- ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE
Barbaret u ulen kembekryq

Nga Gazmend Kapllani
Degjova qe dikush nga keta te medhenjte tha se drogen dhe prostitucionin Shqiptaret i gjeten ne Europe. Se ne komunizem nga keto nuk kishim. Ne fakt ne burgun e Spacit dhe ne burgje te tjera ku kalbej ajka e inteligjences Shqiptare, ne fshatrat e te internuarve ku qelbeshin shpirtrat e njerezve, ne fabrikat tona te ndryshkura me tre turne ku ndryshkeshin mendjet e njerezve, ne rruget tona gjithe balte ku ndyheshim dhe zhgryheshim, ne kooperativat tona ku rrisnim derrat te lumtur dhe lopet e kolektivizuara, ne rradhet e qumshit qe ne mesnate, ne tollonat e mishit, ne radhen e vajgurit, ne qytetet tona me te zymta se varrezat, mbushur me spiuna, sekretare te pare, perdhunues, xhelate dhe mashtrues, ne atdheun tone te izoluar nga bota nga mafia komuniste per gjysem shekulli si kopesht zoologjik, ne bunkeret tane krenare qe na bejne edhe sot te ngjajme me cmendine, ne rrobat tona te varfra dhe te zymta te nje stili te papare ne rruzullin tokesor, ne moralin tone per t'i bere varrin njeri-tjetrit, me moralin komunist per te shfrytezuar instiktet me shtazarake te qenies njerezore, me te gjitha keto Shqiptaret po pergatiteshin per revolucionin e katert industrial. Por pastaj ra regjimi, sekretaret e partise, kopuke analfabete qe vendosnin me nje levizje te gishtit te vogel per fatin e njerezve, qendruan ne atdheun qe kishin masakruar, si barbaret qe ulen kembekryq dhe tallen me kufomen e viktimes se tyre, u bene kryetare parlamenti ndersa ne te tjeret, si te burgosur qe po arratisen nga burgu, apo si shtaze qe po arratisen nga kopshti zoologjik, morrem dhene neper Europen borgjeze dhe te degjeneruar...