top of page
Search
  • ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

25 vjet ne Kongresin Amerikan

25 vjet në Kongresin Amerikan



Udhëheqësia demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve për Kongresin e 112,

                     Kongresistja Nancy Pelosi dhe Mustafa Xhepa


Në pritjen e dhënë me rastin e largimit të Kongresmenit Barney Frank, pas 25 vjetësh sherbimi në Kongresin Amerikan, mori pjesë edhe anëtari i bordit të drejtorëve të organizatës “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikani”, z. Mustafa Xhepa, i cili ishte i ftuar nga Kongresistja Nancy Pelosi, udhëheqësia demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve për Kongresin e 112.


Në takimin e lamtumirës fjalën kryesore e mbajti Kongresistja Nancy Pelosi. Ajo i bëri një përshkrim impresionues veprimtarisë së paçmuar të Kongresistit Barney Frank në shërbim të popullit dhe vendit tij. Ndër të tjera ajo tha se Kongresisti Barny Frank ka punuar pa u lodhur për të drejtat civile dhe çështjet e kohës trashëgimi, e cila do të jetojë ndër breza.


Për figurën e Kongresistit Barney Frank foli edhe organizatori i këtij evenimenti, Kongresisti Jared Polis.


Pas cermonisë mbreslënëse të ftuarit patën mundësinë të bisedojnë në një atmosferë miqësore. Aty z. Xhepa u përshëndet ngrohtësisht nga Kongresistja Nancy Pelosi, e cila e përgëzoi atë për mbështetjen e vazhdueshme që jep organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro-Amerikane”.

 

Korrespondenti i AAFH

 

0 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page