjalljen e vlerave morale tradicionale që kanë nderue Shqiperine gjatë shekujve, me besën që na mban nalt, me nderin e burrënine që na karakterizon, me mikpritjen që gëzon respektin e gjithëmbarshem, dhe sidomos me flakën e pashueme të lirise dhe dashunisë për atdheun nanë -e qe ju, vellazen e motra vlonjate, njihni ma mire se cdo njeri!
* * *
Lexova Albumin…! Nuk e kam vizitue Vloren e Ismail Qemalit, sepse u burgosa ne moshen njizete vjecare, dhe u arratisa menjihere mbas “lirimit” nga burgu. U mallengjeva nga ajo që mësova: të paktën 26 familje që kanë humbë kater ose ma shume pjestarë -të vrame, të burgosun, të arratisun- , burra të moshuem, të rinj akoma pa u rritë, gra (edhe shtat-zena) emna te dalluem që kemi lexue në librat e historisë së Shqipërise, ose i kemi ndigjue në kangët folkloristike të Jugut të Shqiperise, të kendueme megjithë pathosin që karakterizon trubadorët tanë. U mallëngjeva kur pashë emnat e 27 ish shokëve të burgut që më sollën në mend punën e përbashket e të detyrueshme në moçalet e Bedenit, Vloçishtit, Myzeqesë, aerodromet e Ures Vajgurore dhe Rinas-it, vuejtjet e përbashketa, urinë, të ftohtit, dhimbjen e drunit te policit të kuq në kurrizet tona të krrusun nga pesha e randë e baltës ngjitëse dhe e çimentos në supe, u mallëngjeva nga kujtimet e bisedimeve kokë-më-kokë mbi fatin tonë, mbi fatin evendit tonë, e sidomos mbi perspektivat e së ardhmes së atdheut tonë të përbashket që na adhurojshim! Ku jane sot mesimet e Profesor Bego Gjonzenelit, solidariteti vellaznor dhe vendosmënia e Hamdi Gjonit, humori dhe optimizmi i Meçan Hoxhes, guximi i tërinjve vlonjatë që përballuen gjithëçka me nji stoicizem që frymezonte te gjithë?
Sot, ne që mbijetuem, kemi privilegjin me kujtue dhe me fillue nji jetë të re; për të tjerët ka pasë vetem erresinë…e vdekje e harrueme!... Më kujtohet shoku i burgut, Hamit Kazazi, njeni nga të pesë vellaznit e familjes fisnike shkodrane Kazazi. Nji dite gjatë drekes, ai e nderpreu , u ngrit, ndezi nji cigare, e ra ne mendime të thella. Tre vellazen ishin vra; i katerti ishte ne burgun e Burrelit, ai në moçalet e Vloçishtit. Nuk e trazova. E pashe me dhimbje e kur shikimet tona u ndeshen, ai tha me nji za sikur dilte nga varri: ”Ç’kuptim ka jeta për mue? Edhe me dale i gjalle nga kjo grope e zeze ku kemi ra, unë nuk kam ku të shkoj. Ne tryezën e familjes sime , tre vende do te mbeten bosh për jetë…e unë e vellau do te pyesim veten: Ç’të keqe i kemi ba Shqiperisë që na trajton keshtu?” Une nuk pres mirekuptim nga ata qe jetojne vetem per nji cope buke…e janë shumë nga ata. Te tjerët do tekritikojnë ose do të jenë të lodhun nga vuejtjet e tyne që nuk lanë vend per mirekuptim…Vëlla i dashtun, jemi vetëm,tmerrësisht vetem, dhe kjo më frikëson”
Sot, mendoj për vëllaun e vuejtjeve Hamit Kazazi…e dhjetra mijera si ai që u kalbën nëpër burgjet e kampet e punës së detyrueshme e të debimit nën komunizëm që mbuluen Shqiperinë për afër nji gjysem shekulli, e familje të tana të pafaj, si nana ime, motra e vellau akoma femij,e pyes veten si shoku i im: “Ç’te keqe i kemi ba Shqiperisë?”
Shikoj Albumin e shoh emnat e atyne që firmuen Deklaraten e Pavaresise me 28 nandor 1912, emnat e herojve që na falën lavdinë e Luftes së Vlores, 1920, emnat e patrioteve vlonjatë që u ngritën kundër okupacionit italian që në ditët e para, dhe sidomos emnat e atyne që, për pjekuni politike ose sentiment të thellë patriotik, kuptuen ma të parët rrezikun komunist në Shqipëri, e kundër çdo mundësie e kundërshtuen në kondita shumë të vështira, dhe u sakrifikuen në altarin e atdheut e lirise. Ç’te keqe i kane ba Shqiperise?
O Vlora heroike e ditëve të vështira kombëtare! Ti meriton të jeshë krenare! Historiado të njohë përherë vlerën e aktit tand heroik. Historia yte do të frymezojë brezeni të tana me mësimet që dhanë për të ardhmen herojt tuej, shumica heroj të heshtun. Mos u shkurajo nga heshtja që të rrethon sot, mos e humb shpresën se ditë ma të mira do të vijnë për ty, e për të gjithë ne, sepse heroizmi i vërtetë nuk konsumohet as nga koha as nga hapesina.
E sot, Shqiperia meriton nji shtet e nji shoqni të lirë, të lirë nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe të lirë nga uria, papunësia dhe varfëria…. Shqiperia meriton nji sistem politik të hapët, transparent, dhe plot respekt për çdo qytetar të lirë. Shqipëria meriton nji emën që të respektohet nga bota e jashtme. Shqiperia meriton këtë respekt sepse e ka pague randë detyrën që vuni mbi shpatullat e saj nji histori e e gër e imponueme mbi shqiptarët pa pelqimin e tyne. Shqipëria meriton nji të ardhme të lumtun e premtuese sepse ka derdhë gjakun si lum për nji ditë të atillë. E në këtë përpjekje vigane, për drejtësi të mohueme Vlora e juej, Vlora e ime, Vlora e të gjithë shqiptareve zen njivend nderi!
* * *
Motra e Fari Shaskës, autorit të këtij albumi, e internueme, ka klith në gazetën “Liria”:
“…Per nënën e babanë që të rinj u ndanë
Për fëmijtë tanë që prapa diellit qendruan
Dhe vetëm në hekura, në Burrel u panë
Se këtë gjëndje dot s’e duruan
Kush paguan?
Kush paguan?
Kush pra, kush paguan?…”
Kjo klithm e nanes nga Vlora mbetet pa përgjigje, ashtu si vajtimi i Jobit ne Bibël. Por kjo përgjigje, kurdoherë që të vijë, duhet të jetë e përgjithshme, universale në kuptimin e saj. Nji përgjigje që ka permasa thjesht personale ashtë “e kufizueme” dhe mohon karakterin e universalititetit të “së Keqes” së madhe që quhet komunizem.
Kjo pergjigje duhet të mbulojë moralisht e ligjërisht katastrofën e gjenocidit komunist në Shqipëri dhe të gozhdojë atë si nji nga momentet ma të dënueshme të historisë së Shqiperisë, tue i tregue botës mbar se ajo që ngjau në Shqiperi ka pasë permasa të jashtëzakonshme, përmasa që kalojnë kufijt e vendit tonë të vogël. Përvoja komuniste në Shqiperi nuk mund të kufizohet mbrenda mureve të nji Gjykate .
Kjo pergjigje duhet të vij nga nji Gjykatë që perqendrohet jo tek i akuzuemi komunist, por tek viktima e tij. Nga goja e viktimes bota mbar duhet të mesojë gjithëçka që ngjau në Shqipëri për afër nji gjysëm shekulli, gjithëçka me hollësi. Vetëm kështu, publiku në sallë dhe bota jashtë do të ketë idene e saktë të naltësisë morale të viktimes, të degradimit të plotë shnjerezor të xhelatit. Vetëm kështu do të tronditet ndergjegja e botës së qytetnueme. Gjyqi i Nurenbergut kunder udheheqesve naziste, dhe gjyqi i Eichmann-it në Jeruzalem asht një shembull për të gjithë. Vetem kështu gjenocidi komunist në Shqipëri do të shfaqet lakuriq dhe pa maskë. Vetëm kështu shqiptarët e vërtete do të kuptojnë rolin qendror te rezistences anti-komuniste ne historine bashkekohore te Shqiperise. Dhe, natyrisht, kjo pergjigje duhet dhane pa zemrim, e me shume kujdes, me respekt per shenjtenine e saj, … dhe te sherbeje si lande pedagogjike per edukimin e brezenive te reja ne Shqiperi.
Nji pergjigje e ketille nuk duhet te jete “nji fitore e ngadhenjyesit”, por e së vërtetes mbi genjeshtren, e se mires mbi te keqen, e njerezimit mbi barbarizmin. Nji pergjigje e ketille duhette jete thelbesore ne krijimin e nji kujtese te perhereshme, dhe te nji sensi te pergjegjsise se rande dhe te padiskutueshme komuniste qe tejkalon brezin tone te perkoheshem. Ashtu si mallkimet e profetenve biblike, pergjigja duhet te jete permanente, e perjeteshme!
Nji zhvillim i ketill imponon marrjen e nji qendrimi qe perjashton oportunizmin politik te dites, dhe synon ndertimin e bazave te qendrueshme morale te shoqenise shqiptare, Pergjegjsia e jone sot nuk kufizohet me demaskimin e krimit komunist ne Shqiperi, qe ashte hapi i jone i pare. Ajo perfshine edhe eliminimin e mundesise se nji perseritje, dhe ndertimin e nji shoqenie qe siguron paqen dhe sigurine per brezat e ardhem. Kjo pergjigje duhet te jete e qytetnueme, dinjitoze, dhe perjashton hakmarrjen - nji cilesi shtazarake!
Rezistenca e jone anti-komuniste ne Shqiperi ka dhane proven e pare e te shkelqyeshme te gjenerozitetit me permbajtjen e tyne qe nuk lejoj ramjen ne gracken e urrejtjes e hakmarrjes, dy shtyllat kryesore te nderteses se sistemit te urryem komunist. Me shembjen e menjihereshme te rregjimit te kuq, ne nji atmosfere te papershkrueshme qe solli liria e fitueme, heroj e viktima refuzuen aktin hakmarres, derdhjen e gjakut shqiptar si shpagim per gjakun e paster te derdhun gjate viteve 1944-1990, kur pushka partizane vriste pa mend e pa shpirt vellaznit e motrat shqiptare…tue shoqenue krimin barbar me kange e valle parrtizane! Ne keto dite solemne, demokratet shqiptare qe shpetuen nga litari komunist, treguen epersine e tyne morale, dhe dashtunine e tyne te pakufi per Nanen Shqiperi e femijt e saj. Ky akt sublim, kjo sjellje shembullore, do te kujtohet ne historine tone kombetare si njeni nga momentet ma te lavdishem te popullit tone arbnor. T’i thuesh “Jo!” krimit, te refuzosh urrejtjen, te mos pranosh hakmarrjen si zgjidhje te problemit jane hapa themeltare ne rrugen e qytetnimit qe na perpiqemi te ndertojme ne atdheun tone te martirizuem.
Megjithate, ky qytetnim qe deshirojme, kerkon denimin e krimit, ndeshkimin e kriminelit, dhe vendosjen e nji drejtesie qe siguron barazine per tegjithe, pa perjashtim.
Ketu qendron kyçi i pakëmaqësisë qe kemi: ish komunistët të shndërruar në socialistë, e krimineli shetite i lire ne qytetet e fshatrat tona pa friken e pergjegjsise per aktin e tij kriminal.
Me lejue kriminelet komuniste te jetojne pa dhane llogari te krimeve monstruoze qe kane krye ne kurriz te popullit tone, don te thote me mohue ekzistencen e ketyne krimeve, don te thote se nuk ka pase rezistence anti-komuniste, nuk ka pase te arrestuem, te torturuem, te denuem, te internuem, nuk ka pase mbi 10.000 te pushkatuem, don te thote me mohue vuejtjet e familjeve tona dhe te te gjithe popullsise se vendit tone te shtypun pa meshire. Kjo don te thote me mohue sakrificat e nanave, motrave, bijave, bashkeshorteve tona- te femnes shqiptare qe i dha dimensionin ma fisnik rezistences sone anti-komuniste, - don te thote te zhytesh ne boten e krimit, ku gjithcka lejohet dhe askush nuk pergjigjet.
Ne emen te te gjitha viktimave te komunizmit, dhe ne emen te brezive te ardhme qe nuk duhet te rijetojne komunizmin, le te ngrejme zanin tone sa ma nalt qe mundemi, le te punojme sa ma shume e me sistem, le te mobilizohemi me goje, me shkrim, me manifestime publike e sidomos me forcen e votes se lire, kundër ish komunistëve të shndërruar në socialistë, qe te ringjallim interesimin kombetar e nderkombetar dhe te zgjedhim si perfaqsues te se drejtes dhe te drejtesise koleget tone qe kane jetue vitet e shtypjes se militantantizmit te çmendun komunist, ne vete e familjet tona, le te nxjerrim ne drite dokumentacionin e duhun akuzues, dhe t’a bajme ate publik, material pedagogjik per edukimin e te rinjve me frymen e demokracise qe siguron lirine e dinjitetin e cdo qytetari, pavaresisht nga ndryshimet e bindjeve politike qe kemi.
“Albumi” i Fahri Shaskes ashte nji hap i madh ne kete drejtim, dhe per kete e falenderojme. Duhet akoma pune, shume pune, sepse monstruoziteti komunist ne Shqiperi ka tejkalue te giitha permasat e “se Keqes” qeveritare, dhe ka mohue te drejten e jetes se lire per ma shume se tre miljone qytetare shqiptare. Le te mobilizohemi per nji ndermarrje kaq fisnike, njerezore, te qytetnueme!
* * *
Vitin qe vjen, ne Vloren tuej, ne Vloren time, ne Vloren e te gjithe shqiptareve do te perkujtohet 100 vjetori i Pavaresise sone Kombetare. Por ne gezimin tone te merituem gjindet nji plage e hapun qe akoma derdh gjak: gjysma e ketij shekulli pavaresie ashte jetue nen thundren barbare te komunizmit. Gjurmet jane te thella, te fresketa, te paharrueshme. Ne Sheshin e Pavaresise, ate dite madheshtore, se bashku me ne qe mbijetuem, do te jene te pranishem por te padukshem, te heshtun, edhe dhjetra mijera heroj, deshmore, viktima te komunizmit -burra, gra, femij dhe pleq- qenie te pafajshme dhe te pambrojtje, te sakrifikueme ne kasaphanen komuniste vetem sepse deshten Shqiperine e lirine ma shume se jeten. Dhe kane nji kerkese:
“Mosna harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dyte. Mos na mohoni drejtesine!”
Cili nga ne do te kete guximin me kundershtue deshiren e tyne te fundit?
Neqofte se dashunia per Shqiperi dhe Liri ashte “faji” i tyne, lete jete dy here e lavdishme vdekja e atyne qe dhane jeten per kete ideal!