- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Cameria, historia e munguar e nje krahu...
Nga Hyqmet Zane

Çamëria, historia e munguar e një krahu të shqiponjës
Historiografia shqiptare e gjysmës së dytë të shekullit XX ka treguar hapur një deformim të pasqyrimit të trevave shqiptare përtej kufijëve të Shqipërisë së pas 1913-ës. Flas për pasqyrimin historik dhe gjeografik të saj, çka bëhej treguese e një keqdashje të amdhe të imponuar nga rrethanat gjeostrategjike të kohës dhe një lloj nënshtrimi të qeverisë së Enver Hoxhës përballë grekëve dhe serbëve. Edhe ai lloj patetizmi i fjalëve, sfumohej nga terri informativ për futjen e njohurive mbi Kosovën dhe Çamërinë në tekstet e Historisë dhe Gjeografisë së kombit dhe territoreve shqiptare në Ballkan.
Pas viteve ’90 ka pasur përpjekje serioze të historianëve dhe gjeografëve për të futur elementët e njohjes së këtyre trevave në tekstet shkollore, por më shumë në ato universitare dhe pak ose aspak në ato parauniversitare. Nëse për Kosovën ka pasur më shumë sensibilitet, edhe për faktin tjetër se kanë qenë vetë studiuesit kosovarë e më tej në Maqedoni e Mal të Zi që e kanë bërë me din jitet këtë gjë, ndërsa për Çamërinë gjithnjë ka ekzistuar një stepje për shkaqe të ndryshme që janë edhe të njohura, por edhe të fshehura nga segmentet pro grekë në politikën dhe qeverisje në kohë të ndryshme gjatë këtyre 20 vjetëve. Ndërkohë që ka qenë dëshira e vetë pedagogëve të këtyre lëndëve që i kanë dhënë përparësi këtij fakti, si studiuesi Selman Sheme me librin e tij, por edhe studntë të ndryshëm kanë preferuar që të marrin tema shkencore mbi Çamërinë për mbrojtje diplome apo për më tej edje jashtë shtetit.
Jam dëshmitar se si studentë të dnryshëm që nuk kanë orgjinë nga Çamëria, më kanë kontaktuar për informacione dhe materiale në lidhje me këtë trevë të lashtë dhe të virgjër në këtë këndvështrim. Çuditërisht këto tema kanë qenë të mirëpritura edhe nga stafet e profesoriateve të çdo universiteti.
Por e keqja është se ndërgjegjësimi për të njohur jo vetëm historikisht, por edhe gjeografikisht Çamërinë, është një domosdoshmëri mbarëkombëtare. Është kjo arsyeja që të bëhem një investigues i kujdesshëm i çështjes çame në përgjithësi e jo vetëm i genocidit që ka fakte dhe jo vetëm fjalë. Më poshtë është një material i tërë i provuar në kohë dhe që ka firmën edisa studimeve të bëra në kohë të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm seë cila është Çamëria jonë.
► Çamëria
Është krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave të banuara prej shqiptarëve; shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në jug gjirin Prevezë. Rripi i saj verior me qendër Konispol bën pjesë në Republikën e Shqipërisë, pjesa tjetër, me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, i përket shtetit grek. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë: Filati, Gumenica, Paramithia, Margëlliçi, dhe Parga, që gjenden jashtë kufijve shtetërorë; shtatë fshatra gjenden brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë, me qendër qytetin e Konispolit.
Emri çam lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (Kalamas) që e përshkon. Në kohën antike Çamëria ishte banuar prej fisit ilir të Thesprotëve; historia e saj bën pjesë në historinë e Epirit antik; më tej kaloi nën sundimin e Romës dhe të Perandorisë Bizantine. Në fillim të shekullit XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit, kurse në gjysmën e dytë të shekullit XIV bënte pjesë në Despotatin shqiptar të Artës. Në shekullin XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit osman, nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenevisi: njëri prej këtyre, Simon Zenevisi ishte bashkëluftëtar i Skënderbeut. Nën sundimin osman, Çamëria bënte pjesë në Sanxhakun e Delvinës si dhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve anti-osmane në shekullin XVI e fillim të shekullit XVII.
Në shekullin XVIII filloi islamizimi i një pjese të mirë të popullsisë. Një pjesë e popullsisë së Sulit dhe të Pargës, për t’i shpëtuar islamizimit, emigroi duke u vendosur në ishujt e Greqisë. Edhe në Çamëri u përforcua në shekullin XVIII pushteti ekonomik i feudalëve çifligarë vendas, të cilët u bënë faktorë politikë me rëndësi në luftën për pushtetin lokal, deri sa Çamëria ra nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Në vitet 1820-1850 Çamëria u përfshi në kryengritjet e mëdha anti-osmane. Më 1855 dhe 1877 inkursionet e bandave të andartëve grekë u pritën me armë në dorë nga popullsia.
Gjatë viteve 1878-81, degët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Çamëri morën pjesë në luftën e përgjithshme të popullit shqiptar për mbrojtjen e paprekshmërisë dhe tërësisë së trojeve amtare. Gjatë kryengritjeve shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX, Çamëria ka qenë fushë veprimi e çetave patriotike dhe e një vargu komitetesh kombëtare. Gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, në Çamëri vërshuan trupat greke. Në ndihmë të popullsisë vendase që kishte rrokur armët, nga qeveria e Vlorës u dërguan forca ushtarake, por vendimi i Konferencës së Ambasadorëve ia kaloi Çamërinë shtetit grek.
Pas Luftës së Parë Botërore (1914-1918), qeveritë e ndryshme greke shpërngulën me forcë me mijëra banorë të popullsisë shqiptare myslimane për në Turqi, me pretekstin se për shkak të fesë së tyre ishin “turq”. Në fund të Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), masat e terrorit dhe të shtypjes që u morën kundër popullsisë vendase, shtrënguan rreth 50.000 çamë myslimanë të largoheshin nga vendlindja për të kërkuar strehim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
► Emri çam
Ky emër lidhet me emrin antik të lumit Thyamis (sot lumi Kalamas, në Greqi) që përshkon krahinën e Çamërisë, e që në ato kohë banohej nga fisi ilir i Thesprotëve”.*
Gjeografikisht, Çamëria ka qenë pjesë e Epirit dhe vazhdon të jetë akoma. Por trajtimi i historisë antike të Çamërisë, nuk është objekti i këtij punimi. Këtu do të trajtojmë, në formë të përmbledhur, historinë moderne të Çamërisë, dhe kryesisht që nga viti 1878 dhe deri në ditët e sotme. Banorët e Çamërisë janë marrë më tepër me bujqësi dhe blegtori. Ka qenë e zhvilluar edhe kultura e ullirit dhe e agrumeve. Vendbanimet kanë qenë të grumbulluara me shtëpi një e dykatëshe, të ndërtuara kryesisht prej guri. Nga pikëpamja gjuhësore – etnografike çamët lidhen me popullatën shqiptare të Jugut.
Popullsia e Çamërisë është shumë e vështirë të përcaktohet për arsye të dyndjeve të detyruara të shkaktuara nga persekutimet dhe dëbimet e njëpasnjëshme greke, sidomos që nga viti 1912-1913.
Shënime të hershme, dhjetor 1912, tregojnë se “…nga nëntëdhjetëmijë (90.000) frymë që ka Prefektura e Çamërisë, e krishterë, vetëm 18.000 (tetëmbëdhjetë mijë) frymë flasin gjuhën greke, dhe shtatëdhjetë e dy mijë që mbesin flasin gjuhën shqipe. Nga dyzetmijë frymët e Nënprefekturës së Delvinës që përbëhet nga dhjetëmijë të krishterë dhe tridhjetë mijë myslimanë vetëm pesë mijë, flasin edhe shqip edhe greqisht, dhe tridhjetë e pesë mijë frymë që mbeten, flasin vetëm gjuhën shqipe.
Qëllimi final i kësaj politike të asgjësimit ishte: e para, shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe e dyta, helenizimi gradual i tyre.
► Aneksi i Memorandumit të paraqitur më 2 janar 1913 Konferencës së Ambasadorëve në Londër e përcakton atë të ketë më shumë se 75.000 frymë. Kjo shifër nuk përfshin Kazanë e Lurës, as Prevezën dhe Janinën (me popullsi të përzier).
Aneksi i Memorandumit të paraqitur më 2 janar 1913 para Konferencës së Ambasadorëve në Londër nga përfaqësuesit shqiptarë, tregon se “Sanxhaku” i Çamërisë ndahet në katër “kaza” të ndryshme, si vijon:
1. Kazaja e Rashadijes (Çamëria) me 16.000 shqiptarë
2. Kazaja e Filatit me 20.000 shqiptarë
3. Kazaja e Margëlliçit me 26.000 shqiptarë
4. Kazaja e Paramithisë me 13.000 shqiptarë
5. Kazaja e Lurës me qytetin krejtësisht shqiptarë dhe me shtatë fshatrat që përbëjnë Laken e Lalovës, dhe pesë fshatra që përbëjnë Laken e Sulit e që janë shqiptarë.
Në një aspekt më të gjerë, territori i Epirit paraqitet i ndarë kështu:
1.Thesprotia (Çamëria) - 1.515 km2
2.Janina - 4.890 km2
3.Preveza - 1.077 km2
4.Kosturi - 1.685 km2
5.Arta - 1.612 km2
Gjithsej: - 10.779 km2
Memorandumi i vitit 1921, vërtetuar nga Bedri Pejani, përbën këtë tabelë:
Vendi Shqiptarë Grekë
Filat 22.348 5.125
Gumenicë 19.126 -
Ajdonat 13.780 2.575
Margëllëç 15.723 -
Pargë 800 500
Gjithsej 62.777 9.200
Në historinë moderne të Çamërisë, kemi tri faza:
E para, fillon që nga Lidhja e Prizrenit (në kohën e Kongresit të Berlinit) 1878 dhe deri në pavarësinë e shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912.
E dyta, që nga viti 1912 dhe deri me sulmin Italian kundër Greqisë, më 28 tetor 1940;
E treta, që nga tetori 1940 deri në vitin 1945.
► Pas 18 vjet mohimesh e hezitimesh, në fund të vitit shkollor 1937-38, Qeveria greke lejoi funksionimin e dhjetë shkollave shqipe, si vijon:
1. Filat me 85 nxënës
2. Lopes me 75 nxënës
3. Smerta me 14 nxënës
4. Nista me 40 nxënës
5. Sollopi me 27 nxënës
6. Gurrësi me 16 nxënës
7. Mazerek me 80 nxënës(të gjithë shqiptarë)
8. Grikohor me 50 nxënës
9. Karbunara nuk funksionon për mungesë arsimtarësh shqiptarë
10.Vrohona nuk funksionon për mungesë arsimtarësh shqiptarë
► Numri i përgjithshëm i të vrarëve në Çamëri gjatë tri masakrave është si vijon:
Vendi Burra Gra Gjithësej
27 qershor 1944
• Paramithi, Margëllëç 800 230 1.030
e katunde
• Pargë 130 - 130
Gusht 1944
• Filat e katunde 198 61 259
Mars 1945
• Filat e katunde 142 54 201
Gjithsej 1.270 350 1.620
Të humbur
• Paramithi, Pargë, Filat 230 - 230
---------------------------------------------------------------------------------------
► Nga ndërhyrja e bërë gjatë regjimit të gjeneralit Metaxas (1940-41):
Të vrarë 1.950 350 2.300
Të vdekur në tortura 450 - 450
Të vdekur gjatë emigracionit për mungesë ushqimesh dhe nga sëmundjet e ndryshme (janë) 2400 veta… Janë bërë djegie dhe shkatërrime në 61 katunde pothuaj në të gjithë katundet e banueshme nga shqiptarët e Çamërisë. Banesat janë bërë të papërdorshme. Sasia e shtëpive të shkatërruara dhe të djegura arrin kështu në 5.800…
Sot, “problemi çam” shikohet si një rast flagrant i shkeljes masive të të drejtave të njeriut, të kësaj popullsie të shpërngulur me dhunë nga ana e Qeverisë greke. Ky rast flagrant, fiton cilësi të një natyre tragjike kur mendohet se shumica e grekëve sot nuk vuan nga ndjenja e fajit, që duhet të rrjedhë si rezultat i “pastrimit etnik” të shqiptarëve çamë në Greqi mbas Luftës së Parë Botërore dhe sidomos mbas Luftës së Dytë Botërore. Kjo mungesë pendese për fajin e kryer ka shkuar aq larg, si efekt i propagandës antishqiptare, sidomos mbas vitit 1945, sa që grekët sot as që duan të flasin për një qëndrim të këtillë. Ata e ndjejnë veten jo të qetë kur ballafaqohen me këtë pyetje, dhe përgjigjen thjeshtësisht: “Nuk ka asnjë shqiptar në Greqi!” Ata nuk pranojnë asnjë argument për dëbimin me dhunë të shqiptarëve, duke “harruar” të kaluarën, dhe akoma më keq duke u përpjekur që këtë problem të rëndë t’a kalojnë me një ofensivë kundër shqiptarëve në lidhje me “pakicën greke” në Shqipëri.
► Çamëria është një krahinë që ndodhet në Greqinë Veri-Perëndimore në proovincën e Epirit, prefekturë e Thesprotisë. Ajo ka një madhësi përafërsisht 10 mijë km2 dhe me një popullatë rreth 150 mijë banorë. Emri Çamëria vjen nga lumi antik Thyamis, që në ditët e sotme quhet Kallamas. Popllata e Çamërisë quhen çamë, ka qenë shqiptare me të dyja besimet, si kristianortodoks, ashtu edhe muslimanë. Çamët kanë një trashëgimi të pasur kulturore, siç është e shprehur në ligjet e tyre të kostumeve, zakoneve, traditës, të të folurit, këngëve, valleve.
Më 1013 Çamëria iu caktua formalisht Greqisë. Më 1923 çamët nuk u përfshinë nga marrëveshja e detyrueshme të shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë e nënshkruar në Lozanë të Zvicrës më 1923 dhe u njohën si një minoritet shqiptar etnik. Më 1944 dhjetra dhe mijëra çamë muslimanë u përjashtuan nga Greqia kundër dëshirës së tyre dhe nga ky shkak u drejtuan si refugjatë të përkohshëm drejt Shqipërisë. Atyre iu mohua në mënyrë konstante e drejta për t’u rikthyer në Çamëri, me gjithë normalizimin e relatave midis Shqipërisë dhe Greqisë më 1987. Ata kanë qenë subjekt i persekutimeve të ashpra nga regjimi komunist shqiptar. Minoriteti çam përkohësisht i stabilizuar në Shqipëri ose kudo, gjithmonë ka hedhur poshtë çdo formë të dhunës ose intolerancës për të arritur qëllimin e tyre të rikthimit në vatrat e tyre në Greqi dhe të jetojnë në paqe dhe harmoni me popullin grek. Sidoqoftë, kërkesat e tyre të përsëritura për t’u rikthyer dhe për të vizituar shtëpitë e tyre në Greqi, kanë qenë më së shumti të mohuara nga shërbimi konsullor grek.
Shoqata për të Drejtat e Njeriut Çamëria është një shoqatë jo fitimprurëse e organizuar mbi ligjet e SHBA. Qëllimi i saj ështe të promovojë të drejtat njerëzore dhe minoritare të popullit çam dhe të ruajë kulturën e hershme, traditën dhe historinë e tij.