- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
"Denoni krimet e komunizmit"!
Nga Beqir Sina

U promovua Organizata e re, "Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerikane”, dhe libri i Bedri Blloshmit, me titull ;"Fabrikimi i Vdekjes" - Dosjet e Sigurimit te Genc Lekes dhe Vilson Blloshmit.
Libri "Fabrikimi i vdekjes" nje veper qe jep kushtrimin : "Denoni krimet e komunizmit"!
WASHINGTON D.C: Ne kryeqytetin e SHBA-es, ne Washington, diten e shtune me 15 janar 2011, ne hotelin e njohur Hilton Washington DC/Silver Spring, Organizata e quajtur “Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane”, ne nje tubim ku moren pjese dhjetra veta shenoi fillimin e veprimtarise se saj. Ne kete takim moren pjese kryesisht, disa anetare te familjeve te presekutura gjate regjimit komuniste ne Shqiperi dhe disa ish te burgosur politik.
Organizata e re, "Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerikane”, qe shenoi ne te njejten dite dhe lindjen e saj zyrtare, duke promovuar dhe librin e Bedri Blloshmit,"Fabrikimi i Vdekjes", tha se me kete veprimtari ajo po ndermerr " nje hap qe kjo organizate e quan seancen e pare" te " gjykimeve te krimeve komuniste, ne Shqiperi”. Gjykimi nisi me ane te ketij libri, dhe rrefimeve te vete autorit, i cili, erdhi ne Washington, posacerisht nga Shqiperia, qe te "deshmoje" ne ate qe siç e quajten organizatoret e ketij tubimi “Gjygji i Washingtonit'.
Ne kete tubim mori pjese si i ftuar nderi edhe ish - kandidati nga partia Konservatore dhe Republikane ne New York, per Senatin e SHBA Joseph DioGuardi, presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane lobit te pare shqiptar ne SHBA, ai qe sherbeu ne Dhomen e Perfaqesuesve ne zonen elektorale 20 te New York-ut ne vitet 1985-1989 me bashkeshorten e tij Shirli Klojes DioGuardi, Keshilltare per Çeshtjet e Ballkanit dhe publiciste.
Moderator i ketij tubimi ne Washington zoti Edurad M. Dilo, anetar i Bordit te Drejtoreve te organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane”, theksoi, se ky eshte evenementi i pare, i ketyre te presekutuarve shqiptare te emigruar ne periudha te ndryshme, qe per shkaqe politike lane vendin e tyre. Ai kerkoi me pas qe tubimi te hapej me intonimin e himneve kombetare te Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise.
Njikohesisht, drejtuesi i ketij tubimi, zoti Dilo, kerkoi me kete rast qe me nje minute heshtje, te gjithe te pranishmit te ngriheshin ne kembe, per te nderuar kujtimin e gjithe te reneve per çlirmin e vendit dhe ata qe luftuan per demokracine ne vend si dhe t'ju jepej me kete rast edhe nje nderim dhe respekt i veçante te gjitha viktimave te komunizmit ne Shqiperi, nder vite.
Dilo, duke hapur takimin, ne fjalen e tij midis te tjerave tha se "Sot, jemi mbledhur ne nje dite te shenuar per organizaten tone duke festuar se bashku ditelindjen e organizates tone, me emrin kuptimplote “Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane”, mbas njohjes zyrtare qe vet ligjet e shtetit Amerikan, i bene kesaj organizate anti - komuniste, ketu ne SHBA-te."Por, tha ai njekohesisht, po promovojme edhe librin arkivor ose njerin prej librave me te rendesishmit te kohes, te botuar ne keto dy dekadat e fundit te renies se komunizmit , librin e zotit Bedri Blloshmi, me titull ;"Fabrikimi i Vdekjes" - Dosjet e Sigurimit te Genc Lekes dhe Vilson Blloshmit.
Njeri prej anetareve te bordit te organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane”, me qender ne Uashington, ish diplomati Mustafa Xhepa, mbajti kumtesen me titull "Le te mbreteroje drejtesia ...
Zoti Xhepa, ne kumtesen e tij nder te tjera kujtoj se " Njeriu duhet t'i bindet nje "ligji me te larte, me hyjnor", kur e shikon se ajo qe i ofrojne eshte teresisht e pamoralshme. Vrasja kurre nuk mund te jutifikohet. Njerezimi, mbeshtet ne te njejtat struktura universale vlerash e morali dhe si i tille eshte i afte te dalloje racionalen nga irracionalja."
Xhepa, tha se "Eshte kjo arsyeja, qe krimet e komunizmit ne vendin tone nuk mund te lihen pa u ndeshkuar. Thirrja kunder padrejtesise, dhimbja per humbjen e te dashurve, zemerimi dhe emocionet e atyre qe vuajten, sot me fort se kurre, degjohen jo vetem brenda trojeve shqiptare por edhe jashte tyre dhe rezonojne neper bote. Eshte ne doren e fitimtareve te vendosin drejtesine, t'i japin te drejten atyre qe padrejtesisht u shtypen dhe u denuan dhe te denojne ata qe ngriten ne sistem dhe implementuan regjimin me gjakatare ne historine e kombit tone."
Ne fund zoti Xhepa, duke marre si shembull edhe Bedri Blloshmin me botimin e librit "Fabrikimi i vdekjes" , ju kujtoj pjesmarreseve se ky liber dhe kjo veprimtari leshon kushtrimin: "Denoni krimet e komunizmit"!
Ish - kandidati nga partia Konservatore dhe Republikane ne Nju Jork per Senatin e SHBA Joseph DioGuardi, presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane lobit te pare shqiptare ne SHBA-es, ai qe sherbeu ne Dhomen e Perfaqesuesve ne zonen elektorale 20 te Nju Jorkut ne vitet 1985-1989 me bashkeshorten e tij Shirli Klojes DioGuardi, thane se regjimi komunist i luftoje nacionalsitet shqiptare ne te gjitha trojet e tyre. Madje sipas Diouguardit ata perdoren edhe metoda te ndryshme per te perçare shqiptaret edhe ketu ne Amerike.
Ata kujtuan punen e tyre te madhe qe kane bere gjate ketyre viteve per çeshtjen shqiptare. Çifti DioGuardi, solli edhe nje deshmi filmike te bere ne Kongresin Amerikan me 7 Korrik 1996, ku ne panel ishin vendosur dy krahe te kunderta "deshmia qe mbronte te drejtat e shqiptareve dhe denonte krimet e komunizmit nga Shirli Klojes DioGuardi, Keshilltare per Çeshtjet e Ballkanit dhe publiciste, perball panelit qe dilte kundra saj me anti shqiptarin me te madh ne krye, nje fare Nikola Gejxhi dhe disa shoqerues ne krah te tij nga Tirana, si Blendi Gonxhja, qe moren pjese ne ate senace degjimore ne Kongresin Amerikan.
Me pase folen edhe publicisti Hasan Kostreci, dhe u lexuan letrat e derguara nga ish i burgosuri politik Leka Tasi, dhe publicisti Mergim Korca, djali i intelektualit te njohur Xhevat Korça, folen zoterinjte Muhamet Omari , veprimtar i dalluar, anetari i kryesise se Vatres, zoti Zef Balaj, Dr. Grigori Nosi, nipi i Lef Nosit, editori i Diellit, Dalip Greca, ish i presekutuari i regjimit Fejzi Kulla, zoti Abdulla Mema, anetar i Bordit Drejtues te Organizates, ekonomist dhe zoti Judigjar Luzaj, anetar i Bordit Drejtues te Organizates, pedagog fizike.
Ne letren e tij pershendetese te ketij tubimi, publiciti Mergim Korca, djali i intelektualit te njohur Xhevat Korça, shkruan se "Ne Shqiperi, ka ardhur koha qe gjetrat te zene vendin e duhur. Historia e Shqiperise eshte shkruar deri me sot vetem mbi bazen e ideologjise komuniste dhe mbi shtremberime marremendse. Nga ana tjeter uroje nga zemera keta nismetar edhe njekohesisht deshmitar te historise sone kombetare, kesaj pasurie te paçmuar, do te dine se si t'ua lene ne dore historianeve dhe studiuesve te rinje t'a shkruajn historine e vetrtet dhe ashtu si ka qene. Dhe libri i zotit Bedri Blloshi nje material teper arkivor per te deshmuar kete histori te rende qe kaloi kjo pjese e popullit shqiptar dhe krimit te pameshireshem ndaj dy poeteve Genc Lekes dhe Vilson Blloshmi dhe i pari aktivitet qe hap edhe siparin e kesaj organizate shpreseplote me prek dhe me inspiron programi i organizates suaj i cili perfshine
Veprimtaria u shoqerua me pershendetje dhe kumtesa te tjera
Me pase foli Hasan Kostreci publicist dhe veprimtar i komunitetit, i cili tha nder te tjera se muajin e kaluar, zoterinj, ndoqem me emocion te madh, duke derdhur edhe pika loti, pjese te filmuara nga levizjet studentore te vitit 90, por, tha ai ne mendje tona na u kujtuan gjithashtu edhe ata mijra e mijra martire, viktima te komunizmit, ndofta jo edhe aq te njohura nga ne, qe luaftuan per kete demokraci, prej nga qelite e ftohta te burgut famekeq te Burrelit, Qafa e Barit, Spaçit e shume Ashuvicve te tjere shqiptare.
"Por, kujtoje edhe nje here Kostreci" neqoftese zerat e protestusesve te rinise studentore i kemi akoma te gjalla ne vesh, sepse, i degjoi i gjithe populli, thirrjet e atyre fatkeqeve ne revoltat e burgut te Sapaçit dhe Qafa e Barit, nuk u degjuan me, sepse, u shuan brenda mureve te betonuara dhe u degjuan nga fare pak njerez. Neqoftese gjaku i atyre qe u vrane me urdher te Alise ne 90' jane quajtur me te drejte si deshmoret e pare te demokracise shqiptare, gjaku i derdhur nga ata protestuesit e Spaçit e Qafa e Barit, ka mbetur i harruar, sepse, nuk u pa nga askush dhe nuk u filmua nga askush." cilesoi zoti Hasan Kostreci.
Keto jane si histori me ujqer dhe çakej....
Keshtu e ka quajtur kete lloj historie Dr. Grigori Nosi( nipi i Lef Nosit) i cili, ne kumtesen e tij theksoje se "Gjokset e poetve nuk i shpojne plumbat e komunisteve, sepse ata ngrihen sot edhe me fuqishem”. Me kete liber ju keni ngritur nje akt padi, tha ai duke akuzuar me letrat e tyre, vendimet e tyre, vulat e tyre, gjithe makinen shteterore komuniste, se si vepronte te eleminonte keta njerez. Ky liber per Dr. Nosin, dhe kjo deshmi i kerkon te gjithe shqiptareve te prishin "kontraten me te kaluaren". "Kush ka vrare ujkun- ka shpetuar e ndihmuar delen", tha ai, duke nenvizuar se pra çfaroseni rracen e ujkut dhe te çakallit qe vazhdon edhe sot te beje kerdine. Shqiptaret, e dine mire kete histori se kan pothuajse nje histori 60 vjeçare me ujqer dhe çakej thote Dr. Grigori Nosi nipi i patriotit intelektual Lef Nosi.
Megjitheate tha ai prapeseprape, “Ky liber eshte nje grusht i fort mbi foltoren e parlamentit, ku thote ngreni lart Kartonin Jeshil, qe krimet e komunizmit te denohen sipas ligjeve qe ka bota e civilizuar. Eshte nje grushte i forte, mbi tavolinen e prekurorise dhe Gjykatave ne Shqiperi, ku i thote mos flini mbi dosjet e krimeve te komunizmit qe jane duke "pikuar gjak" neper akrivat e shtetit.
Ose dergoni para drejtesise kriminelet qe martiret te prehen te qete. Ky liber, si pas tij eshte nje grusht i te gjithe shqiptareve te ndershem e nacionalist kur thote " Tregoni vendin metastazave te komunizmit, qe po ju ngjiten neper kembe dita -dites.Qe si shushunja kerkojne te pine ende gjakun te kendojne edhe nje here si me 20 shkurt ne Spaç " Ejani mblidhuni ketu - ketu !" qe toka t'u dridhet neper kembe shoshunjave komuniste", ka perfunduar kumtesen e tij Dr. Grigori Nosi( nipi i Lef Nosit).
Nderkohe, Editori i Diellit zoti Dalip Greca, mes te tjerave tha se " Ky liber eshte ajo "dosje qe do te mbetet te tregoje edhe turpin e atij sistemi, por edhe deshmin e gjalle qe na sjell autori per te denuar krimin e kryer per me shume se 45 vjet ne Shqiperi". Ai ishte nje regjim qe do te mbahej gjalle me vijen e kuqe, ndersa do te eleminotnte dhe mundohej te zhdukte , familjet e medha, fistet dhe nacionalistet e intelektualet shqiptare, ptariot e atdhetare, qe te mbante vet-veten."
E mori fjalen ne kete veprimtari ne Washington edhe pinjolli i njeres prej familjeve patriote dhe intelektuale te njohur a shqiptare, zoti Jadigjar Luzaj . "Ne kete liber vlen te permendet, citoje zoti Luzaj, se brenda tij gjene ate se ne mesin e viktimave te komunizmit, ne Shqiperi, pati nga ata qe mbajten qendrim heroik, dhe e bejne librin "Fabrikimi i Vdekjes" te mendoj lexuesi se njeriu ne ate kohe, kishte vetem dy rruge te ndershme:" Ose te vdiste ne lufte si hero , ose te vdiste si martir".
Sipas zoti Luzaj , thuhet se sa nga keto te pushkatur ose te varur ne litar, kur iu kerkua fjala e fundit thirren "Te rroje Atdheu dhe Populli". Nga gjiri i ketyre njerezve fisnik e patriot, shprehet ai dolen "shpirtra te zjarrte" te cileve, do t'u degjohet zeri gjate gjithe koherave. Shpirterat, e tyre, sot per ne jane "kenga e tyre, qe na ngroh". Edhe pse jane te larguar nga kjo jete, ata jane te pavdekshem siç jane te tille dhe poetet Vilson Blloshmi dhe Gence Leka , Hivzi Nela, e te gjithe ata martire te komunizmit.
Ne fund te fjales se tij, tha zoti Luzaj" Tani shqiptaret kudo kane nje obligim te demaskojne diktaturen komuniste dhe te denojne krimet e tyre dhe ish bashkepunetorve te tyre, dhe te ngrene zerin per denimin e krimeve te tyre. Sot, ketyre viktimave gjithesesi u takon ne mes te Tiranes edhe memoriali i tyre, per t'i shpallur ata deshmoret e kombit dhe kujtuar ata gjithmone."
"Kjo, tha zoti Fejzi Kulla eshte nji ngjarje qe"... Ne mesnaten e 17 korrik 1977, dy poetet anti-komuniste, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, u ekzekutuan me pushkatim. Lidhur ne pranga, disa kilometra larg nga Librazhdi ne zonen e rrethinave te Librazhdit - Terroristet komuniste qelluan me plumba neper zemrat e poeteve ", dhe i mbuluan turpat e tyre te ngrohte me "balten e ftohte" te atij regjimi . Ata u vrane, sepse shkruan poezi qe Partise Komuniste i "vrane syte". Poezia e tyre u klasifikua nga ekspertet e letersise se realizmit socialist, ne Librazhd, si reaksionare, dhe poetet ishin konsideruar si armiq te Partise ...e do te ekzekutoheshin "
Ne fjalen e tyre oratoret thane se"Me botimin e dokumentave autentike te Sigurimit te Shtetit tek Libri, i autorit Bedri Blloshmi, bota e lire do te mesoje dhe gjykoje horrorin komunist shqiptar. Autori thane folesit e kesaj veprimtarie, i tregon Washingtonit, tashme, njerin prej krimeve me te renda te kohes se Enver Hoxhes, ndaj familjes se tij dhe atij, vete Blloshmi kaloi 25 vjet neper burgjet famekeqe te diktatures komuniste ne Shqiperi, dhe dy poetet e pushkatuar qe ndezen shkendijen e pare te lirise ."
Ne kete veprimtari ku mori pjese edhe vete autori, zoti Bedri Blloshmi, antikomunisti qe u denua me 25 vjet burg, tha se ka ardhur ne SHBA-es, "qe te deshmoje me kete rast para Jurise, anetar-e i se ciles, ishin bijet e bijat e disa familjeve te presekutura te regjimit komuniste ose vuajtes te burgjeve famekeqe – per pergjimin, ndjekjen, hetimin, torturimin, gjykimin, denimin, burgosjen dhe pushkatimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekes. Dy te rinj qe enderruan per nje Shqiperi te lire dhe demokratike."
Ne perfundim, organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro Amerikane" thote se " duke u bere pjese e Jurise se ketij Tribunali, siç e quajne ata kete organizate, ju ndihmoni ne nxjerrjen ne drite te se vertetes." Prandaj edhe pjesmarrja e dhejtra ish te presekutuarve ne kete organizata te re “Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane”, me qender ne Washington, tregon se eshte vlersuar si mjaft e rendesishme kjo seance deshmuese ne kryeqytetin e SHBA-es, Washington D.C