top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

DEKORIMI I PESE PERSONALITETEVE...

Nga Mërgim Korça


DEKORIMI I PESË PERSONALITETEVE ME URDHËRIN    

          E SKËNDERBEUT DHE REAGIMET KEQDASHËSE.

 

Nisma me shtysë kombëtare e Kryetaressë Parlamentit zonjës Jozefina Topalli, për t’i propozuar Presidentit BamirTopi një listë prej pesë vetash për dekorim me Urdhërin e Skënderbeut ku, treprej të cilëve nënshkrues të Dokumentit të Mëvehtësisë, ndërsa dy të tjerëtpersonalitete me një të kaluar tejet të përkushtuar ndaj Atdheut si edheçështjes kombëtare, nuk kishte se si të mos na mbushte me gëzim.  


Mirëpo reagimi i deputetit zotit BenBlushi jo që ishte tejet i vrazhdë dhe i pa respekt për nga forma, kategorikpër nga përfundimet që nxirrte, por  edhei mbështetur në argumenta sipas tij që, krahasuar me përgatitjen nga anakulturore si edhe horizontin që mendoj se duhet të ketë ky deputet, lenë shumëpër të dëshiruar.  Duke e konsideruarkëtë një lajthitje të tijën të çastit dhe me shpresën se jo vetëm zoti Blushi,por edhe çdo koleg tjetër i tij por me vullnet të mirë e  me ndershmëri për t’i gjykuar gjëratobjektivisht duke pranuar t’a zgjerojë shkallën e njohjes së tij, do të ndikojëqë këta zotërinj të ndryshojnë pozicionim, na shtynë të ndalemi në këtë problemseriozisht.   


Shumë nga politikanët shqiptarë, paçinqenë të djathtë, të majtë apo edhe ... laramanë, gjatë diskutimeve tëtyre në Parlament, nuk kanë shpëtuar dot pa pohuar se ... gjërat nuk duhett’i shikojmë vetëm bardh e zi !    Si pohim parimor  ky është skajshmërisht i drejtë.  Mirëpo që të zbatohet ky parim vijn’edhendërthuren kaq shumë probleme, duke filluar që nga edukata e marrë lidhur merespektimin e normave të etikës edhe moralit, tek shkalla e formimit tëkulturës së përgjithëshme bazë, e thelluar kjo me njohurí të themelta lidhur mehistorinë botërore, etj.etj. sa që çështja ndërlikohet shumë.  E për të mos mbetur këto që them vetëm nëfushë teorike, mund të them me përgjegjësí se më erdhi shumë mirë tek lexovaanalizën që i bën të njejtit problem të dekorimit të pesë patriotëve zoti HenriÇili.   Duke i konsideruar si zotinB.Blushi e gjithashtu edhe zotin H.Çili bashkudhëtarë të së njejtës brezníkohore, menjëherë dalloheshin për nga forma, pra për nga edukata etike e tëshprehurit, këta dy zotërinj.  Kjo edhe ethelluar nga fakti që zoti Blushi u drejtohej personaliteteve nga më të lartate vëndit, kurse zoti Çili i drejtohej njërit prej deputetëve, dhe aq, tëParlamentit.  Këndvështrimi, nga i cili tashtidua t’a trajtoj problemin, i kalon shumë caqet e një analize thjeshtë tëpikëpamjeve si edhe mënyrës së të trajtuarit të çështjeve nga ana e dyzotërinjëve të lartpërmëndur.  


Si një shqiptar që jetoj vërtet nga pikëpamjagjeografike larg Atdheut por që me shpirt e me zemër gëzohem e lumturohem kurdëgjoj ose lexoj të shprehen mirë për vëndin tim, nga ana tjetër fyhem në kulm,trishtohem edhe nuk e dua veten kur deri këtu, në Kontinentin Amerikan, shohimnë ekranet televizive se si kacafyten fizikisht në seancë parlamentarepërfaqësusesit e popullit tonë !   Ose,si nuk do t’a ndjej veten të fyer kur vëndin tim e radhisin organizatatbotërore në krye të listës së krimeve edhe korrupsjonit dhe në bishtin e listëssë zhvillimeve ekonomike ?!   Prandaj nukmundem të hesht pa i trajtuar disa koncepte si edhe parime bazë të cilët tëtrashëguar nga periudha e gjatë kohore e diktaturës së egër komuniste,vazhdojnë dhe e mbajnë akoma të turbulluar nënvetëdijen e atyre që sot për soti kanë në dorë frenat e vëndit e si pasojë asnjera palë nuk lëshon pé, edhekur bëhet fjalë për të mirën e Shqipërisë !  


Do t’a filloj me një koncept që nëvëndin tonë filloi të përdorej mbas pushtimit italian dhe konkretisht ai që nëmasë u quajt kompromis dhe atyre që vepronin sipas këtijkoncepti i u vu cilësori kompromisaxhinj !   Sipas propagandës komuniste të viteve 40-tky term ishte vetëm përkeqësues dhe u mvishej atyre që lidhnin marrëveshje në tëmirën e vëndit.   Si i tillë ky koncept ungurtësua në mëndjet e një pjese të madhe shqiptarësh dhe vazhdon e akoma iturbullon të tilla mëndje të ngjashme edhe sot si trashëgimí e pasqaruar esistemit diktatorial.   Prandaj, duam neapo nuk duam, duhet të merremi me të duke e shikuar më gjerë dhe nëgjithkuptimin e tij.  


Mirë se ky term hyri me pushtimin eShqipërisë nga Italia, po në Itali populli italian çfarë nënkuptonte me këtëterm ?   Asgjë tjetër por një marrëveshjedypalëshe për shitblerje pasurije të patundëshme.   Ky kompromisi sipas italianëve qënënkuptonin një marrëveshje ku të dyja palët e interesuara bënin lëshime nëkushte edhe çmime për të arritur në marrëveshjen e dëshiruar.   Në vazhdim do të shohim se ky koncept hyriedhe në politikë, por gjithmonë me kuptimin diametralisht të kundërt me atë qëi dha Partia Komuniste Shqiptare.   Sa përnjë ilustrim, kur u vërtetua kriza e së ashtuquajturës karrigeboshe lidhurme problemin e integrimit europian, ku u përplasën pikëpamjet egjeneralit De Gaulle me ato të presidentit të Komisionit EEC-së WalterHallstein dhe gjenerali e tërhoqi për gjashtë muaj përfaqësuesin francez nga kykomision, u krijua një tension ndërkombëtar në Europën e asaj kohe.  Punët rodhën si rodhën dhe De Gaulle e kuptoise me ekonominë dhe politikën nuk zinin vënd qëndrimet burrërorekokëforta ushtarake,dha e dha edhe më në fund u detyrua dhe e pranoi kompromisin e Luxemburgut të29 Janarit 1966.   Ai kompromis erivendosi normalitetin në EEC. 


A thua nuk do t’i bënte ata, që fjalënkompromis e barazojnë vetëm me tradhëti, që duke mësuar fakte të tjerahistorikisht tashmë të vjetra, (por të reja për njohurit’e tyre), të nxjerrinpërfundimet e duhura nga faktet e mësuara dhe të ndryshojnë pikëpamjet e tyre?  Të shpresojmë.  


Me që e kam besimin se duke i a zgjeruarhorizontin asaj kategorie të përfaqësuesve të së majtës shqiptare që vazhdojnëedhe ruajnë në nënvetëdijet e tyre ndikimin verbues të diktaturës komuniste,ata do të pozicionohen më arësyeshëm ndaj interesave kombëtare.  Prandaj po vazhdoj me fakte akoma më bindësepër ta sepse kompromise të idhujve të tyre si edhe etërve të tyre e kapërxyennivelin e kompromisit duke u transformuar në kolaboracionizëm të mirëfilltë !     Njëtrullosje e papritur e pështjelloi Verën e vitit 1939 në pragun e plasjes së Luftëssë II-të Botërore :  Nënshkrimi i paktit sovjeto– nazist !   Ky pakt, pjellë enjë politike jashtë pasjoneve politike si nga ana e Hitlerit gjithashtu edheStalinit, shënoi një hap para përgjatë dy viteve të para të konfliktit.  Mirëpo të ndalesha vetëm në faktin politik,nuk do të hidhej drita e duhur ndaj detyrimeve që solli me vete ky dokumentkompromisi.   Prandaj vazhdoj edhe shtojse duke e ndjerë detyrim moral ndaj paktit të nënshkruar, B.Sovjetiki dorëzoi Gjermanisë hitleriane dhjetramijëra komunistë gjermanë edhe austriakëqë ishin strehuar në B.Sovjetik.  Ose siçpërshkruhet në librin me titullin  Togliatti1937 të autorit Renato Mieli, ish drejtues i seksjonit të jashtëm të PartisëKomuniste Italiane, se si u eliminuan duke i zhdukur fizikisht drejtues tëPartive Komuniste si Eberlein-i, Neumann-i, Remmele-ja, Kiepengeri, etj. e dukevazhduar edhe me Bela Kun-in hungarez ose të gjithë grupin drejtues të PartisëKomuniste polake !  


Edhe vetëm me kaq informacion saparaqita, besoj se të majtëve të ndershëm edhe objektivë së pakut do t’u jetënxitur dëshira për ... njohurí  më tëdetajuara në këtë drejtim.   Prandajvazhdojmë me fakte, pa u futur hë për hë në krahasime edhe konsiderata.


Vetë termi kolaboracionizëmu hodhpër herë të parë nga Mareshalli Petain gjatë fjalimit të tij në radion francezemë 30 Tetor 1940 kur ai i drejtohet popullit francez duke e ftuar të bashkëpunoninme gjermanët.   Pa hyrë e pastaj tëzgjerohemi në trajtimin e kapitullimit të Francës brënda gjashtë javësh që ngashpallja e luftës, thirrja e Mareshallit Petain, (heroit të Francës së Luftëssë Parë Botërore), kishte dy pikësynime :


Së pari, të ruheshin tri të katërtat eterritorit kombëtar francez e të administroheshin nga vetë francezët, duke i unënshtruar faktit që një e katërta e territorit ishte në dorën egjermanëve.   Për këtë, thirrja e tijishte që populli t’a zëvëndësonte parullëne trashëguar nga Revolucioni Francez, Liri, Barazí,Vëllezërim me trinomintjetër, më të vyer për popullin francez në rrethanat e caktuara, Punë, Familje,Atdhé !    


Së dyti, duke pranuar të kryesonte qeverinë eVichy-së, Mareshalli Petain  epërshpejtoi jashtëzakonisht kthimin e robërve të luftës francezë në shtëpit’etyre në Atdhé.  


Tashti natyrshëm lind pyetja :  po haraçe pagoi Petain-i si pasoj’ekolaboracionizmit ?  Pa dyshim që edheharaçe pagoi.   Më i dukëshmi prej tëgjithëve, në mbështetje të regjimit nazist, zhveshja nga pronat si edhedeportimi i 130.000 të huajve që kishin gjetur strehë në Francë e bashkë me taedhe i 70.000 francezëve hebrenj. 


Mirëpo, mbasi e dhamë një pamje të përshpejtuar tëzhvillimeve në Francën e pushtuar nga Gjermania lidhur me kolaboracionizmin,mendoj se ka shumë rëndësi të ndalemi e të japim së rishmi një kuadër tjetër kutë vihen në dukje specifikat e kolaboracionizmit në Europë.  Të gjithë vëndet e pushtuara e patën secili kolaboracionizmine tyre specifik.   Mirëpo ndryshonin shumë kolaboracionizmi norvegjez ngaai francezi ose hollandezi si edhe belgu.  Nuk mund të krahasohet kolaboracionizmi në Kroaci me atë nëB.Sovjetik.  Ose kolaboracionizmi danez,që ngjante shumë me atë shqiptar, nuk krahasohen dot me asnjerin prej tëtjerëve.   Prandaj, pa u zgjatur,vendosim disa piketa që t’u vlejnë lexuesve të prirë të mësojnë të vërtetathistorike të cilët sinqerisht i ftoj t’i ballafaqojnë këto njohuri që po marrinsot me dokumentat përkatëse e vetëm pastaj të dalin me përfundime lidhur mebindjet e tyre.


Vazhdojmë me kolaboracionizmin norvegjez i udhëhequrnga Vidkun Quisling-u. 


Sipas të gjithë burimevehistorike arrihet n’emruesin e përbashkët se mbasi Vidkun Quislingu me 17 maj1933 e krijoi dhe u vu në krye të partisë Bashkimi Kombëtar të Norvegjisë,(ekuivalent i Partisë Nacional Socialiste të krijuar dhe udhëhequr nga AdolfHitleri në Gjermani), ai u takua më 1939-ën me Adolf Hitlerin në Berlin dhe enxiti këtë të fundit t’a pushtonte Norvegjinë.  Kur kjo ngjau në prillin evitit 1940, Quislingu proklamoi qeverin’e tij.    Kjo qeveripati vetëm shtatë ditë jetë.  Hitleri ishte informuar se Quislingu nuk egëzonte simpatínë e popullit e prandaj Hitleri emëroi Josef Terbovenin siGauleiter, (Governator i Përgjithshëm) e kësisoji Norvegjia drejtohej ngaai.  Por Terboveni, si kukull sajoi një post me emrin Minister Presidentpër Quislingun, ku Governatori formalisht masat e dhunës linte që t’inënëshkruante Quislingu-norvegjez.  Përpjekjet e tija për t’i kthyer kishënsi edhe rininë norvegjeze në ithtarë të Nacional Socializmit nuk gjetënmbështetje.   Për krimin e tij të njohur të deportimit në kampet eçfarosjes të 1,300 hebrenjëve si edhe krime të tjerë më të vegjël, në tetorin evitit 1945 ai dënohet me vdekje edhe pushkatohet.   Kjo veprimtarí etija bëri që emri i Kuislingut të simbolizojë tradhëtínë ndaj atdheut si edhekrime ndaj hebrenjëve edhe më gjerë.


Po në vetë BashkiminSovjetik ç’ngjiste në kushtet e pushtimit të pjesshëm të territorit nga ushtriagjermane ?   Specifika sovjetike paraqistenjë karakteristikë krejtësisht më vehte sepse, vetë ata që bashkëpunuan meushtrinë gjermane pushtuese, nuk ishin të nxitur nga të njejtat shtysa e doemossi rrjedhojë edhe interesat e tyre ndryshonin.  Në përgjithësi, mbas mbi 20 vitesh “pushteti sovjetik”, u ndërthurënfaktorë tejet të shumllojshëm të cilët çuan në kolaboracionizmin rus.   Në krye të renditjes doemos dilte faktori kundërkomunizëm.   Ç’e nxiste dhe ushqente këtë faktor?   Dy dhjetëvjeçarët e dhunës si edhetmerreve masive të ushtruar nga regjimi marksist, të lidhur këto me internimetsiberiane dhe masakrat e kryera ndaj klerikëve si edhe besimtarëve, konfiskimete pronave shoqëruar me persekutimin e ish pronarëve, i lidhte të gjitha këto kategorikundërshtarësh të sistemit bolshevik me nacionalistët estonë, letonezë, lituanezë,ukrainas si edhe të atyre së të gjithë zonës kaukaziane që nuk e ndjenin vetenaspak rusër të mirëfilltë.   Këta të fundit patjetër qëdonin dhe luftonin t’a ruanin identitetin e tyre kombëtar e prandaj u radhitënme të gjithë kundërkomunistët e tjerë.   Nëkëtë mes faktor me rëndësi qenë edhe kategoria e “Bolshevikëve të penduar”.  Mbas mbi dy dhjetëvjeçarësh sistemi dhune të egër komuniste,kishte ardhur duke u përvijuar si forcë jo e papërfillëshme por në hije, edhekategoria e ish bolshevikëve ushtarakë që nuk ishin në asnjë mënyrë dakord memasakrat e spastrimeve staliniste, me terrorin e mbjellë për t’a kolektivizuarekonominë bujqësore duke mos e marrë fare parasysh interesin personal tëfshatarit.    Kjo kategori ishluftëtarësh bolshevikë e pranonin disiplinën por në asnjë mënyrë ndalimin elirisë së fjalës e të shtypit !  Kësisoji njeri prej ish heronjëve të betejës Moskës, gjenerali Vllasov, i ndjekur edhe nga oficerët madhorësi Blagorescenskij, Zilonkov, Zykov, Truchin, Malyskin, etj. formuan Komitetinpër Çlirimin e Popujve të Rusisë (K.O.N.R.), formuan edhe njësín’e tyreushtarake të përbërë nga 50.000 vullnetarë.  Në mbështetje të tyre në vazhdim, u bashkuan edhe 151.000 vullnetarë tëtjerë e kësisoji u formuan divizionet “LATVIA”, “ESTLAND”,  “LETTLAND”, “GALICIEN”, “WEISSRUTHENIEN”, dydivizione “KAVALERIE KOZAKE”, një “BRIGADË SULMUESE KËMBËSORIE KOZAKE” si edhe18 bataljone.  


Me që luftën e fituanAleatët dhe jo Boshti, ësht’e qartë që Aleatët e shkruanë edhe historinë.   Pala perëndimore e Aleatëve u mjaftuan mepropagandimin e ekzistencës së njësive me forca kundrapushtuese që ndikuan në fitoren e fundme, ndërsa palasovjetike, si ngadhënjimtare, i masakroi kundërshtarët në masë duke iminimizuar përmasat e asaj pale e duke i zënë në gojë vetëm si një grushttradhëtarësh e kolaboracionistësh !   Porse dokumentat historike dëshmojnë ndryshe !  


Për të mos u zgjatur më mefaktet si edhe karakteristikat e kompromiseve historike si edhe pamjeve tëkolaboracionizmit në vëndet e ndryshme europiane si edhe qëllimet e piksynimete tyre, do të ndalemi shkurtimisht në dy aspektet e tyre në Danimarkë edheShqipëri.   Ç’patën të përbashkët nëqëndrimet e tyre Danimarka me Shqipërinë ?  Në Danimarkë pushtuesi gjerman si edhe në Shqipëri ai italian,strukturën shtetërore e lanë të pacënuar, me pak fjalë në të dy vëndet nuk unganë parlamentet dhe as qeveritë.  Danimarka pati një ndryshim me ne se ndërsa tek ne mbreti u largua ngavëndi, në Danimarkë ai qëndroi në fronin e tij.   Nga ana tjetër, në mes Danimarkës si edheGjermanisë u nënëshkrua një Memorandum  sipas të cilit njihej qeveria daneze mekompetenca të plota dhe gjermanët pranonin që të mos ndërhynin në punët e brëndëshmetë vëndit.  Ky qe edhe pozicionimi iItalisë ndaj Shqipërisë.   Gjermania i abëri të qartë qeverisë së Mbretërisë Danimarkës se ushtria gjermane territorindanez do t’a kishte vetëm urë kalimi për nevoja strategjike e asgjë më shumë,gjë e cila përbënte edhe suksesin e madh në lidhje me fatet e ardhëshmedaneze.   Të mos harrojmë se i njejtë qeedhe pozicionimi i Gjermanisë ndaj vëndit tonë, mbas kapitullimit tëItalisë.  


Doemos qeveria daneze,mbështetur në detyrimet që i lindnin nga kompromisi i detyruar me qeverinëgjermane, (gjithmonë për të ruajtur sa më shumë interesat daneze), u detyruaedhe ajo të lëshonte pé në disa drejtime si p.sh. duke i prerë marrëdhënjetdiplomatike me Bashkimin Sovjetik e në vazhdim edhe me Sh.B.A.-të, njëkohësishtmori pjesë në paktin kundra-komintern dhe Partinë Komuniste e nxori jashtëligjit !  


Për t’u theksuar është sesi shprehet historiani danez, specialist në fushën e rezistencëskundra-gjermane Haestrup, lidhur me pozicionimin e popullit danez ndajokupatorit gjerman i cili thekson se një pengesë psikologjike ndaj rezistencëspopullore daneze u krijua nga vetë gjermanët të cilët silleshin në mënyrë mjaftkorrekte dhe u shmangeshin akteve të dhunës.  


Kalojmë tashti tekproblemi tejet i vështirë i asaj kohe : çështja hebrejve.   Në këtë pikë,e cila për të dy vëndet që marrim në shqyrtim ishte një pikë kyçe tejet empreht’edhe e rrezikëshme, përfundimet qenë disi të ndryshëme por pa diskutimnë favorin e drejtuesve të shtetit shqiptar.  Në Danimarkë vërtet nuk u prek dhe nuk u dërgua në kampet famëkeqe tëçfarosjes asnjë hebré, por asnjë hebrédanez.   Kurse në Shqipëri, nëdallim nga Danimarka, jo vetëm që asnjë hebré i Shqipërisë nuk u dërgua në kampet eçfarosjes gjermane por, me që Kosova administrativisht më në fund u bë e mundurt’i bashkohej Atdheut Mëmë sipas këmbënguljes nacionalistëve të përkushtuarshqiptarë që duke qenë tejet largpamës e luajtën shkëlqyeshëm rolin e atyre qëdijtën të bënin si kompromise e gjithashtu t’a luanin edhe rolin e kolaboracionistëveduke vënë mbi të gjitha INTERESAT ESHQIPËRISË, ajo qeveri të cilën propaganda komuniste kërdisej nëpër traktet esaj duke e quajtur qeveri kuislinge, e kryesuar nga Mustafa Merlika Kruja, ishpëtoi edhe hebrejtë e Kosovës të ardhur atje nga Hungaria, Rumania, Bullgariaedhe duke i paisur me dokumenta shqiptare !  Ja shkurtimisht çfar mund të sjell unë nga kujtesa e ime e lidhur kjo qëunë pohoj edhe me faktin se thelbi i problemit gjëndet në dokumentat e Arkivittë Shtetit vetëm se duhet nxjerrë në dritë, të pastrohet nga merimangat q’ekanë mbështjellë me rrjetën e tyre në fondin e ndaluar të  Arkivit e pastaj faktettë interpretohen me ndershmëri dhe paanësí !  Po, të interpretohen me ndershmërí dhe paanësí !    Kjo dhe asgjë tjetër nuk kërkohet lidhur merishkrimin e historisë ! 


E mbaj mënd mirë sikur të ishte dje.Vjen një ditë në shtëpinë tonë miku i families dhe kryeministri i Shqipërisë,Mustafa Merlika Kruja dhe porsa hyn i thotë t’im eti, (i cili sapo ishte kthyernga një inspektim i përgjithshëm i shkollave në Kosovë), a kishte patur kontaktme ndonjë mësues ose profesor hebré dhe ç’dinte t’i thosh më gjerë përhebrenjtë e Kosovës. Babai i tha se miku i tyre i përbashkët z.Iljaz Agushi,(atëkohë ministër i Punëve Botore), nëpërmjet vëllait të tij z.Isuf Agushit, ekishte paraqitur me një profesor hebré që kishte qenë dishepull i albanologutnga më të shquarit, profesor Norbert Joklit, dhe i cili kërkonte ndihmë qëmundësisht t’a emëronin profesor të gjuhës shqipe në Gjimnazin e Prishtinës.Mbasi biseduan gjer’edhe gjatë lidhur me mikun e përbashkët, profesor Joklin, embaj mënd se profesori hebré filloi nga puna. Kaq dijti t’i thosh babai lidhurme kontakte me hebrenj në Kosovë. Atëhere Mustafa Merlika Kruja i tha babait seduhej të merrnin masa urgjente për t’u ardhur në ndihmë hebrenjëve në Kosovë. Itelefonuan ministrit të Punëve të Brëndëshme z.Mark Gjonmarkaj si edhesekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, z.Engjëll Çoba dhe e lanë tëmblidheshin menjëherë në zyrën e Kryeministrit.  Mbas disa ditësh mësova se Mark Gjonmarkajkishte dërguar në krye të një ekipi të tërë prefektësh, nënprefektësh si edhenëpunësish të besuar të Ministrisë së Brëndëshme, duke mobilizuar edhe tëgjithë autobusat e shoqërisë S.A.T.A., zotin Engjëll Çoba në Prishtinë si iplotfuqishëm të pajiste me dokumenta shqiptare si edhe me emra shqiptarë sa mëshumë hebrenj që t’ishte e mundur e t’i transferonte në Shqipëri.  Kaq kujtimet e mia.


Megjithatë në asnjë mënyrë nukpretendoj që këto kujtime të merren si të vërteta historike, por, nisur nga këtokujtime, mendoj se ësht’e plotë mundësía që në dokumentat arkivore studjuesit ehistorisë t’ia gjejnë fillin urdhërit me të cilin kryeministri Mustafa MerlikaKruja u dha rrugë atyre veprimeve pro-hebreje. Ai urdhër, pa as më të voglënmëdyshje, ka qenë pasuar padyshim edhe nga urdhëra të tjerë të asaj periudhelidhur me këtë problem.  


I lemë tashti kujtimet dhe vijmëtek pohimi i bërë nga Mëkëmbësi i Mbretit, z. Francesco Jacomoni, në faqet288-289 të librit të tij titulluar : Lapolitica dell’Italia in Albania (Politika e Italisë në Shqipëri) me botues CappelliEditore botuar më 31 maj 1965, ku autori pohon tekstualisht :   “Një demonstrim nga ana e Mustafa Krujës iasaj që ishte -burrnia- e tij, d.m.th. aftësía për t’i përballuar situatat meguxim si edhe zemërgjerësí, e pata pak kohë mbasi ai kishte marrë përsipërKryesinë e Këshillit Ministror. Ishte paraqitur tek ai konsulli i përgjithshëmi Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë verbale me të cilën qeverianaziste kërkonte dorëzimin e mbi treqind hebrejve që, refugjatë ngaJugosllavia, kishin gjetur strehim në Shqipëri. Komanda ushtarake gjermane eBeogradit kishte dhënë njoftime të sakta lidhur me emrat si edhe vëndet se kuishin strehuar ata në Kosovën Shqiptare. Mustafa Kruja erdhi të më merrte lejent’i linim të patrazuar në Shqipëri. Në Shqipëri në fakt nuk kishte asnjë këmbëushtari gjerman që të mund t’i identifikonin. Megjithatë, ramë n’ujdí qërefugjatët hebrenj të transferoheshin menjëherë në zonën e Gjirokastrës e cilakufizohej me zonën greke, të okupuar nga trupat italiane. Ata do të paiseshinme pasaporta shqiptare me emër fallso dhe, po të paraqitej nevoja, do tëndihmoheshin edhe materialisht. Këto masa do t’i lejonin Mustafa Krujës t’ipërgjigjej mbas disa ditëve konsullit të përgjithshëm të Gjermanisë se si tëgjitha hetimet e kryera në Kosovë lidhur me listat emrore kishin rezultuarnegative. Roma nuk u njoftua zyrtarisht lidhur me këto zhvillime, porprivatisht u informua drejtori i përgjithshëm i çeshtjeve rezervate, ministrifuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjerë dhe në saje të tij mundësuamnëpërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, t’i paisnim hebrenjtë gjermanë,bohemë, polakë, ungerezë dhe rumunë me pasaporta shqiptare. Atyre u krijohejmundësía t’u shmangeshin persekutimeve raciale duke i u drejtuar Shqipërisë.”


Me kapitullimin e Italisë edheShqipëria u shkel nga këmba e ushtrisë gjermane.    Si formë kushtetuese drejtimi, vëndin tonëe drejtonte Këshilli i Lartë i Regjencës i përbërë nga katër këshilltarë, (nëndryshim nga Danimarka ku në krye të shtetit ishte mbreti), e pastaj si aparatekzekutiv qeverit’e ndërsjella. Në vazhdim, edhe Këshilli i Lartë i Regjencës iqëndroi vendosmërisht besnik pozicionimit të Qeverisë kuislinge Krujandaj hebrenjëve dhe kësisoji deri ditën që nga territori shqiptar u largua edhekëmba e ushtarit të fundit gjerman, hebrenjtë e birësuarshqiptarënuk i ngacmoi askush !  


Këtu tashti edhe ndarjakryesore e qëndrimeve të pjekura të popullit danez krahasuar me ato të popullittonë.   Populli danez, popull i pjekurdhe me tradita demokratike, (ndonëse shteti ishte monarkik), e kishte të qartëse në çdo marrëdhënje me tjetrin, kur në mes hyjnë interesa të ndërsjella,çështja themelore ishte si duhej të zhvillohej kompromisi  duke patur gjithmonëparasysh si busull orientuese interesat kombëtare.   Kurse ne si popull udhëhiqemi nga parimi, (icili duke qen’i pranishëm kudo e kurdoherë është bërë edhe proverb), i cilipohon se  Shqiptari për një plesht e djeg jorganin !  E ne fatkeqësisht, me këtëthënje popullore që na karakterizon, mburremi ... në vënd që të turpërohemi!   A nuk qe politika e P.K.Sh. e cila trumbetonte se nuk enjihte as kompromisin si nocion historik gjithashtu edhe kolaboracionizmin, dheishte pikërisht ajo që na shpuri në politikën bardhë e zi të të ngrënit bargjithë populli dhe kompromise nuk bëjme por digjemi të tërë bashkë me jorganin?


Vijmë tashti dhe i analizojmë situatat me syobjektiv krahasimor.  Ky ndryshim ithellë në mendësí ndërmjet popullit tonë dhe atij danez bëri që edhe fatet epopujve tanë me mbarimin e luftës të ndryshonin rrënjësisht !   


Besoj se lexuesi nuk do tëmërzitet tashti që, me materialin që kemi në dispozicion, të bëjmë një analizëfare pa rrëmbim e me gjak të ftohtë e të nxjerrim edhe përfundimet eduhura.   


Se si u zhvilluanngjarjet, kjo është histori. Prandaj, kapim momentet kyçe, i analizojmë e nxjerrim edhe përfundimet, duke etheksuar edhe një herë,  pa mllefe  e pa ndikime ideollogjike.


Populli danez e kuptoi sesado të ngrihej ai në këmbë kundra ushtrisë gjermane, kësaj të fundit asnjë cifëlnuk i hiqej nga shtati i saj dhe të humburit do të ishin vetëm danezët.   E prandaj ata nuk u rrëmbyen nga propagandaaleate e cila bënte thirrje për luftë nacional çlirimtare.  Nga prireshin aleatët që bënin thirrje përrezistencë anti-gjermane ?  Sikur njëushtar i Reichut të vritej, ishte një grykë zjarri më pak kundra forcave aleate!    Hesapi ishte i thjeshtë.   Ata shikonin interesat e tyre.   Por edhe populli danez e kuptonte shquar senë bilancin total të asaj lufte mes gjigantësh ndikimi i tyre në favorin ealeatëve do të ishte mikroskopik i krahasuar me humbjet potenciale që do tëpësonin.   Prandaj edhe u mbyllën nëguaskën e tyre, bënë kompromise siedhe kolaboracionizëm me ushtrinë pushtuese gjermane dhe ... pritën tëpërfundonte lufta !  


Në kushtet e okupimit tëShqipërisë nga Italia, normalisht ndjenja kombëtare e shumicës dërmuese tëpopullit tonë u lëndua, siç i u lëndua ajo edhe pjesës dërmuese të popullitdanez.   Mirëpo fqinji ynë verior Sërbia,duke i patur tejet të gjalla atavikisht ndjenjat antishqiptare, padyshim qëpërbënte një rrezik të madh potencial për vëndin tonë.   Flas pa bërë dallime në mes qeverisë zyrtaretë mbretit ose P.K.Jugosllave.   E bëjkëtë sepse nga lartësia e viteve 2000 gjithsecili e ka të qartë seantishqiptarizmi sllav ndaj nesh nuk ka ngjyrë ideologjike partiake :  ai është në genin e çdo sllavi kufitar me ne!   Si u zhvilluan ngjarjet ?     


Në Shqipëri, djallëziajugosllave, arriti të bëjë të pabesueshmen : 


-  Ekrijuan P.K.Shqiptare Dushan Mugosha me Miladin Popoviçin.  Kjo u fut totalisht në dorën e tyre duke ecaktuar, (jo zgjedhur – M.K.), Enver Hoxhën si Sekretar provizor  të P.K.Sh. Kryetarët dhe n/kryetarët egrupeve komuniste, që u shkrinë për t’a formuar Partinë Komuniste Shqiptare, ulanë jashtë Komitetit Qendror Provizor me pretekstin të mos ushtronin ndikimesipas pikëpamjeve të grupeve të ndërsjellë.

- Arritën t’a nxisinpartin’e porsaformuar t’andizte luftën civile mes forcave që aderuan me të, kundra forcave nacionalisteqë bënin kompromise si edhe kolaboracionizëm.


- Përmes një propagande djallëzore arritën t’apërçanin edhe nacionalizmën shqiptare dhe i a ndezën mëndjen popullit kundranacionalistëve të mirëfilltë që duke sakrifikuar veten, prestigjin si edhe tëkaluarën e tyre personale, bënë kompromise edhe bashkëpunuan me okupatorinitalo-gjerman  me objektiv të tyre madhor interesat kombëtare !   Ekëta i emërtuan tradhëtarë, kompromisaxhinj e kolaboracionistë të shitur tekarmiku !(?)  

- Duke i nxitur si edheorganizuar veprimet tamam terroriste të njësiteve edhe çetave   arritën që me taktikën godite armikunedhe ik, pushtuesi gjerman të zhdukte e të asgjësonte fshatra të tërë ekësisoji pjesa e popullatës fshatare që shpëtonte i mbushte radhët e ushtrisësë quajtur partizane. 


- Gjëja tjetër që nxitën e organizuanjugosllavët, ishin atentatet në qytete duke hyrë e duke i vrarë edhe brëndashtëpive të tyre tamam me atentate terroriste ata që sipas tyre ishintradhëtarë.  


- Kështu, me të mbaruarlufta, situatën si edhe pushtetin e mori në dorë P.K.Shqiptare e cila duke pasëqenë krijesë servile e P.K.Jugosllave zbatoi pa i u dredhur qerpiku politikënpro jugosllave duke e detyruar popullin shqiptar kësisoji të kryente harakirine tij !  


Sa për ilustrim, me që problemi ishkëputjes së Kosovës nga thonjtë sllavë është nga problemet e mprehtabashkëkohore, po sjellim tri ndodhí radhazi, dokumentimi i të cilave hetohet farelehtë, dhe që flasin qartë si e zhvilloi kolaboracionizmin P.KomunisteShqiptare :


1- Në muajin korrik të vitit 1946 umbajt mbledhja e Kuvëndit të Sërbisë ku u miratua aneksimi i KosovësJugosllavisë Federale.


2- Në muajin gusht të vitit 1946,vetëm një muaj mbas aneksimit të Kosovës, u zhvillua në Paris Konferenca ePaqës. Atje delegacionit tonë i u drejtuan disa pyetje sa i takonte qëndrimittë Shqipërisë ndaj atij aneksimi. Lidhur me këtë ju ftoj t’a gjeni e t’a lexonifjalimin e Enver Hoxhës mbajtur në Konferencën e Paqës në Paris, ku ai thotëshprehimisht : "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi".(Enver Hoxha,fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris, AQSH).  


3- Më 15 dhjetor 1946 u zhvillua mbledhja e Byrosë Politike të KomitetitQëndror.  Sipas proces-verbalit tëmbledhjes që gjëndet në dokumentat e ish Arkivit të KQ te P.P.Sh., gjatë fjalëssë tij Enver Hoxha në atë mbledhje ka thënë "Disa anëtarë partieduan të filozofojnë se mos thotë populli ç'bëtë me Kosovën...Ne do të uaspjegojmë, kush nuk na kupton, ne do ti luftojmë ".   Në këtë atmosferë, me urdhërin e vetëE.Hoxhës i u dorëzuan vëllezërve si edhe drejtësisë jugosllave një vargpatriotësh shqiptarë si patrioti dhe gjuhëtari i shquar prof.Selman Riza, inipi i Bajram Currit, Shaqir Curri e të tjerë që të gjykoheshin e të dënoheshinprej jugosllavëve.


Përgjatë kësaj analize dëshiroj t’aballafaqoj lexuesin me një pohim tejet ngjethës të ish shifrantit të K.Q. tëP.K.Shqiptare, zotit Islam Kadeshi, i cili ka thënë “ ... Në pranverën e vitit1945 erdhi një shifër nga komisari i Divizionit të Veriut Ramiz Alia nga Mali iZi me anën e të cilit ai njoftonte : -- Sot herëtnë mëngjes një turmë e madhe disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi ugrumbulluan në mes dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan tëgjithë. – Telegramin e deshifruar e çova në zyrën e Koçi Xoxes.  Atje ishte Enver Hoxha ...” ®


Sa të trishtë këta qëndrimekolaboracioniste thellësisht antikombëtare, pasoj’e të cilëve është lufta që pobën sot e kësaj dite populli kosovar, jo për t’u bashkuar me tokën amë, (siçe pat bashkuar politika e kuislingëve), por së pakut të fitojë pavarësínë!   Dhe të vetëdijshëm se ç’po bënin, EnverHoxha me gjithë shokët e tij, jo vetëm që i a dhuruan Kosovën Jugosllavisë, por,(në bazë dokumentash arkivale), i dërgonin Titos telegrame duke shprehuremocionin e tyre që sa më parë Shqipëria t’i bashkangjitej Federatës Jugosllave!


Sipas Ramiz Alisë, i cili fytyrën etij djallëzore gjithmonë e fsheh prapa buzëqeshjes dhe mirësisë së shtirë, kynuk ka qenë kolaboracionizëm !  Kolaboracionizëmtradhëtar sipas tij, ka qenë ai i asaj kategorie nacionalistësh largpamës qëbënë të pamundurën dhe Kosovën i a bashkuan Shqipërisë mëmë.   Për ata qëndrime tejet patriotike, Ramiz Aliame shokë atë kategori i dënuan me vdekje dhe i pushkatuan !   Por e keqja nukmerr fund me kaq.   Sot, nga lartësit’eviteve 2000, nga që Ramiz Alia me shokë nuk dhanë llogari për krimet e tyre, ainë intervista publike vazhdon e tallet akoma me popullin shqiptar, në një kohëqë unë e ftoj z.Blendi Fevziu t’a pyesë publikisht z.Ramiz Alia si e kujton aizotin Islam Kadeshi si edhe pohimet e tija ?! ®-1        


Duke e parë dhe kahasuar pozicionimin edrejtuesve danezë të shtetit, shumë të ngjashëm me atë të nacionalistëveshqiptarë, drejtues të Shqipërisë, si lidhur me nocionin kompromisegjithashtu edhe me atë kolaboracionizëm e njëkohësisht duke i bërënjë paraqitje fluturimthi edhe kolaboracionizmit stalinist të udhëheqësve tëP.K.Shqiptare, pa vazhduar më tej, ndalemi edhenxjerrim përfundime nga krahasimet me Danimarkën.   

  

      I radhisim suksesete mëdha të arritura falë pjekurisë popullit danez :


       1- Me përfundimin e Luftës së II-tëBotërore Danimarka kolaboracionizmin me gjermanët si edhe kompromiset që uarritën i konsideroi veprime me rezultat konkret në favor të vëndit.

 

      2- E majta daneze,duke qenë se P.Komuniste ishte nxjerrë jashtë ligjit, nuk pati asnjë iluziont’ia ndryshojë drejtimin pro-perëndimor vëndit ku si pasojë ekonomia e tregut shënoivazhdimisht  suksese sa i takon  rritjes së begatísë të Mbretërisë Kushtetuesetë Danimarkës !


       3- Danimarka uintegrua që më 4 prill 1949 në aleancën perëndimore Atllantike NATO dhe që më 1janar 1973 pranoi (kurse ne lutemi) të bëjë pjesë në Tregun e PërbashkërEuropian.

 

       Radhisim tani fareobjektivisht edhe pa asnjë ndikim ideollogjik apo politik se ku na çoi rrëmbimikarakteristik që për një plesht e dogjëm jorganin, i çfrytëzuar ky mjeshtërishtnga ana sllave në favorin e tyre e në dëmin tonë dhe si u reflektua në Shqipërikolaboracionizmi marksist me Jugosllavinë, B.Sovjetik e nëvazhdim si edhe ndikimi i tij në dhjetëvjeçarë ? 


 1- Me mbarimin e Luftës së II-të Botërore P.Komunistee zhduku mes terrorit të paparë thuajse të gjithë klasën intelektuale shqiptareme epitetin kolaboracionist’e kompromisaxhinj !


 2- Në ekonomí u zbatua me dhun’e me gjak parimimarksist-leninist i shtetëzimit 100 % të saj, rezultat i të cilit është trashëgimíae varfërisë totale të vëndit që edhe mbas thuajse dy dhjetëvjeçarësh nuk po emerr dot veten dhe Shqipëria vazhdon e renditet me vëndet më të mbrapambeturaafrikane.

 

3- Kemi 17 vite që vazhdojmë e lutemi të nafusin në NATO, deri më sot pra 58 vite me vonesë krahasuar me Danimarkën.   E të qe me kaq, gjysma e së keqes.  Po vazhdojmë e lutemi të na integrojnë nëEuropën e Bashkuar e na thonë se akoma nuk i plotësojmë kushtet !


Përgjatë analizës mendojse u trajtuan mjaftueshëm prejardhjet e termave, këndvështrimet ndaj tyre siedhe rezultatet e arritura si nga tëdjathtët nacionalistë edhe nga të majtët,predikuesit e internacionalizmës.  


Për aq sa më lejohet nëkuadrin e një shkrimi, shtrirja në gjerësí si edhe thellësí i një analize tëkësaj natyre, jam munduar të sjell e t’i paraqis lexuesit fakte të mbështeturanë dokumenta si edhe gjykime sa më objektive, ku qëllimi është të hidhet dritërreth asaj propagande cfilitëse gjatë viteve të luftës, e pastaj e vazhduar meushtrim dhune të skajëshme përgjatë diktaturës, që lexuesi, duke e zgjeruarhorizontin e tij të gjykojë rreth tri çështjeve thelbësore : 


1- Kompromisi si edhe kolaboracioni (bashkëpunimi), në parim janë mjetet metë cilët realizohen marrëveshjet me lëshime të dyanëshme, për të arritur tëdyja palët maksimumin e interesave të tyre.  Sa u takon drejtuesve të fateve të kombeve, në qëndër të vëmëndjes sëtyre duhet të jetë shmangia e vështrimeve bardh e zi të problemeve  e doemos, duke vënë mbi çdo gjë interesinkombëtar, të vihen në jetë me sa  mëpjekurí e mënçurí këta dy koncepte !   


2-  Të gjykohet objektivisht propaganda staliniste e P.K.Shqiptare gjatëviteve të luftës si edhe ajo e 47 viteve të diktaturës në vazhdim, të cilatrreth nocioneve kompromis, kolaboracion si edhe ndaj cilësorit kuisling, kishindhënë pikëpamjet e tyre tejet agresive dhe deformuese, (ku për veten e tyre asqë pranonin të flitej për zbatim të këtyre nocioneve).   Kësisoji ato krijuan një bunker rrethuesndaj tyre  dhe e quajtën tabú diskutiminndryshe.  


3-  Mbështetur në rrjedhën e ngjarjeve historike,nisur edhe nga qëndrimet e mbajtura prej drejtuesve të Danimarkës e doemos edhembështetur në kuadrin e arritjeve që nga viti 1945 e deri më sot, bazuar mbifaktin që Shqipëria si edhe Danimarka kanë qenë trajtuar nga fuqitë pushtuesethuajse me shënjën e barazimit, të gjykohet se cili qëndrim politik ka qenë mëlargpamës dhe në interesin e vëndeve të ndërsjella në vazhdim.


Dhe e keqja vazhdon edhe sotku jo vetëm persona me indoktrinim të thellë e doemos me mangësí të theksuaranga ana e përgatitjes kulturës përgjithëshme, por edhe të rinj të emancipuar,me një shkallë ngritjeje intelektuale jo të papërfillëshme dhe herë herë shumëobjektivë ... veç kur lajthitin, rrëshqasin së rishmi në vorbullën epropagandës tabú edhe shprehen akoma me mllefe klasore sot, në vitin e tetë tëShekullit të Ri, kundra atyre që dikur P.K.Shqiptare i pat emërtuar kuislingëdhe si pasoj’edhe i pushkatoi, në një kohë që ata ishin patriotë të skajshëm qëpara interesave kombëtarte lé pasurín’e tyre, kush ishte i pasur, por asinteresat e familjes së tyre nuk i vinin : Atdheun e kishin të shënjtë !   


E kam bindjen se këta politikanër relativisht të rinj, duke e mësuaredhe faktin se si është shprehur ai që është quajtur demokrati i shkëlqyer, ndonëseishte republikan si formacion politik, (The democrat par Excellence ), PresidentiAbraham Lincoln, sido që të jetë puna do të zgjerojnë këndvështrimet etyre.  Ja tri nga thënjet e tija lapidare:


      “Nuk ka se si të përkrahet  vëllezërimi njerëzor duke e nxitur luftënklasore”.

                      “Nuk forcohet i pafuqishmi duke edobësuar të fuqishmin”.


Të dy këta pohime madhorë, për këgjykon e mendon me realizëm e ndershmëri, e përmbledhin saktësisht edhe e japintë qartë kuadrin se sa jashtë realitetit kanë qenë t’ashtuquajturat luftëranacional çlirimtare nën shëmbullin e Revolucionit të Tetorit.  Si u katandis ish Kampi Socialist themelet etë cilit u ndërtuan me dhunë edhe krime monstruoze bazuar mbi non sensin eshtetëzimit 100 % të ekonomive të ndërsjella ku dështimi ekonomik solli pastajedhe  shkërmoqjen politike të atyresistemeve.


Kurse thënja e tretë në vazhdim, duhett’ua hapë sytë politikanëve bashkëkohës që akoma e quajnë periudhën tashmë17 vjeçare që nga shkërmoqja e diktaturës, tranzicion, t’ishkundë e të ballafaqohen me realitetin duke u munduar të heqin dorë ngaegoizmi i çfrenuar e të venë në plan të parë interesat kombëtare !   Lincolni i madh pohonte :

 

  “Nuk mund të vendoset siguríja shoqërore duke përdorur pará tëhuajtura”.


E tek ne fatkeqësisht, ka17 vite që vetëm marrim borxhe.  Asnjeranga qeveritë as e ka vënë në zjarr ujin e fillimit të shlyerjes tyre, (ose sëpaku nga shtypi kurrë nuk jemi informuar rreth këtij problemi),  e as mendohet se dikur Shqipëria do tëgjunjëzohet për t’i shlyer !


Do t’a mbyll këtë analizëme tri thirrje-pohime klerikësh tejet të shquar se mbase diçka u thonë këtoatyre që kanë veshë, akoma nuk dëgjojnë por që duan të dëgjojnë. 


Në të largëtin Janar tëvitit 1944, kur Patër Anton Harapi u thirr të bënte pjesë në Këshillin e Lartëtë Regjencës, Ai mbajti një fjalim programatik.   Fjalimin e Tij, pa i ndërruar asnjë pik’apopresje, pa le fjalë apo fjalí, t’a lexonin me radhë të gjithë ish presidentëtpararendës të zotit Topi si edhe vetë ky i fundit, veç ndei i tyre do të kishqenë dhe e mira e Shqipërisë.  Ja si embyll fjalën e Tij Patër Antoni :  


Sod që jemi më kufí të përmbysemi me t’egëre me të butë, në këtë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila,anglofila, italofila; s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemishqiptarë e vetëm shqiptarë, të zot të çveshemi e të harrojmë gjithshkafen,vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, sembaruem : Të prâjnë fjalët e arsyetimet. T’a bâjmë monumentin kombëtar :bashkimin e shqiptarve.  ®-2


Foli Patër Antoni.   E dëgjuan si drejtuesit edhe popullishqiptar.   Mirëpo shumica  nuk  deshit’a ndigjonte.  Kjo edhe fatkeqësia eynë.   E doemos, në vazhdim, me t’a marrëpushtetin çlirimtarët, Patër Antonin së bashku edhe me Lef Nosin meshokë, patriotët e skajshëm që çdo gjë sakrifikuan për Atdhé, duke i etiketuarkuislingë, kolaboracionistë e tradhëtarë ... i pushkatuan ! 


Foli edhe Patër Fausti, tek e sollënpër krahësh në seancën e fundit të gjykimit sepse i a kishin thyer të dyjakëmbët në tortura.   E Ai thá se tërënatën ishte lutur për shpirtrat e përbërësve të trupit gjykues se ata nuk dininse ç’bënin.   Pastaj vazhdoi me pohiminmadhor parashikues se si ato kohë sistemi komunist po pushkatonte klerikë siedhe intelektualë e prandaj mjerë të tjerët të tillë të Shqipërisë.   Në vazhdim, pohoi Ai, mjerë të pasurit se sido t’a pësonin.   Mbas të pasurve iquajti të mjerë fshatarët si edhe puntorët e vëndit se si do t’ua punonin.   E në fund, parashikimin e Tij e mbylli, dukethënë mjerë se si do t’a pësonin bashkëpunëtorët dhe zbatuesit e diktaturës ngavetë partia e tyre, (e pakomprometueshme), që popullit i kishte premtuarParajsën Tokësore !   Besoj se asnjerinuk mendon se ka nevojë për koment ky parashikim sa logjik edhe gjenial qëPatër Fausti e bëri mbi dyzet vite në avancë qerthullit të diktaturës komuniste! 


Në konditat e krijuara mbasshkërmoqjes së komunizmit, lidhur me pohimin e tretë madhor të Lincolnit,mendoj të zë në gojë një nga thënjet madhore të Baba Rexheb-it që aq bukur këtody thënje shëmbullore duhet të bëjnë që zilja të dëgjohet nga çdo vesh ... icili e ka dëshirën edhe vullnetin të dëgjojë.


Egoizmin Baba Rexhebi, ai kollos imendimit filozofik bektashjan, e konsideronte sëmundje të rëndë morale tëshoqërisë njerëzore. Babai pohonte se ... egoizmi është si një mal i lartë qëngrihet pikërisht para syve tonë e që nuk na le të shohim përtej ...

 

Nëvënd të përmbylljes:   Natyrshëm lind pyetja se cila qeshtysa të ulesha e t’a bëja një analizë të mirëfilltë të kësaj natyre.  Prandaj e ndjej për detyrë ndaj lexuesit t’ithem se po të kishte qenë për diskutimet e ndonjerit apo qoftë edhe disa prejdeputetëve të Parlamentit të cilët shkallën e njohjes së historisë, oseformimin intelektual të mirëfilltë, e kanë të nivelit të teksteve të kohësdiktaturës, nuk do t’a kisha ndërmarrë fare këtë mundim.   Pikësynimi im parësor është që tëzëvëndësohen urgjentisht tekstet mësimore të historisë, të përshkuar ngaideologjia e kaluar komuniste që e la vëndin tonë kaq të mbrapambetur, metekste të reja të hartuar sipas të vërtetave historike edhe interpretimeveshkencore të papolitizuara.  Personalishte kam bindjen se shkaktohet një dëm kolosal që duke pritur me sot e me nesër,brezat e rinj vazhdojmë dhe i edukojmë me histori të shtrembëruar !   Ndokush mund të më thotë ... pse, sot ukujtove të na i thuash këto gjëra ?   Sotqë është ngritur zyrtarisht ky problem nga qeveria ?   Jo zotërinj, do t’u përgjigjeshaunë.   Ka shumë vite që janë botuar medhjetra shkrime dhe analiza të mijat në shtypin shqiptar lidhur me këtëtemë.   E kam pasë kritikuar ashpër ishdrejtoren e Institutit të Historisë pranë Akademisë Shkencave, zonjën AnaLalaj, lidhur me premtimet që jepte në takime këtu në Amerikë sa i takontekorrigjimit të gabimeve nëpër tekstet e historisë, duke e ballafaquar pastaj atëme tekstet që sipas saj do të ishin të korrigjuar.  

 

       I kam pasë drejtuar dy përkujtesaAkademisë Shkencave, (dorëzuar dorazi  kryetarit të saj), e paralelisht të dyja tëbotuara edhe në shtyp të plota. Njera, mbështetej në pohimin madhor tëfilozofit Rabindranat Tagorës :  

  

              Ai komb i cili nuk indreq gabimet e kaluara duke e ndërtuar të tashmen,    

                         nuk ka se si të ketëtë ardhme.  Ai ësht’i destinuar tëzhduket.                                                                                                      

Kurse tjetra, e mbështetur në analizëne vëllimit me letërkëmbim 11 vjeçar ndërmjet Mustafa Merlika Krujës si edhe AtPaulin Margjokajt, ku vihesh në dukje se sa larg ishin të vërtetat historikerreth personalitetesh të tilla patriotike si edhe shkencore nga propaganda qëkish zënë vënd në tekstet mësimore.  Motivipërshkues i analizës mbështetej në pohimin :

 

                      Historianëve, mashtruestë historisë kombëtare, t’a mësojnë se jo                                 përjetësisht mund t’i mbajnë tëpërbaltur personalitete si                                                   MustafaMerlika Kruja

  

      Kësisoj,unë e kam trajtuar prej vitesh në shtyp problemin e rishkrimit të të vërtetavehistorike.   Tashti, me sa duket, porrokulliset guri e do t’a gjejë vëndin e tij.  Prandaj, në radhë të parë i ftoj historianët tanë të paindoktrinuar, sëbashku me të tjerët që e kanë vullnetin t’i dëgjojnë të vërtetat historike që, mbështeturnë kritere shkencore dhe vetëm të tilla, të hetojnë, t’i gjurmojnë e pastajedhe t’i interpretojnë faktet aspak të reja, por që kanë qenë mbajtur të kyçurae të stërkyçura ndër fondet e ndaluar të arkivave tona, që tashmëlehtësisht mund t’i gjurmojnë, dhe të hapin shtigje të rinjinterpretimesh.   Me pak fjalë mos t’ivijnë qark bunkerit të tabúve të trashëguar nga diktatura por, të futennë të e të gjykojnë sipas kritereve shkencore objektive duke mos e patur më trurintë ndrydhur nga trysnía e kaluar ku kriteret shkencore i përcaktonte vetëmudhëheqësi i gjithëditur !  Ndihmesë siedhe mbështetje të madhe doemos këta shkencëtarë do të gjejnë edhe tekstudjuesit e rinj.


Këtë analizë do t’a mbyll me njëshëmbull tipik shtrembërimi të një të vërtete.  Këto ditë në lajmet shqiptare, zinte vënd vazhdimisht djegia e shtëpisë pronëe familjes së Mulletve.   Përgjatë lajmitilustrohej edhe fakti që në atë shtëpi, gjatë luftës ishin strehuar edhe udhëheqësiEnver Hoxha me zonjën Nexhmije.  


I menjëhershëm reagimi i kësaj tëfundit, porse reagim deformues i të vërtetës historike.   Zonja Nexhmije e ndjeu të nevojshme të ndërhyntee të sqaronte se në atë shtëpi ata vërtet ishin strehuar, porjo si të strehuar nga Mulletët !   Ndërsa unë shtoj :  i vërtetë ky pohim, por jo i plotë.   Në atë shtëpi banonte asokohe zoti BahriOmari me familjen e tij dhe Enver Hoxha, së bashku me zonjën Nexhmije, gjenin strehëtek ajo familje, kryefamiljarin e së cilës në vazhdim, diktatura e pushkatoi!   Kjo e vërteta që edhe sot, mbas mbigjysëm shekulli, Nexhmije Hoxha vazhdon dhe e cungon !   Prandaj u rekomandoj hulumtuesve të tëvërtetave historike, mos t’a marrin për kapital atë që u them unë.   Jo aspak.  Të shkojnë e të pyesin dy bijtë e të ndjerit Bahri Omarit, q&#

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page