top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

E fundit qe vdes eshte shpresa

Nga Pellumb Lamaj

 

Edhe pse kane kaluar dy dekada, fatkeqesisht ne Shqiperi jane ne pushtet neokomunistet ose sic i quan populli: "bllokqenet". Ky fenomen ose me sakte ky tranzicion i pergatitur ne zyrat e "Gebelsit te partise" R. Alia dhe ne bankat e diplomacive perendimore, te cilet gjithmone diktojne fatin e popujve te vegjel, do te ndodhte edhe ne Shqiperine e harruar staliniste. Katovica, kjo hije e zeze dhe e turpshme qe pllakosi ish vendet komuniste, ne Shqiperi u ul kembekryq. Dhe s'kish si te ndodhte ndryshe.

 

Mungesa e nje Nyrembergu te dyte, sipas skenarit te Katovices, jo vetem qe u largoi friken barbareve te kuq, por edhe i cliroi ata nga krimet me monstruoze qe kishte provuar shoqeria njerezore e ne kete menyre i rikurorezoi ata ne pushtet, por kete radhe jo me nen yllin e turpit sllavokomunist, por nen flamurin amerikan dhe ate europian te cilet ata aq shume i kishin mallkuar.

 

Dihet historikisht qe interesat e me te medhenjeve ngrihen mbi male kufomash dhe kete radhe, me shume se kudo tjeter, kjo padrejtesi u reflektua me shume ne Shqiperi, ku per ironi te fatit, per cudine ose me mire cmendurine, do te dekoroheshin ata qe per gjysem shekulli thyen kafka njerezish, ata qe vodhen me mijera jete te pafajshmish, ata qe ne cdo pore te lekures se tyre kullojne gjak, ata qe lirine njerezore e rrethuan me tela me gjemba, ata qe ndeshkuan me plumba kokes apo me jete burg misionaret e lirise.

 

Nuk do te zgjatem te shkruaj per genocidin sllavokomunist qe u ushtrua mbi popullin fisnik e te pafajshem shqiptar per gjysem shekulli. Shkurt, dua t'i pergjigjem vetem nje pyetjeje, nje amaneti, nje detyre te shenjte qe u braktis, u harrua, por qe kerkon pergjigje perpara gjyqit te historise; nje pergjigje qe do t'i qetesonte sadopak shpirterat e martireve qe sot nuk kane nje varr, qe s'arriten te dilnin gjalle nga kampet e cfarosjes. Fati i keq e deshi qe edhe une qe po u shkruaj keto rreshta, te isha pjese e atij kalvari vuajtjesh te pafund, te asaj shtrese martire, te asaj Odiseje qe ende nuk e ka mbaruar rrugen e shenjte.

 

Si eshte e mundur valle, qe edhe sot pas dy dekadash, ata qindra e mijera qendrestare ne kampe internimi e burgje, qe perfaqesonin ndergjegjen e kombit, qe ishin simbol i qendreses antikomuniste, u zbehen, u shuan pa nje shkrepetime, pa e mbaruar misionin e tyre te Shenjte?

 

Kjo eshte pyetja qe me ka shoqeruar ne cdo moment te jetes per keto njezete vjete, qe eshte padyshim edhe pyetja ose me mire ofshama e te gjithe atyre qe ende jetojne, qe ende nuk i ka lene fuqia, qe besojne ne Zot, flamur e drejtesi.

 

Si eshte e mundur valle, qe ata qindra e mijera qendrestare te pasuar nga qindra e mijera pasardhes te tyre te cilet paten fatin te mbarojne universitete brenda dhe jashte vendit, nuk arriten te ndertojne nje kauz te tyre, te kene nje media te tyre qe te shkruajne historine e tyre te pa shkruar, fabrikuar dhe censuruar per breza te tere? Mos valle edhe per kete jua kane fajin neokomunistet, bllokqenet?

 

- Jo zoterinj, pa kauz, nuk ka fitore dhe eshte pikerisht kjo kauz qe ju ka munguar e po ju mungon jo vetem kesaj shtrese por gjithe shqipetareve te ndershem qe duan shtetin e se drejtes, demokracine e vertete qe kane enderruar por qe fatkeqesisht jane ende te privuar prej saj.

 

Eshte e vertete qe popullin e drejton klasa politike, historine e shkrujne historianet dhe institucionet perkatese, artin e bejne artistet dhe drejtesine e vene ne vend institucionet e saj, por si t'ia bejme kur asnjera prej ketyre institucioneve jo vetem qe nuk ben detyren, por kerkon me te gjitha mjetet te mbjell nostalgji per te kaluaren e lavdishme kur qeveritaret dhe deputete ne foltoren e popullit shahen me liber familje sa per sy e faqe kur historianet dhe artistet gllaberojne fondet dhe tenderat vetem per t'u sherbyer partive e keshtu me rradhe?

 

Eshte e vertete qe ne Shqiperi sllavokomunizmi nuk u permbys por u zevendesua nga pjella e tyre e cila gllaberoi gjithe pasurine kombetare dhe ate personale dhe riperteriu lindjet e vjetra mafioze te baballareve te tyre me boten, por kjo nuk do te thote qe ne te dorezohemi.

 

E fundit qe vdes eshte shpresa.

 

Dhe ishte pikerisht shpresa qe na mbajti gjalle se nje dite....., - ndersa sot, qe jane mundesite t’i bejme historise ate mbyllje qe e kerkon dinjiteti i races tone, t'i tregojme shoqerise shqiptare se ne ishim martiret, ndergjegja e kombit, simboli i qendreses antikomuniste, mjerimi i nje kombi te pafat, flaka e pashuar e shqiptarizmit jemi katandisur dhe shitur per pese leke te ata qe na persekutuan e po na persekutojne ne menyre sistematike, duke na ndare ne parti, shoqata e grupime fantazma duke u bere ne kete menyre vegla te klases politike neokomuniste, duke humbur respektin dhe dashurine e shumices, duke blere me ca leke vellain apo babain e pushkatuar, nderkohe qe barbaret e kuq qe i kryen keto krime, jo vetem qe nuk kerkuan falje publike, por dekorohen c'do dite nga presidenti per vepren e lavdishme te luftes se klasave kundra armikut te popullit. Dhe kjo nuk eshte ironia e fatit, por dobesia jone!

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page