- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Cmimi - Shqiponja e Lirise -
Nga Beqir Sina
Organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro - Amerkiane" me qender ne Washington ka nderuar me çmimin “Shqiponja e Lirise” çiftin DioGuardi
Çmimi “Shqiponja e Lirise” ka si qellim te nderoje ato individe qe shquhen per perkushtimin dhe sherbimin ndaj çeshtjes kombetare.
BRONX - NEW YORK : - Organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerkiane" me qender ne Washington ka nderuar per here te pare me çmimin “Shqiponja e Lirise” çiftin DioGuardi. Anetari i bordit te drejtorve te kesaj organizate, zoti Mustafa Xhepa, tha: "Zemra e çmimit ‘Freedom Eagle Award’ – ‘Shqiponja e Lirise’, eshte amaneti i patrioteve shqiptare bazuar ne vlerat kombetare te popullit tone ne luften e gjate per liri e demokraci”.
“Çmimi gjithashtu simbolikisht mbart vlerat e iluminizmit dhe humanizmit te rilindjes sone kombetare. Por ajo qe eshte me e rendesishmja sot, ky çmim i jepet atyre qe e meritojne me shume. Ne kete menyre”, tha, ish diplomati i qeverise se pare demokratike, Xhepa, “Çmimi ‘Shqiponja e Lirise’, percjell sinjalin e forte kundra militantizmit e pseudo-patriotizmit, fenomene qe kane çuar ne shtremberimin e se vertetes."
Çmimi “Shqiponja e Lirise”

Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi
Çmimi eshte nje shqiponje prej bronxi e derdhur ne fonderi qe qendron krenare mbi nje kubik dru arre qe sherben si baze dhe mban te gedhendur nje kushtim, “Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi per kontributin e vyer ne sherbim te çeshtjes kombetare – Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane, Tetor 2011”.
Ky çmim, i pari i vendosur nga kjo organizate, iu dorezua çiftit DioGuardi nga ish i brugosuri politik Pellumb Lamaj gjate nje ceremonie pershtypjelenese mbushur plot me ndjenja te forta respekti e krenarie kombetare te merkuren ne mbremje ne lokalin e njohur Giovanni’s ne Bronks, prone e bashkeatdhetarit Gjergj Dedvukaj. Ne kete ceremoni te thjeshte por te bukur moren pjese afro njiqind shqiptare, shumica ish te presekutur politik gjate regjimit te Hoxhes, ose anetare te familjeve te tyre. Nje vemendje te veçante kesaj ceremonie i kushtoi shtypi shqiptar ne SHBA, gazetat e telvizionet shqiptaro-amerikane ne komunitet.
Organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerkiane", me qender ne Washington tha se me kete vleresim nderon punen dhe mundin e dy lobisteve te shquar te shqiptareve mbeshtetes dhe perkrahes te flaket te çeshtjes shqiptare, demokracise, lirise, çlirimit dhe pavarsise se Kosoves.
Duke çelur ceremonin e nderimit ish i burgosuri politik Pellumb Lamaj tha: "Ne emer te organizates ‘Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane’, organizate qe ka mbledhur rreth vetes pothuajse te gjithe ish- te interrnuarit dhe te burgosurit politik, ish te presekutuarit e regjimit komunist, njerez te devotshem per liri e demokraci ne SHBA, kam nderin sot te dorezoj kete çmim per dy udheheqes, aktiviste te shquar te çeshtjes sone kombetare, çiftit tone te njohur DioGuardi".

Pellumb Lamaj
Ne ndarjen e çmimit ai permendi faktin se emri i DioGuardeve, ka kaluar kufinjete e pertej oqeanit deri ne Shqiperi, Kosove, dhe viset shqiptare ne Ballkan, sepse sipas tij vete aktiviteti i tyre dhe vete perkushtimi i tyre i ka bere kete tashme te njohur per te gjithe shqiptaret duke i bere ata pjese te historise sone kombetare.
Zoti Lamaj theksoi: "Shqiptaret ne trojet e tyre etnike, ne Kosove dhe viset e tjera iliro-dardane, kishin nevoje per nje reze shprese, pikerisht atehere kur makina vrastare serbe luftonte ta shkaterronte kauzen tone kombetare, i presekutonte dhe i ndiqte shqiptaret vetem e vetem se ishin shqiptare."
Mirepo sipas tij, "zbulimi" i DioGuardit, per shqiptaret ne Amerike, ashtu edhe ata ne trojet e tyre etnike, ishte se ata me ne fund kishin gjetur nje bir te denje te gjakut shqiptare, shqiptarin (arberesh) nga katundet arbereshe ne jug te Italise, Joe DioGuardi dhe bashkeshorten e tij Sherli Klojes DioGuardi, te cilet me perkushtimin e tyre jane bere pjese e historise sone kombetare.
Ne fund te fjales se tij ish i burgosuri politik Pellumb Lamaj tha: “I bej thirrje me kete rast politikaneve tane, historianeve, studiuesve, institucioneve dhe liderve tane, kudo, te kthejne syte nga ata shqiptare qe i happen rrugen çeshtjes sone kombetare me trimeri, pende e mençuri, sepse eshte koha te vlersojme te gjitha ato figura te harruara dhe te fshira nga faqja e historise per 50 vjet nga sundimi sllavo – komunist”.
“Laurate te nderuar, zonja dhe zoterinj”,

Mustafa Xhepa
Nderkohe e mori fjalen anetari i bordit te drejtoreve te "Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane" zoti Xhepa, i cili nder te tjera tha: “Paraqitja e ketij çmimi per here te pare nga ana e organizates sone eshte pare me simpati ne komunitetin shqiptar, çka mund te kerkoje edhe vemendje te veçante. Ne fund te fundit çmimet kane ekzistuar per nje kohe te gjate midis organizatave shqiptare, por çfare e ben çmimin e ri ‘Freedom Eagle Award’ - çmim aq interesant, ndonse jepet ne nje salle te thjeshte nga nje organizate e vogel por me emer te madh, eshte se me te vertete per here te pare nderohet ne menyre xhenuine çeshtja kombetare”.
"Per kete”, u shpreh zoti Xhepa, “qellimi i organizates sone eshte qe per çdo vit te zgjedhe ato individe qe kane dhene nje kontribut te shquar per çeshtjen kombetare dhe ne jemi te bindur se laureatet e vitit 2011, jane mjaft ne perputhje me kete trend. Çmimi shperblen kontributet e tyre te vyera qe ka çuar ne nje realitet te ri per popullin tone, si ne Shqiperi, Kosove e ne te gjitha viset e tjera shqiptare."
Me tej ai tha: “Sot ‘Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane’ nderon ish kongresmenin republikan te Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidentin e ‘Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane’, lobit te pare ne SHBA dhe Shirley Cloyes DioGuardi, keshilltare e çeshtjeve ballkanike, studiuese, publiciste dhe shkrimtare amerikane, dy personalitete te medha te levizjes sone kombetare qe per shume vite jane angazhuar per triumfin e kauzes sone kombetare dhe xhenerojne shprese per te ardhmen se shqiptaret do te jetojne se bashku ne paqe, prosperitet, liri e demokraci”.
Zef Balaj
Anetari i Bordit te Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane zoti Zef Balaj tha: “Ne sot po nderojme DioGuardin jo vetem sepse ai eshte me gjak dhe shqiptar ne origjine, por ai ka punuar aq shume per çeshtjen shqiptare, per shqiptaret e Shqiperise, Maqedonise e Malit te zi, Çamerise, Presheves, Bujanovcit, Medvegjes duke ndergjegjesuar e sensibilizuar politiken e jashtme amerikane dhe komunitetin nderkombetar dhe me forcen e inteligjences e shpirtit shqiptar ka bindur te gjithe skeptiket qe ishin pro-serbe. DioGuardi si Kongresmen dhe me pas si udheheqes i lobit shqiptare ne Amerike” tha zoti Balaj, “u be avokat i çeshtjes kombetare shqiptare, duke vene ne sherbim lidhjet e tij miqesore me senatore e kongresmen, demokrat e republikane, anetare te administrates, vetem per te sensibilizuar çeshtjen shqiptare ne teresi e Kosoven ne veçanti, ne njekohe shume te veshtire, kur askerkush nuk e dinte se ekzistonte çeshtja shqiptare, fjala apo vendi Kosove, aq sa ndonjehere edhe Albania ngaterrohej me Armenia, tha Bala”.
“Mirepo” shtoi ai, “sebashku me mbeshtetjen dhe perkrahjen morale te bashkeshortes se tij, zonjes Shirley Cloyes, ata kane qene dhe vazhdojne te jene luftetare te vendosur te çeshtjes shqiptare ne te gjitha trojet etnike duke e nderkombetarizuar ate. Te dy se bashku me shqiptaro-amerikanet punojne dhe ecin ne Ligen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ne sherbim te çeshtjes shqiptare", ka perfunduar veprimtari i dalluar Zef Balaj.
Ish kongresisti Joseph J. DioGuardi, Presidenti vullnetar i “Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, lobit te pare ne SHBA dhe Shirley Cloyes DioGuardi, keshilltare e Çeshtjeve Ballkanike, studiuese, publiciste dhe shkrimtare amerikane duke marre kete çmim te cilin ata e vlersuan shume, duke e quajtur si nje nder qe po i behej nga organizata "Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane", falemnderuan kete organizate per vlesrimin e punes se tyre per me shume se dy dekada ne dobi te çeshtjes shqiptare.

Mustafa Xhepa, Zef Balaj, Joe DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, Pellumb Lamaj