Albanian-American Freedom House

Albanian-American Freedom House

News

Dita me e zeze e kombit

Posted by ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE on November 30, 2016 at 1:30 AM


Nga Hakik Mena


Sot, eshte 72 vjetori i dites me te zeze, me te erret, me te trishtueshme, me te dhimshme, me te frikshme, me te llahtarshme, me te pa shprese, me te pa sigurte, me disfatiste qe kombi yne ka njohur ne historine e tij.

29 Nentori i 1944 eshte dita kur shqiptari u pushtu, u vra, u burgos, u interrnu, u detyru me punu si skllav, u kthye ne robot, u detyru me spiunu vllau vllain, u detyru me thirre vllazen kinezet e miq kosovaret, u detyru me dergu motren gruan dhe nanen ne aksion e ne mbledhje te partise dhe burrat rrinin ne shtepi tue u mendu e vra mendjen se kur po ju vijne ne shtepi, u detyru me u mesu me bark bosh, u detyru me u mesu me qene memec, u detyru me u jargavit, u detyru me marre neper kambe fisniket, u detyru me mendu si skllav, u detyru me qene frikacak, u detyru me mendu si internacionalist, u detyru me mendu me urry gjithcka shqiptare, u detyru me poshtnu figura kombetare si Mbreti Zog, Mithat Frasheri, At Gjergj Fishta e Konica, u detyru me qene rrenacak, u detyru me qene i pa bese, u detyru me urry besimtarin, u detyru mos me dashte Zotin, u detyru me mohu vetveten, u detyru me qene thjeshte nji frymor, domethene fatkeqsisht u shperfytyru.

E pra, te gjitha keto fakte te siperpermendura jane si rezultat i imponimit te pushtimit sllavo-komunist qe shqiptaret pesuan jo prej armiqve tradicional greke e serb, por prej " vllaznve " te tyne shqiptar. 
Prandaj, kjo dite, duhet te rrenjoset thelle ne mendjet e shqiptareve nder breza e te shkruhet ne historine shqiptare si dita me fatkeqe e Shqipnise. Thjeshte kjo dite duhet te shpallet si: Dite zie kombetare. Respekt per te gjithe ata/ato qe e perballuan me dinjitet ket diktature te eger sllavo-komuniste!


Categories: None