Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

Komunisto-spiuni dhe Njeriu i Ri

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on September 25, 2017 at 12:00 AM


Nga Vasel Malaj


Komunisto-spiuni dhe Njeriu i Ri janë gënjeshtarë e manipulatorë sevilë që perfitojnë duke mashtruaredhe Amerikën. Asnjëherë nuk ma kishte merrë mendja që  edhe këtu në SHBA do të fitonin të poshtërit dhe batakçinjtë komunisto-spiunë.

Do tju japë një shembull. Unë isha dëshmitar në një gjygj këtu në SHBA. Një e persekutuar politike kërkonte strehim dhe kishte të drejtë të merrte statusin e azilantit politik. Ajo ishte e ndershme, ju përgjigj të gjitha pyetjeve të gjygjtarit dhe prokurorit amerikan. Prokurori i kërkoi adresën e shtëpisë në Shqipëri. Ajo me vërtetësi i dha adresën e fshatit ku kishte banuar. Prokurori ju drejtua me fjalë të rënda duke i thënë se po gënjente! Ku e ke numrin e shtëpisë, emrin e rrugës, Zip Code-in, i kërcënohej ai, ndërsa e persekutuara e vërtetë e tronditur shikonte nga ne në sallë. Prokurori i inatosur vazhdonte të pretendonte se i kishte të gjitha të dhënat e sakta nga Departamenti i Shtetit Amerikan që i kishte siguruara nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Nuk durova dot, kërkova leje të dëshmoj që adresa e dhënë ishte e saktë. U prezantova me emër dhe mbiemër, si dhe detyrën që pata në policinë e shtetit në Malësinë e Madhe. I tregova se isha njohës i mirë i zonave dhe fshatrave të Malësisë së Madhe nga ku vinte e persekutuara. I trgova prokurorit se numrat e shtëpiave dhe emrat e rrugëve nëpër fshatra nuk ekzistonin në atë kohë në Shqipëri. Prokurori mu drejtua mua me të njejtin nervozitet duke më pyetur se si shpërndahej posta, letrat, njoftimet atje? Unë ju përgjigja se ishte një njeri që e njihte mirë fshatin, shtëpi për shtëpi e quhej korrier, i cili shperndan postën. Prokurori i nxehur mu drejtua edhe mua me fjalë të rënda, gënjen, gënjeshtar, doni edhe të gënjeni, por nuk dini si! Nuk u përmbajta dhe replikova me të. Këto që them, i thashë, janë të vërteta, gënjeshtarë janë ata që ju kanë keq informuar juve. Menjëherë më nxorri jashtë. Ku kishte në fshatra numra shtëpishë, emra rrugësh, apo kode zonash! Ajo e shkreta e humbi gjygjin megjithëse ishte vërtetë e persekutuar politike!

Qindra të persekutuar politikë janë deportuar pa të drejtë nga SHBA dhe qindra komunisto-spiunë, Njeriu i Ri kriminel jetojnë pa drejtësisht në SHBA, bile të punësuar në vende të rëndësishme. Ata nuk kanë lënë propagandë pa bërë kundër Amerikës Imperialiste. Komunisto-spiunët dhe Njeriu i Ri kanë përgatitur një infrastrukturë të fshehtë dhe kanë depërtuar në agjensitë e emigracionit me dokumenta dhe dëshmi fallso. Ata kanë fituar dhe fitojnë statusin e të persekutuarit politik dhe banojnë të lumtur në Amerikën që do të shkatërronin nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe Kinës Popullore.

Ky është shekulli i Amoralitetit. Korrupsioni dhe infiltrimi i Oficerëve të Sigurimit si punonjës në Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri i ka dhënë frutet e veta duke arritur deri aty sa të manipulojë edhe lotarinë për emigracion.

Indiferenca e ish emigracionit polik, mos aktivizimi i të persekutuarve politikë në luftën e drejtë për denoncimin e komunisto-spiunëve dhe Njeriut te Ri kriminal, si dhe veprimtaria e fshehur e Oficerëve të Sigurimit të Shtetit Komunist të infiltrua në organet e rëndësishme ne SHBA i kanë dhënë mundësinë komunisto-spiunëve dhe Njeriut te Ri të jetojnë të lumntur në Amerikën armike që donin dhe duan të shkatërrojnë.

Categories: None